Policia e Krujës ka vënë në pranga një 40-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.



