Policia ka vënë në pranga ditën e sotme 37-vjeçarin për Albert Zaja, i cili është autor i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt të këtij viti në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier.
Gazetari Ervis Kuçi, raporton se Zaja është arrestuar në zonën e Niktës dhe mësohet se ka qenë i armatosur në momentin e arrestimit. Megjithatë ai nuk ka bërë rezistencë ndaj forcave RENEA.
Gjithashtu mësohet se policia është në kërkim të tre të dyshuarve të tjerë të kësaj ngjarje, të cilët janë Elson Xhecuka, Roland Cara dhe Elmir Tufa. Raportohet se edhe pse policia ka zhvilluar disa heë aksione për arrestimin e tyre, ende nuk dihet asgjë për ta. Dyshohet se autorët janë larguar drejt një vendit të Bashkimit Evropian.



