Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku një grua ka mbajtur të vdekur në banesë burrin e saj prej disa ditësh. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “1 Maji”.
Bëhet fjalë për shtetasen Valentina Prenga, e cila dyshohet se ka probleme mendore. Ka qenë policia, që ka shkuar ditën e sotme në banesën e gruas, por që kjo e fundit nuk i ka hapur derën.
Uniformat blu janë detyruar të thyejnë derën dhe të futen brenda. Raportohet se viktima është identifikuar si Llazar Prenga.



