Të moshurati mbi 80 vjeç kanë marrë sot dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 në stadiumin Air Albania. Lajmin e bëri me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa ka publikuar pamje të vaksinimit.
“Po ndodh #Rivaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç në Arena #ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Manastirliu.
Mes personave që morën dozën e dytë ishte dhe aktorja e njohur, artistja Margarita Xhepa.



