Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, i ftuar në studion e lajmeve në “News 24”, në rubrikën “Opinion”, foli për planin ekonomik të Partisë Socialiste.
Ahmetaj theksoi se plani është bërë për një hark kohorë prej 10 vitesh, pasi sipas tij, një mazhorancë e mirë duhet të mendojë për një periudhë afatgjatë.
Ai gjithashtu shpjegoi të gjitha shtyllat që do të kalojë plani ekonomik i PS-së.
Ishit në grupin e punës që hartuan planin ekonomik të PS?
Arben Ahmetaj: Programi 20-30, praktikisht ka disa shtylla, por plani që i referoheni ju, ne i referohemi vizionit se si do të jetë Shqipëria në 10 vitet e ardhshme. Mazhoranca duhet të mendojë përtej një mandati. Në shtyllat e programit ka vizioni dhe detajimin kohorë dhe efektiv të masave që do të ndërmerren. Ne kemi gati një vit e gjysmë që punojmë. Grupi teknik i punës drejtohet nga mua me kërkesë të kryeministrit dhe në fund, me detajet merret vetë kryeministri. Intesvisisht ka punuar për programin një ekip i tërë. Do të veçoja zotin Beqaj, Mznikun dhe të gjithë grupin e punës. Takimet kanë qenë të përjavshme, për të debatuar dhe reflektuar. Ne kemi një program të qartë dhe të bëshëm
Kuptuam që keni gati një vit që punoni me këtë plan, flisni për paga dhe taksa, cilat janë elementët e rinj të programit tuaj politik. Pse njerëzit duhet t’iu besojnë dhe t’iu japin votën?
Arben Ahmetaj: Të qeverisësh nuk matet me vite, por me sa ke bërë, sa i ke mbajtur premtimet, sa i je gjendur qytetarëve në kohëra të vështira. Patjetër dhe në bazë të besueshmërisë që ke krijuar. Ajo që kemi bërë është arsye shumë e fortë për të besuar sërish PS për të drejtuar vendin edhe për shumë vite të tjera. Unë e mbaj mend që tani shprehjen e kryeministrit në 2013, përpara kemi një shkëmb, mbrapa kemi një gropë. Çdo të thotë kjo? Vendi po shkonte drejt recesionit, pagesa edhe për ilaçet, edhe për qytetarët në nevojë, një grup i madh ishin personat me aftësi ndryshe. Unë mbaj mend, kam qenë deputet opozite kur erdhi projekti dhe u mburr mazhoranca e dikurshme, nuk u përputhën aktet. Nëse jemi këtu në shtëpinë tuaj të madhe dhe të bukur, të mos përputhen trarët e shtëpisë. Arsimi, qesharak. Më kujtohet ajo që sollëm atëherë dhe bëmë planin fantastik për arsimin. Të dërgosh mësuesit me dhunë për një grumbullim të PD. Mësuesit kanë fituar dinjitetin dhe kanë hequr frikën ndaj një mazhorance që krijon respekt. T’i flasësh një mësuese sot dhe t’i themi të flasësh për fushatën në kohën tënde të lirë, nëse i intereson të vjen, nëse jo nuk vjen.
Plani ekonomik?
