Biznesmeni Orce Kamçev është arrestuar mëngjesin e sotëm dhe është dërguar në Stacionin Policor-Karposh, konfirmojnë për MIA burime nga Ministria për Punë të Brendshme. Ai sot do të paraqitet para gjykatësit, ndërkohë raportohet se ai është përgatitur për arratisje. Kamçev është i dyshuar në rastin “Perandoria”. – Advertisment –
Author: almakos
Kreu i PD Lulzim Basha ka qenë sot në Elbasan me rastin e Ditës së Verës, ndërkohë që këtë qytet e ka vizituar sot dhe kryeministri Edi Rama. Thirrjet nga disa simpatizantë kanë bërë që të ketë përplasje mes mbështetësve të të tyja palëve. Kreu i PD deklaroi për mediat se do të vazhdojë axhendën e tij dhe theksoi se thirrja e tij është kundër dhunës, duke e akuzuar kryeministrin për provokime dhe shoqërim me njerëz të bandave. Basha paralajmëroi Ramën të mos kërcënojë qytetarë me banditë me armë në brez. “Sot është dita e verës, dita e qytetarëve të…
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ndodhet sot në Elbasan me rastin e Ditës së Verës, ku është pritur nga qindra qytetarë. Mirëseardhjen kreut të PD ia ka uruar një vajzë, e cila i ka vendosur veroren simbol në dorë. Më pas dy vajza të veshura me veshje tradicionale i kanw dhwnw Bashws ballokume, duke i dhuruar lule. Më pas, kreu i PD është ndalur duke përshëndetur qytetarët që kishin dalë për ta pritur.
Nga ora 22:00 (13.03.2021) deri në ora 05:00 të ditës së sotme (14.03.2021) janë konstatuar 32 shkelje të orës policore. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e vendit janë regjistruar 564 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.Nga MPB-ja bëjnë thirrje për respektim të masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19. – Advertisment –
9 persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Njoftimi i policisë: Arrestohen në flagrancë 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim L. N., 45 vjeç,pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka dërguar urdhër ndalimi, për veprën penale “Mashtrimi”. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. I., 51 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu ky shtetas ka kundërshtuar…
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin por në disa zona nuk përjashtohet mundësia për reshje. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 11°C, në zonat e ulëta nga 10ºC në 17°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 18°C. Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.
Gjatë ditës së sotme do të mbaj mot me diell dhe relativisht i ngrohtë. Kah fundi i ditës në pjesët perëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje lokale të shiut. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 13 deri në 19 gradë Celsiusë. – Advertisment – Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, me diell dhe vranësira mesatare. Temperatura maksimale do të arrij deri në 17 gradë Celsiusë.
Ceremonia e sotme me rastin e 40 vjetori të formimit të njësitit “Tigrat”, ku prezent ishte edhe zëvendëskryeministri Artan Grubi ka shkaktuar reagimin e SHVL-UÇK-së, nga ku shtrojnë pyetjen se interesat e kujt i përfaqëson dhe mbron Artan Grubi. – Advertisment – “Republika e Maqedonisë së Veriut me 8-të shtatorë do të kremtoj 30 vjetorin e themelimit të saj shtet demokratik. Ndërsa sot u kremtua 40-të vjetori i Njësisë Speciale “TIGRAT”!!! Brezi i ri mund të mos e dinë, por ju që jeni gjeneratë e asaj kohe me siguri e dini dhe e mbani mend mirë kush dhe pse e…
Dy grekë dhe një shqiptar janë arrestuar për trafik kokaine në Athinë. Të arrestuarit grekë janë një stilist i njohur emri i të cilit nuk bëhet i ditur dhe një pilot, ndërsa shqiptari i prangosur është fotograf. Policia greke thotë se qarku ka funksionuar mjaft mirë në 3 muajt e fundit, ku të arrestuarit u dërgonin kokainën në shtëpi VIP-ave nga fusha artistike, showbiz dhe më gjerë. Bazë për përgatitjen e drogës shqiptari dhe dy grekët kishin shtëpitë e tyre. Nga kontrolli u zbuluan dhe sekuestruan; sasi kokaine, pesha totale 795.1 gram, sasi e vogël kanabisi, 30,9 gram, 3 pistoleta,…
Në emisionin “Kjo Javë”, drejtuar nga gazetarja Nisida Tufa, ishte e ftuar përmes një lidhjeje direkte, mjekja Rubina Muzina, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Teksas të SHBA-ve. Muzina u ndal tek vaksina AstraZeneca, mbi 14 mijë doza të së cilës mbërritën mbrëmjen e djeshme në vendin tonë. Mjekja nënvizoi se Agjencia Evropiane e Barnave ka nisur një investigim lidhur me këtë vaksinë, për të parë efektet që ajo sjell, e për këtë, kërkoi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, që të paktën për dy javë, aq sa zgjat dhe hetimi i agjencisë, të pezullojë injektimin në popullatë. Gjithashtu,…
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ka folur për thirrjen e Ramës që stafi shëndetësor i tyre të vaksinohet në Kukës. Zemaj thotë se prioritet për Kosovën është vaksinimi i kuadrit shëndetësor, dhe Kosova ka plan të sajin të hartuar se si do të zhvillohet. Nga kjo përgjigje nuk kuptohet nëse Kosova do të pranojë ose jo thirrjen e Ramës, duke ditur që ende aty s’ka ardhur as doza e parë e vaksinës ndaj COVID-19. “Prioritet është vaksinimi i kuadrit shëndetësor, kur dihet përkushtimi i tyre dhe vdekja e mjekëve dhe infermierëve duke trajtuar virusin. Ne kemi plan të…
Një çift shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi u kap me një sasi të konsiderueshme me kokainë në makinë. “Lumenj droge përgjatë Autostrada del Sole”, kështu shkruajnë mediat vendase për arrestimin e tyre. Policia italiane ka njoftuar se çifti shqiptar po lëvizte përgjatë “Autostrada del Sole”, kur në makinën e tyre tip “Ford Fiesta” kishte fshehur një sasi prej 12 kg kokainë në një ndarje të krijuar posaçërisht për këtë. Gjithashtu bëhet e ditur se arrestimi i tyre është bërë më 27 janar në Guardamiglio, por vetëm sot është bërë i ditur lajmi, për shkak të hetimeve.…

