Saimir Tahiri është bërë nostalgjik ditën e sotme, ndërsa ka publikuar një video me momentet kur ai ka ushtruar detyrën si ministër i Brendshëm.
Në një postim në Facebook, Tahiri kujton se si sot 4 vjet më parë ka mbyllur detyrën e tij si ministër.
Teksa e quan ‘eksperiencën e jetës’, ish-ministri ka një falënderim për atë që e besoi, por edhe ata që e kritikoi.
“Sot 4 vjet me pare, mbylla detyrën time si Ministër i Brendshëm. Eksperienca e jetës, me shumë dashuri e pasion, dhe plot arritëm.
Faleminderit me shpirt djemve e vajzave që punuan krah meje në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit.
Faleminderit ty qe besove! Faleminderit dhe ty qe kritikove. Na bënë të gjitha mirë. Gëzuar ditën e verës”, shkruan Tahiri në Facebook.



