Covid -19 ka marrë një tjetër jetë nga radhët e bluzave të bardha. Bëhet fjalë për infermieren Nurie Baçe e cila ka ndërrua jetë si pasojë e koronavirusit në moshën 59-vjeçare.
Lajmi është bërë me dije nga Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë. Në njoftim thuhet se Baçe shërbente si infermiere në qytetin e Lushnjes.
Njoftimi i plotë:
Një tjetër infermier u largua nga armata e UISH
Me hidhërim njoftojmë ndarjen nga jeta të infermieres nga Lushnja , Zj.Nurie Bace , 59 vjeç, e prekur nga covid-19.
Dashuria për profesionin , shërbimi me profesionalizëm, virtyte që e shoqëruan në cdo çast të punës së saj me pacientet
Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve .



