Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së enjtes në qytetin e Durrësit, ku një punëtor rreth 40 vjeç ka humbur jetën gjatë punës në një kantier ndërtimi në zonën e pallateve Alabar.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, shtetasi me inicialet E. L., rreth 40 vjeç, dyshohet se ka humbur ndjenjat teksa ishte duke punuar në kantier. Ai u transportua menjëherë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë problemeve shëndetësore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur veprimet për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës dhe për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.
Autoritetet pritet të dalin me informacione të tjera pas përfundimit të hetimeve dhe ekspertizës mjeko-ligjore.



