Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se në lagjen “Partizanli”, dyshohet se është vetëvarur në oborrin e shtëpisë së tij shtetasi F. M., 64 vjeç.
Policia njofton se nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, përveç asaj të shkaktuar nga vetëvrasja.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



