Author: almakos

Nuk ulen infektimet e reja në vend, po ashtu edhe numri i viktimave mbetet i lartë. Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 3 897 testime të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 1 264 kanë rezultuar pozitivë. Po ashtu në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 29 viktima duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 3 574 viktima. Gjatë ditës së sotme janë shëruar edhe 722 persona. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale. 222 kandidatë janë rreshtuar në skenën e improvizuar te sheshi “Nënë Tereza”. Ndërkohë, në shesh janë mbledhur mbështetës të shumtë të PD, të cilët po ndjekin nga afër çeljen e fushatës së PD. Në sheshin “Nënë Tereza” janë edhe aleatët e Lulzim Bashës, si Fatmir Mediu i PR, Dashamir Shehi i LZHK, Agron Duka i PAA, Shpëtim Idrizi i PDIU, Vangjel Dule i PBDNJ.

Lexo më Shumë

Kosova ka regjistruar 836 raste të reja dhe 10 viktima me koronavirus në 24 orët e fundit. Autoritetet e shëndetësisë bëjnë me dije se janë shëruar 700 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 70.587 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.934. Njoftimi i plotë: 700 TË SHËRUAR DHE 836 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.133 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve…

Lexo më Shumë

Policia ka blinduar kryeqytetin, teksa për pak minuta pritet të nisë fushata elektorale e Partisë Demokratike, në Sheshin “Nënë Tereza”, në orën 17:00, për të vijuar në orën 18:00 me fushatën e Partisë Socialiste, në Sheshin “Skënderbej”. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se policia ka marrë në ruajtje institucionet përreth shesheve, ku do të mbahen fushatat elektorale të dy partive kryesore në vend. Kështu, Sheshi “Skënderbej”, ku do të mbahet fushata e PS, është rrethuar me barriera dhe po ruhet nga Policia Bashkiake.

Lexo më Shumë

Pushteti dhe opozita të bashkëpunojnë për agjendën evropiane, porositi raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kuçuk. Gjatë prezantimit të raportit për vendin për vitin 2019-2020 ai theksoi nevojën për vazhdim të reformave dhe zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe. – Advertisment – I përçojmë sinjal të fuqishëm Maqedonisë së Veriut se nevojiten reformat pro-evropiane. I bëjmë thirrje të sinqertë opozitës dhe Qeverisë të vazhdojnë angazhimin për agjendën evropiane, sepse zgjerimi nuk është vetëm për atë që është në pushtet, por ka një rol serioz për partitë politike në opozitë”, tha Ilhan Kuçuk, raportues në PE për Maqedoninë e Veriut.…

Lexo më Shumë

Një nxënëse e shkollës së mesme “Niko Nestor” në Strugë ka sulmuar me thikë një nxënës tjetër. Zëdhënësi, Stefan Dimoski njofton se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 09:00. – Advertisment – “А. М. (19) nga fshati Tatesh i Poshtër, nxënëse në shkollën e mesme “Niko Nestor” ka sulmuarat me një gjë send të mprehtë nxënësin tjetër nga Struga, me iniciale E.K.(19). Ajo është thirr për bisedë në stacionin policor dhe pasi rasti të sqarohet plotësisht, Departamenti i Policisë së Strugës do të paraqesë padi konkrete”, tha Dimoski.

Lexo më Shumë

Kryeministri Rama bën me dije se ka siguruar 1 milion vaksina kineze. Lajmin e ka bërë të ditur teksa në Rinas mbërritën dozat e para. Kemi siguruar 1 milionë vaksina të tjera Kontraktuam për momentin gjysëm milionë doza brenda 60 ditësh Sjellim sot në Tiranë 192 mijë Stamboll – Kemi siguruar 1 milionë vaksina të tjera Kontraktuam për momentin gjysëm milionë doza brenda 60 ditësh Sjellim sot në Tiranë 192 mijë *Për më shumë pas pak orësh në Rinas dhe kur ju them do t’ia dalim, mos e dyshoni kurrë që do t’ia dalim

Lexo më Shumë

Pas pauzës nga seanca për pyetje deputetësh, në koordinim me kreun e Kuvendit, Talat Xhaferi, koordinatorët e grupeve parlamentare janë pajtuar që të thirret seanca e 36 ku do të miratohet rendi i ditës me pikat për masat ekonomike brenda saj. Pas miratimit të rendit të ditës, do të mbyllet seanca 36 për të vazhduar më pas me seancën për pyetje deputetësh. Në orën 18:30 jo zyrtarisht mësohet se do të thirret Komisioni për Financa dhe Buxhet. Opozita shqiptare paralajmëron bllokimin e pakës së 5-të të masave ekonomike. Adrian Kerimi – Advertisment –

Lexo më Shumë

Vazhdon që të jetë ende aktiv zjarri, në një magazinë në një qendër tregtare në Kashar të Tiranës. Dyshohet se tre persona janë zhdukur pas rënies së zjarrit. Një prej të zhdukurve është edhe 33-vjeçari Arjan Sala. Babai i këtij të fundit, në një prononcim për “News 24” deklaroi se ka dy ditë që kërkon djalin. Babai theksoi se dje përpara punës, e ka takuar të birin për herë të fundit dhe nuk ka asnjë informacion më tej për të. Babai i 33-vjeçarit të zhdukur: Nuk i pret kush mediat, por i përzini. Kam dy ditë që kërkoj djalin. Çfarë…

Lexo më Shumë

Prokurorja për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Villma Ruskovska gjatë ditës së sotme ka dhënë disa informacione nga aksioni anti-drogë që po zhvillohet sot në disa rajone të Shkupit, shkruan Alsat. Prokurorja Ruskoska tha se aksioni po vazhdon dhe se po kërkohen edhe disa persona. – Advertisment – Në lidhje me: Konfiskohet drogë, makina dhe para, dhjetëra të arrestuar në rajonin e Shkupit “Kemi mbledhur dëshmi për gati se një vit. Janë zbatuar masa të posaçme hetimore, si përgjim i komunikimeve në telefon si dhe përcjellje. Aktualisht janë arrestuar 21 persona që gjenden në disa satacione të policisë. Ende kërkohen…

Lexo më Shumë

Saki Sheshi, Komandant i repartit te zjarrfikëseve ka dhënë detaje rreth zjarrit që ka rënë në qendrën tregtare në hyrje të Tiranës. Në një prononcim për gazetarin e “News24” dhe “BalkanWeb”, Erjon Skendaj Sheshi tha se flakët aktualisht nuk ka, por zjarri vijon në brendësi mes pirgjeve me rroba. Sheshi tha se zjarrfikësit po hyjnë nga 4 drejtime me nga dy punonjës, ndërsa sqaroi se deri më tani nuk kanë gjetur gjurmë të shefit të sigurisë Arjan Sala, 33-vjeç. “Situata është shumë e vështirë aty poshtë pasi kanë rënë raftet metalikë dhe vështirësohet lëvizja. Shqetësimi më i madh është ruajtja…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30-vjeçar të akuzuar për përdhunimin e një të miture. Sipas informacioneve zyrtare, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit T. D., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur. Ndërkohë gazetarja Dorjana Bezat bëri të ditura detaje nga ngjarja e rëndë. Mësohet se minorenia 15 vjeçe ishte larguar nga banesa pas një debati në familje. Gjatë këtyre orëve kishte njohur 30-vjeçarin i cili ishte ofruar për ta ndihmuar dhe më pas kreu marrëdhënie…

Lexo më Shumë