Author: almakos

Moti në vendin tonë do të jetë me vranësira mesatare, të përkohshme. Gjatë ditës në male dhe në disa vende më të larta do të ketë reshje të borës. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 3 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 6 deri në 16 gradë Celsiusë. – Advertisment – Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira dhe erë të dobët veriperëndimore. Temperatura minimale do të ulet në 0 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 13 gradë Celsiusë.

Lexo më Shumë

Analisti Arjan Vasjari nuk i sheh aksionet e Presidentit të Republikës Ilir Meta si një reagim për sondazhet që nxjerrin forcë të parë PS-në. Duke iu referuar qëndrimeve të Presidentit për selinë e FRD dhe Elbasanin, ai tha në “Real Story” në News24 se mund të ketë informacion më të detajuar. “Në qoftë se Presidenti i Republikës ka një informacion te detajuar dhe lëvizjet e tij i kondicionon nga sondazhet OK, por sa i përket aksionit të tij politik nuk i lidh me sondazhet”, tha Vasjari. Juristi Plarent Ndreca tha se Presidenti ka treguar njëtrajtshmëri në mënyrën se si reagon,…

Lexo më Shumë

Analisti Fatos Lubonja mendon se është dramë që pas 30 vitesh ne nuk kemi ndërtuar disa institucione të rëndësishme, të besueshme, tek të cilët të besojmë dhe një nga këta do të ishin, institucione matëse sondazhesh, që të jenë të pavarura dhe të kenë një besim. Lubonja tha në “Real Story” në News24 se kjo ka të bëjë dhe me politikbërjen, teksa theksoi se ka shumë arsye për të mos i besuar sondazhet e deritanishme për zgjedhjet e 25 prillit. “Në Itali, në çdo rast, në çdo ngjarje, në çdo eveniment ka sondazhe të besueshme që thonë sa u ngrit,…

Lexo më Shumë

Deputeti i ASH-së Alil Snopçe këmbëngul që të mos politizohet procesi i regjistrimit të popullatës. Ai madje kritikon ashpër veprimet e zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe ministrit të jashtëm Bujar Osmani, duke i quajtur “manekinë që sillen sikur në sfilatë mode”.  Ai madje shprehet se sa më pak që të paraqiten në publik Grubi dhe Osmani dhe të flasin për regjistrimin aq më shumë mërgimtarë do të regjistrohen, në të kundërtën paraqitja e tyre irriton mërgimtarët. – Advertisment – Ne themi se nuk duhet të politizohet kjo çështje. Ja imagjinoni del Artan Grubi ditën e djeshme dhe thotë se unë kam…

Lexo më Shumë

Është zbardhur vendimi i Gjykatës Kushtetuese për padinë e PR për masat e vendosura nga qeveria për pandeminë. Partia Republikane kërkoi nga Kushtetuesja shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të urdhrit nr. 633, datë 17.11.2020 të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që thotë: “1- Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të mbyllura apo të hapura, konferencat, tubimet, mbledhjet partiake, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë;  2- Pika 4 e urdhrit nr. 351, datë 29.5.2020 ‘Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve…

Lexo më Shumë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, deklaroi në “Rruga drejtë…” se një numër i madh i diasporës heziton të regjistrohet nga fakti se kanë humbur besimin në politikat e BDI-së dhe Entit Shtetëror të Statistikave, i cili institucion sipas tij historikisht ka qenë diskriminues për shqiptarët. Snopçe gjithashtu theksoi se pala maqedonase nuk merret me numrin e tyre, por brengë kanë numrin e shqiptarëve, gjegjësisht 20 për qindëshin. – Advertisment – Sipas analizave tona se pse njerëzit janë rezistues për tu regjistruar, janë tre faktor kyç. Faktori i parë është, mosbesimi ndaj Entit Shtetëror të Statistikave, faktori i dytë…

