Në 24 orët e kaluara në Kovid Qendrat në Shkup janë hospitalizuar 31 pacientë të ri për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsejtë 436 persona të dyshuar dhe konfirmuar me Kovid-19 po kurohen në Repartet infektive në kryeqendër. Në 24 orët e fundit në Klinikat Interne janë pranuar 23 pacientë. Në Kovid Qendrën në “8 shtatori” ka pasur 6 pranime dhe 2 të tjerë janë pranuar në Klinikën Infektive. – Advertisment –
Author: almakos
-Pres që nga fundi i këtij muaji të vijë edhe sasia e parë përmes mekanizmit COVAX, dhe me këtë do të nisim procesin e vaksinimit me një dinamikë tjetër, kështu e komentoi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani vonesën e vaksinave në vendin tonë, transmeton Alsat. – Advertisment – “Ministria e Punëve të Jashtme ka qenë e përfshirë në këtë proces që nga fillimi, dhe gjatë çdo vizite time kam ngritur pyetjen për të siguruar vaksina. Por edhe me kontaktet personale që kam me ministrat e Punëve të Jashtme. Pjesë e iniciativave që janë ngritur që vijojnë janë…
Një 41 vjeçar është arrestuar nga uniformat blu në Shkodër, pasi qarkullonte me armë zjarri në automjet dhe tentoi t’i shmangej kontrollit të Policisë dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi duke rrezikuar edhe jetën e punonjësve të Policisë. Ky shtetas, duke drejtuar mjetin “Range Rover”, kur ka parë punonjësit e Policisë që i kanë bërë shenjë për të ndaluar, nuk i është bindur urdhrit të tyre, por ka tentuar të largohet me shpejtës, ndërkohë që shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe e kanë bllokuar mjetin në qendër të Parrucës, si dhe kanë prangosur 41-vjeçarin. Gjatë kontrollit…
Të moshurati mbi 80 vjeç kanë marrë sot dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 në stadiumin Air Albania. Lajmin e bëri me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa ka publikuar pamje të vaksinimit. “Po ndodh #Rivaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç në Arena #ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Manastirliu. Mes personave që morën dozën e dytë ishte dhe aktorja e njohur, artistja Margarita Xhepa.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një grua është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital. Viktima është identifikuar si F. K., rreth 40, ndërsa raportohet të ketë qenë në gjendje të rënduar depresive. Njoftimi i policisë: Rreth orës 08:45, njoftohemi se në lagjen “Granicë”, Gjirokastër shtetasia F. K., rreth 40, në gjendje të rënduar depresive, është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital. Menjëherë në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Një 24-vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e tij janë gjetur dhe sekuestruar rreth 2.5 kg kanabis dhe një sasi lënde narkotike kokaine. Policia ka vënë nën pranga shtetasin me inicialet G.A., banues në Ksamil. Njoftim i policisë: Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Sekuestrohen rreth 2.5 kg lëndë narkotike kanabis dhe një sasi lënde narkotike kokainë.Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit…
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin por në disa zona nuk përjashtohet mundësia për reshje. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 05°C, në zonat e ulëta nga 08ºC në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 13°C. Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë. Parashikohet që deri ditën e Premte ne të kemi kushte të paqëndrueshme të…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot niset për në Luksemburg, ku do ta udhëheq delegacionin e Qeverisë, ku merr pjesë edhe ministri i Financave, Fatmir Besimi, transmeton Alsat. Vizita e punës fillon sot, ndërsa në agjendën e vizitës së delegacionit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është paraparë takim me kryetarin e Bankës Investuese Evropiane, si dhe takim me Kryeministrin e Luksemburgut, Ksavier Betel. – Advertisment –
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Spitali i ri në Fier, i premtuar nga Rama, u katandis në stallë bagëtish. Vasili thekson se, siç mund të shihet nga pamjet, kryeministri mashtroi turpshëm shqiptarët. Postimi i nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili: Mashtrimi i turpshem i Rames me Spitalin e ri te Fierit!(FOTO). Spitali i ri i Fierit ishte projektuar te ishte se paku nje Spital normal. Por u katandis ne nje spital fushor lufte, si nje stalle bagetish me vetem 150 shtreter nga 427 shtreter, qe ka aktualisht. Edi Rama shkel mbi shendetesine,…
Inxhinierja Luljeta Bozo vazhdon të jetë kandidatja më e përfolur e Partisë Socialiste, për zgjedhjet e 25 prillit. Bozo u bë e njohur për publikun, pas tërmetit të 26 nëntorit, dy vite më parë, ndërsa efektin që ajo kishte tek qytetarët Rama duket se vendosi ta përdorë për të mbledhur sa më shumë vota. Por disa ditë më parë, Bozo ka ‘shokuar’ me deklaratën e saj në studion televizive të “Dekalog”. E pyetur për kohën e komunizmit e të Enver Hoxhës, ajo u shpreh me bindje se periudha e regjimit 45-vjeçar kishte më shumë të mira sesa efekte negative në…
Një i ri, 24 vjeç është hedhur nga godina e vjetër e Urgjencës së Elbasanit. Mësohet se 24-vjeçari, në momentet që ishte shtruar në spital, shoqërohej nga i ati. Pasi ka rënë nga lartësia, menjëherë në ndihmë të të riut ka shkuar ambulanca. Djaloshi është shtruar menjëherë në spital, në gjendje kritike për jetën.
Saimir Tahiri është bërë nostalgjik ditën e sotme, ndërsa ka publikuar një video me momentet kur ai ka ushtruar detyrën si ministër i Brendshëm. Në një postim në Facebook, Tahiri kujton se si sot 4 vjet më parë ka mbyllur detyrën e tij si ministër. Teksa e quan ‘eksperiencën e jetës’, ish-ministri ka një falënderim për atë që e besoi, por edhe ata që e kritikoi. “Sot 4 vjet me pare, mbylla detyrën time si Ministër i Brendshëm. Eksperienca e jetës, me shumë dashuri e pasion, dhe plot arritëm. Faleminderit me shpirt djemve e vajzave që punuan krah meje në…

