Sipas Enti Shtetërorë për Statistika numri i qytetarëve të regjistruar që jetojnë jashtë vendit ka shkuar në 143.755, transmeton Alsat. Nga ky institucion njoftojnë se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 6.600 mërgimtarë. – Advertisment – Regjistrim i diasporës përmes aplikacionit online mund të bëhet deri me 21 prill. Regjistrimi i popullsisë brenda vendit pritet të nis me 1 prill dhe do të zgjasë deri me 21 prill. Ndryshe, qytetarët që jetojnë jashtë vendit e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, nga 1 prilli do të mund të regjistrohen nga familjarët ose të afërmit e…
Author: almakos
Ndonëse 2020-a ishte një vit, kur udhëtimet u bllokuan që nga mesi i muajit mars, shtetasit shqiptarë e kanë gjetur sërish rrugën për të ikur në Europë dhe për të kërkuar azil. Eurostat raportoi sot se ka pasur mbi 5 mijë kërkesa për azil për herë të parë nga shtetasit shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian dhe Zvicër. Në krahasim me një vit më parë, kërkesat kanë rënë me rreth 70%, si rrjedhojë e kufizimeve të krijuara nga pandemia. Franca vijon të mbetet shteti më i preferuar i shqiptarëve për të kërkuar azil, për shkak të trajtimit më të mirë…
Ministri Fatmir Besimi deklaroi në “Magazina Ekonomike”, se me rritjen e tatimeve Komunat do të mund të marrin më shumë mjete, por kjo sipas tij do të nënkuptoj edhe më shumë përgjegjësi dhe llogaridhënie. Besimi madje përmendi dy metoda përmes së cilave pushteti qendror do të bëj përpjekje që në njëfarë forme t’i detyroj komunat që të jenë më përgjegjëse në menaxhimin e fondeve. – Advertisment – “Rritja e tatimeve siç përmendëm TVSH-ja dhe rritja e tatimit personal. Këto tatime, do të thotë rritja nga tatimet nuk do të jetë blanko, që të mund të realizojnë vetëm ashtu siç është…
Eksperti për Politikat Shëndetësore pranë PD, Gazmend Koduzi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për gjendjen nga pandemia, hodhi akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama. Koduzi theksoi se Rama është një mashtrues, që bën gjithçka për vota. Ai shton se kreu i qeverisë po bën eksperiment me shqiptarët, për hatër të karriges së tij personale. “Rama nuk ka plan për pandeminë, se çfarë thotë sot nuk e thotë nesër. Kryeministri është një mashtrues, që bën gjithçka për votat dhe karriget e tij. Rama po bën eksperiment me shqiptarët për hatër të karriges së tij.…
Pushteti qendror nuk ka vullnetin e nevojshëm për ta zbatuar decentralizimin e vërtetë, tha drejtoresha e BNJVL-së, Dushica Perishiq. Në paraqitjen e saj në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, Perishiq tha se entuziazmin që ka ekzituar disa vjet më parë, tani është zhdukur. – Advertisment – “Në vitin 2005 kur filluam me procesin dhe pastaj në vitin 2007 kur filloi i ashtuquajturi proces i dytë i decentralizimit, unë kisha shumë besim se do të bënim mrekulli, se do të bëheshim të njohur për atë që kemi bërë decentralizim tmerrësisht të suksesshëm … tash nuk e kam atë entuziazëm. Dhe mendoj…
Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thonë se vaksinat në Kosovë pritet të vijnë brenda tri javëve ndërsa theksojnë se vonesa ka pasur për shkak të situatës së favorshme epidemiologjike në Kosovë. Është premtuar qe një kohë të gjatë, mirëpo vaksina që lufton koronavirusin ende nuk ka arritur në Kosovë. Dikur u tha që do të vijë në janar, e më pas në shkurt. Ndërsa tani që ndodhemi në fund të muajit mars vaksina Aztra Zeneca që pritet të vijë si donacion nga OBSH COVAX ende nuk është askund. Për këtë vonesë T7 ka kontaktuar me vetë Organizatën Botërore të Shëndetësisë.…
