Author: almakos

Moti sot në mëngjes do të jetë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira të vogla lokale. Do të fryj erë mesatare nga drejtimi veriperëndimore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -9 deri në -1 ndërsa ajo e ditës prej 7 deri në 16 gradë Celsiusë. – Advertisment – Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla dhe erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në -5 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 12 gradë Celsiusë.

Lexo më Shumë

Pandemia dhe vaksinat, kanë prodhuar një debat mes analistit Arjan Vasjari dhe kandidatit për deputet të PD, Enkelejd Alibeaj, në studion e emisionit “Real Story”. Vasjari, tha se Partia Demokratike duhet të kishte një qasje apolitike ndaj pandemisë, pasi me denoncimet e bëra po përhap panik tek njerëzit. Nga krahu tjetër, Alibeaj pretendoi se vaksinat e mbërritura në Shqipëri janë kontrabandë dhe nuk i dihet origjina. Arjan Vasjari: Do të doja që opozita të kishte një qasje apolitike ndaj pandemisë. Mundet që më datë 26 të jeni ju në pushtet. Po bëj thirrje modeste dhe po them, mundet që më datë 26…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama foli sërish për fushatën elektorale të Partisë Demokratike te Sheshi “Nënë Tereza”, ku u mblodhën një numër i madh njerëzish, duke e cilësuar këtë papërgjegjshmëri të partisë. I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama tha se ai nuk ka ndërmend të bjerë pre e emocioneve politike apo e bazës së partisë. Ai tregoi se edhe në telefonin e tij ka mesazhe pafund nga socialistët, që i kërkojnë të dalin edhe ata në grumbullime, por sipas Ramës, shëndeti i njerëzve është mbi gjithçka. “Mendoj se ka diçka që nuk shkon te ju në këtë rast, në kuptimin që ju…

Lexo më Shumë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta po ndjek ndeshjen e kombëtares sonë në Andorrë nga shtëpia e djalit të Ylli Bodinakut. Meta thotë se Rikel Bodinaku e uroi dje për ditëlindjen, kurse sot është ai që i shkon në shtëpinë e tij për t’a uruar. Ai thotë se Rikel Bodinaku është ‘’foshnja i demokracisë’’ pasi hyri 3 muajsh në ambasadë gjermane kur babai i tij shembi me ‘’Sauel’’ murin. Për djalin, Meta thotë se është i lumtur që e dëgjon kur thotë se nuk do të largohet nga Shqipëria dhe beson tek demokracia. STATUSI NGA ILIR METADje Rikeli më uroi mua…

Lexo më Shumë

Koordinatori i BDI-së Arbër Ademi i ftuar në “Rruga drejt…”, deklaroi se zhvillimet e ditës së sotme të ndërlidhura me fillimin e seancës së 36 të Kuvendit, ishin të pritshme, madje siç u shpreh ai të kërkuara edhe nga vetë opozita. Ademi madje përkujtoi se në rend  dite të seancës së 36 krahas ligjeve nga pakoja e pestë e masave ekonomike, janë edhe shumë propozim/ligje të propozuara nga opozita, përfshi edhe 2 interpelanca. – Advertisment – Mjafton të shihni deklaratën e koordinatorit të VMRO-DPMNE-së, Micevski, mjafton të shihni qëndrimet e djeshme edhe të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se do…

Lexo më Shumë

Analisti Artur Zheji, i ftuar në studion e emisionit “FrontLine” në “News 24”, komentoi çeljen e fushatës së dy partive më të mëdha në vend, PD-PS. Sipas Zhejit, mitingu i PD ishte një shpresë për shqiptarët, pasi u transmetua një frymë pozitiviste. Ndërsa nga krahu tjetër, ai tha se pa një nervozizëm të kryeministrit Edi Rama. Zheji u ndal dhe tek ligjërata e përdorur nga të dy liderët, Rama dhe Basha. Sipas analistit, Rama në 2/3 e fjalës së tij u mor me vonesën e Bashës, ndërsa nga krahu tjetër, lideri demokrat sipas Zhejit, prezantoi një vizion të qartë për të ardhmen. Si…

Lexo më Shumë

Parlamenti Evropian ka mbështetur kërkesën për liberalizim të vizave për Kosovën. Kështu ka thënë raportuesja e Kosovës në Parlamentin e Evropës, Viola von Cramon, e cila ka mbajtur një fjalim gjatë diskutimit të raporteve të progresit për vendet e Ballkanit Perendimor. “Në votimet plenare për raportin e Kosovës, shumica dërrmuese mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe i bëjë thirrje të veprojë Parlamentit të BE-së”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Twitter. Ajo më tutje ka treguar se për liberalizimin e vizave kanë votuar 472 eurodeputetë, 165 ishin kundër gjersa 41 sosh kanë abstenuar. Ndërkohë, gjatë raportimit…

Lexo më Shumë

Partia Socialiste ka publikuar edhe këngën e fushatës, njëherësh me çeljen e fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit. Është pikërisht një këngë e reperit të njohur amerikan, Pitbull, që do të shoqërojë socialistët përgjatë këtij muaji. Bëhet fjalë për këngën e publikuar në maj të vitit 2020, të titulluar “I Believe That Ëe Ëill Ëin”, e përkthyer në shqip “Ne besojmë se do të fitojmë”.

Lexo më Shumë

Betejën me koronavirusin e ka humbur edhe artisti shqiptar Luran Ahmeti. Ai ishte vetëm 46 vjeç. Luran Ahmeti ka qenë pjesë e shumë shfaqjeve teatrale, filmave të metrazhit të gjatë e të shkurtër, ndërsa viteve të fundit pjesë e serialeve më të shikuara turke. Që në vitin 1998 ka luajtur në filmin evropian “Puppet Shou”. Për vite të tëra ka qenë pjesë e pandashme e Teatrit Kombëtar në Shkup. Luran Ahmeti është djali i shkrimtarit të njohur Xhabir Ahmetit. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 472 të infektuar dhe 13 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Gjatë ditës së sotme janë kryer 5,356 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 59,348 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 340 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar. Njoftimi: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse…

Lexo më Shumë