Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në rrugën “Andon Zako Çajupi” në Tiranë, ku një 27-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armë zjarri.
Policia njofton se i riu ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.03.2021, rreth orës 13:30, në rrugën “Andon Zako Çajupi”, në banesë, në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi M. M., 27 vjeç.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.



