Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin por në disa zona nuk përjashtohet mundësia për reshje.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 05°C, në zonat e ulëta nga 08ºC në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 13°C.
Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.
Parashikohet që deri ditën e Premte ne të kemi kushte të paqëndrueshme të motit me vranësira, reshje shiu dhe prezencë të reshjeve të borës në disa zona të vendit.
Përjashtojmë ditën e martë ku pritet që reshjet të jenë më të pakta, dita e hënë e mërkura, e enjtja dhe e premtja pritet të jenë në këto kushte moti. Duke qenë se do të kemi dhe ulje të temperaturave do të kemi shfaqje të reshjeve të borës në zonën veri dhe verilindje dhe më të pakta në zonat juglindore.