Arben Ahmetaj: Do të doja të falënderoja grupin e punës, ministren Balluku, Manastirliu, ministres Evis Kushi që kanë bërë propozimet e duhura dhe kryeministri ka formuluar një program të prekshëm. Shtyllat janë rimëkëmbja, ku kemi futur rindërtimin dhe pandeminë. Në pranverën e 2022 do të mbyllim të gjithë pasojat e tërmetit. Pandemia po bëhet nga kryeministri dhe ministrja dhe në shkurt të 2022, do të përfundojë vaksinimi i të gjithë popullatës. Deri në gusht do të kemi vaksinuar të gjithë qytetarët mbi 65-vjeç. Shtylla e dytë është mirëqenie për të gjithë, kemi taksat progresive, biznesin e vogël dhe familjen produktive, sepse në finale e trajtojmë biznesin e vogël si një përpjekje për të punësuar familjen. Kanë qenë 51 mijë të punësuar në 2013 sot janë 151 mijë sot. Më pas kemi modernizim për zhvillim, infrastrukturën, bujqësinë. Plani i ministre Balluku është i trajtuar shumë mirë. Tek njësia numër katër, ka pasur vetëm katër orë ujë, ka shkuar 17 orë ujë. Kemi mjedisin, shoqërinë digjitale. Tek shtylla tjetër kemi familjen, e cila është shtylla kryesore e programit tonë. Më pas kemi dhe pjesën Shqipëria e fortë, që ka të bëjë me Reformën në Drejtësi, integrimi në BE, Shqipëria e sigurt, ku përmendim rolin në NATO. Ajo që kemi propozuar. Ne praktikisht kemi pozuar se çfarë do të bëjmë me fashën 300 mijë lekë. Sot praktikisht qytetarët që marrin pagesë 300 mijë lekë nuk paguajnë taksa. Në janar 2022 kjo do të ngjitet. Kjo do të thotë për një person që punon në fason, se dje ka paguar taksa, ndërse sot nuk do të paguajë asgjë. Përpos kësaj, ne kategorinë e dytë e ngremë në 1 mln e 500 mijë në 2 mln e 500 mijë. Nëse sot paguan 100 mijë lekë, do të paguash 60 mijë lekë, përpos kësaj po ta kthesh grafikun, shikoni pjesën e fundit të grafikut me ngjitje.
Pse po e bëni tani, premtim elektoral apo dëshironit të kishit kohë për të studiuar?
Arben Ahetaj: Shqipëria sot, ka mundësi të mbaj këmbët mirë tashmë, sepse kemi gjërat më të stabilizuara. Kjo është diferenca, që edhe pas dy fatkeqësive ende mbahemi. Kjo është diferenca mes dy partive, ku njëra jep gjëra konkrete dhe tjetra ka një plan që e falimenton Shqipërinë për 4 muaj. Taksa e sheshtë është kriminale. Në ç’vend oligarkët që paskan kapur një qeveri i rriten taksat. Kjo quhet menaxhim i situatës në favor të shtresës së mesme dhe personave në nevojë. Plani ynë është i mbështetur në shtylla reale, përralla të tregojë kush të dojë. Ai që merr 10 mln në muaj të paguajë 9% dhe ai që merr 1 mln lekë të paguajë po 9%, barazi është kjo? Jo. Barazi qenka që t’i marrësh atyre që i quajnë oligarkë, t’i marrësh shkollave, ujësjellësve dhe t’ia kthesh atyre, kjo nuk është barazi, por në rastin tjetër është gënjeshtër. Taksa zero me biznesin e vogël po shkojmë gati tek 800 mijë qytetarë, që kanë taksë zero.
Ju thoni do të ketë një rritje të pagës minimale, ku e rritët edhe në 30 mijë lekë të vjetra. Pse vendosët tani?
Arben Ahmetaj: Pra, 300 mijë lekshi nuk erdhi nga 220 mijë lekshi, por ndër vite u bë 240, 260 dhe u bë 300. Kjo ka ardhur në sajë të avancimit ekonomik, të tjera këto bëjnë që të shkojmë në këto nivele. Me pagën minimale i jep më dinjitet kësaj pjese. Po si ka mundësi që taksa e sheshtë katandisi rënien e të ardhurave si tani, 3.3 miliardë. Shikojini, nxirrini dhe më jepni të drejtë në atë që them. Si ka mundësi që ekonomia iku për ‘l*esh’. Ne përballuam pandeminë, dhamë paketën e solidaritetit, bëmë rindërtimin. Pra, i gjithë ai plan dhe vizion që ne kemi paraqitur dhe po e paraqit kryeministri me sektorë, është realë.