Shtyhen deri në 31 dhjetor 2021 lejet e qëndrimit për emigrantët shqiptarë në Greqi. Për shkak të situatës së rënduar nga COVID-19, rezidentët shqiptarë që ishin përfshirë në vendimin e mëparshëm deri në 31 mars, përfitojnë shtyrje automatike deri në fund të vitit. Ministrisë së Emigracionit të Greqisë ka publikuar në faqen e saj zyrtare vendimin e qeverisë për shtyrjen e lejeve të qëndrimit. Po kështu shtyhen vërtetimet “blu” për rinovimin e lejeve të qëndrimit. Shërbimet e emigracionit grek funksionojnë vetëm me takime elektronike për raste të jashtëzakonshme, thuajse një vit, çfarë ka shkaktuar probleme madhore në një sërë procedurash…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar ndërhyrjen e Aleancës Veri-Atlantike ndaj regjimit gjakatar të Sllobodan Millosheviçit 22 vjet më parë, në kohën kur Beogradi zyrtar kishte nisur dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre shekullore. Në një postim në ‘Facebook’ thuhet se fillimi i bombardimeve të NATO-s mbi forcat serbe shënon agimin e çlirimit të Kosovës. POSTIMI I PLOTË:Sot kremtojmë përvjetorin e ngadhënjimit të forcës së ndërgjegjes humane mbi dhunën e shovinizmit serb.Ishte hera e parë që na pëlqente uturima e avionëve të cilët po e shqyenin qiellin. U gëzuam fort. Mbrëmja e 24 marsit 1999 shënoi fillimin e…
Deputetja Rudina Hajdari, e ftuar në emisionin “Front line” nga gazetarja Marsela Karapanço në “News 24”, deklaroi se bandat në Elbasan kanë krijuar një pushtet të tmerrshëm. Hajdari thekson se këta banda janë të lidhura me politikën e vjetër. Ajo shton se Elbasani sot është qarku më i varfër, duke shtuar se qytetarët do të ndëshkojnë më 25 prill, politikën e vjetër. “Ligji nuk lejon tubime, për shkak të Covid. Partitë që do të bëjnë tubime të mëdha në kohë koronavirusi, tregon se dalin mbi ligjin, është shembull i shëmtuar i politikës së vjetër. Kam garuar në Elbasan, sepse gjysma…
Ministria e Punëve të Brendshëm njofton se gjatë ditës së sotme është kapur drogë në rrugën “Nikolla Teslla” në Shkup, transmeton Alsat. Policia gjatë kontrollit në makinën e tipit “Daevu” me tarha të Shkupit ka gjetur amfetaminë dhe një peshore. Makina po drejtohej nga 37-vjeçari D.A. ndërsa në makinë ishte prezent edhe 40-vjeçari S.N. Policia pas arrestimit të personave në fjalë, ka kryer bastisje në shtëpinë e D.A. tek i cili është gjetur marijuhanë, amfetaminë dhe një peshore. – Advertisment –
Deputetja Rudina Hajdari, e ftuar në emisionin “Front line” nga gazetarja Marsela Karapanço në “News 24”, deklaroi se bandat në Elbasan kanë krijuar një pushtet të tmerrshëm. Hajdari thekson se këta banda janë të lidhura me politikën e vjetër. Ajo shton se Elbasani sot është qarku më i varfër, duke shtuar se qytetarët do të ndëshkojnë më 25 prill, politikën e vjetër. “Ligji nuk lejon tubime, për shkak të Covid. Partitë që do të bëjnë tubime të mëdha në kohë koronavirusi, tregon se dalin mbi ligjin, është shembull i shëmtuar i politikës së vjetër. Kam garuar në Elbasan, sepse gjysma…
Një 30-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident rrugor që ndodhi natën e shkuar në Celle Ligure në Itali. Nga sa mësohet, Denada Nerjaku banuese në Vado Ligure, u plagos rëndë në aksidentin rrugor, që u shënua në autostradën A10, ku makina e saj u përplas ballë për ballë me një automjet të tonazhit të rëndë. Gruaja e re, u transportua me urgjencë në spital në Santa Corona në Pietra Ligure me anë të një helikopteri. Edhe pse gruas së re iu dha ndihma e duhur mjekësore, ajo ndërroi jetë, për shkak të plagëve që kishte marrë.…