Lexo më Shumë

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) njoftoi sot se nuk ka asnjë provë që vaksina AstraZeneca të shkaktojë mpiksje të gjakut, për këtë arsye ajo nxiti shtetet që kanë siguruar doza të kësaj vaksine, të rinisin qetësisht injektimin në popullatë. Pas këtij vendimi, ka ardhur dhe një reagim nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrejte sociale, shkruan se tashmë mbetet që të mos ndërpritet procesi i vaksinimit në mënyrë që të shkëputet hallka e zinxhirit të infektimeve . “Agjencia Europiane e Barnave (EMA) konfirmon pas verifikimeve të kryera, Sigurinë dhe Efektshmërinë e vaksinës ASTRAZENECAVaksinim, vaksinim, vaksinim për…

Lexo më Shumë

Voltiza Duro – Prej më shumë se një viti bota ndodhet nën kthetrat e pandemisë COVID-19. Por çfarë janë pandemitë dhe cilët janë faktorët që i kushtëzojnë? Cila është origjina e koronavirusit? Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” mjeku i njohur virolog-imunolog, prof. Dr. Kristaq Bërxholi tregon në mënyrë të detajuar se si shpërthejnë sëmundjet infektive. Ai shton se vëmendja e politikave të rëndësishme aktualisht është përqendruar në nevojën për të identifikuar dhe kufizuar shpërthimet e shfaqura që mund të shpien në pandemi si dhe për të zgjeruar e mbështetur investimet, për të ndërtuar struktura e për të rritur gatishmërinë dhe…

Lexo më Shumë

Sistemi i të dhënave i EVN Maqedoni nuk njeh nacionalitet. Në përputhje me veprimtarinë e kompanisë, sistemi ka të dhëna mbi konsumin e energjisë elektrike për çdo konsumator veçmas, thuhet ndërkohë në reagimin e kompanisë EVN. “Përparësia e konsumatorëve të cilët i posedojnë orëmatësit e rinj është se leximi bëhet me anë të pajisjes, e me këtë eliminohet çfarëdo gabimi njerëzor. Procesi i zëvendësimit të orëmatësve të vjetër me të rinj është në realizim e sipër. EVN ka detyrim ligjor që t’i ndërrojë orëmatësit e të gjithë konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e kompanisë energjetike. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Situata e pandemisë ka sjellë vendime të befta të shumë qeverive të cilat kufizojnë lëvizjen e qytetarëve nga shteti në shtet, çka ka sjellë një situatë komplekse pune edhe për policinë kufitare. Aktualisht shteti shqiptar nuk ka asnjë kufizim në kufi dhe pranon nga çdo pikë kufitare si shtetasit shqiptarë ashtu edhe shtetasit e huaj ngado që vijnë. Në një intervistë për News24 drejtori i departamentit për kufirin dhe migracionin Eduart Merkaj tha se qytetarët shqiptarë mund të lëvizin lirisht dhe pa test COVID-i në drejtim të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Ndërsa me kufirin grek paraqitet një tjetër…

Lexo më Shumë

Orce Kamçev dhe Boki 13 sërish u ballafaquan në gjykatë. Biznesmenin e sollën nga Shutka, ndërsa shoumenin nga arresti shtëpiak. Kamçev dëshmon për herë të dytë në dobi të prokurorisë, kundër Bokit. Herën e parë në Reket, taani për mashtrimet përmes Aleancës ndërkombëtare. Kamçev fillimisht tha se nuk dëshiron të dëshmojë, por pasi kërkesa iu refuzua, theksoi se në bankëne të akuzuarve mungon Katica JAneva dhe djali i saj Lazari, sepse në projektet e ofruara nga Boki, ka qëndruar nënshkrimi i Lazar Janevit. Boki 13 madje i ka premtuar 20% subvencione nga shteti për projektin e azilit të pleqve, si…

Lexo më Shumë

Pas incidentit të ndodhur në një lokal në Labinot të Elbasanit, mes biznesmenit Gjergj Luca dhe kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka ardhur një reagim nga ky i fundit.Ish-deputeti e ka quajtur konfliktin si një agresion me motive politike, duke shtuar se të majtët janë në panik dhe të frikësuar nga humbja. “Agresion me motive politike, të majtët janë në panik, të frikësuar nga humbja. Përdorin mjeke antipolitike, Rama të gjejë një mënyrë tjetër”, është shprehur Boçi.

Lexo më Shumë