Ola Mitre – Teksa shqiptarët festonin ditën e parë të vitit 2021, kryeministri Edi Rama u shfaq në ekranet e televizioneve, duke dhënë lajmin se ishte arritur marrëveshja me kompaninë Pfizer për sigurimin e 500 mijë dozave vaksinë për COVID-19. “10 750 dozat e para të kësaj kontrate do të mbërrijnë në Shqipëri në fillim të javës së tretë të janarit. 30 250 doza të tjera do të vijën në shkurt e të tjerat me radhë, muaj pas muaji, në bazë të planit të vaksinimit”,-deklaroi kryeministri. Pak ditë më pas, ai bëri publik edhe planin që e quajti ambicioz, për përfundimin…
Author: almakos
Pensionistja Liljana Todorovska nga Shkupi si dëshmitare sot në sallën e gjyqit tregoi se si kanë mbërritur në llogarinë e saj 730 mijë euro nga biznesmeni nga Manastiri Siljan Micevski për ndërtimin e shtëpive të pleqve, përmes Lidhjes Ndërkombëtare të Boki 13. Ajo ka qenë autore e projektit. Projektin ia ka paraqitur edhe qeverisë së Nikolla Gruevskit. Por projekti atëherë nuk u realizua. Në vitin 2017, ajo ia tregoi idenë Ministres së atëhershme të Punës dhe Politikës Sociale nga radhët e LSDM-së, Milla Carovska. Por Carovska i ka thënë që idenë ta prezantojë në Lidhjen Ndërkombëtare. Dhe ashtu kishte vepruar.…
Ministria e Shëndetësisë: 2,302 të vaksinuar, 2475 testime, 696 të shëruar, 448 raste të reja dhe 15 humbje jete në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë…
Bashkimi Evropian ka vendosur që edhe vendet e Ballkanit Perëndimor t’iu nënshtrohen parimeve të reja në lidhje me importin e vaksinave kundër COVID-19. – Advertisment – Të mërkurën, Komisioni Evropian ka prezantuar kriteret e reja që do të merren parasysh për autorizimin e eksporteve të vaksinave kundër COVID-19. Sipas një deklarate të lëshuar nga Komisioni, qëllimi i kësaj mase është t’u sigurojë qytetarëve të BE-së qasje me kohë në vaksina. Deri më tani, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë qenë të përjashtuara nga mundësia e kufizimit të importit të vaksinave nga BE-ja, mirëpo prej tash kjo nuk do të vlejë më…
Rreth 5200 banorë, në mesin e të cilëve mbi një mijë fëmijë në Komunën e Shuto Orizarës nuk kanë mjek amë. Aktivistët nga sektori civil thonë se pavarësisht konkurseve publike, mjekët nuk shfaqin interesim për të punuar në këtë komunë, pasi siç thonë aktivistët edhe përkundër betimit të Hipokratit angazhimin në poliklinikën e Shutkës e konsiderojnë si dënim. – Advertisment – “Sot jemi këtu të ndajmë shpërblimin “Poliklinika më e keqe në Shkup”. Të dhënat tona zyrtare që i kemi siguruar përmes kërkesës për qasje deri tek informacionet me karakter publik, ka rreth 250 mjek të përgjithshëm që janë paraqitur…
Teksa në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve u parashtrua pyetja se pse nuk hapen auditorët, anëtarët e tij dhanë edhe disa argumente se pse nuk është marrë ky vendim. Sipas kreut të ISHP-së, fakti që ka pasur shifra në rritje të rasteve të moshave të reja me COVID-19, ka bërë që mos të merret ky vendim. “Ne kemi edhe prekjë të grumposhave, ccka është e ndryshme nga javët e tjera. 15-24 vjecc, janë moshat përgjatë kësaj periudhe që kemi pasur atë rritjen, ndaj jemi të kujdesshëm duke konsideruar atë faktor.”, tha ajo. Ndërkohë që zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli…
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.634 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 781 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (52, 41 vjeç), Gjilan 2 raste (81, 79 vjeç), Prizren 2 raste (70, 83 vjeç), Suharekë 2 raste (77, 78 vjeç), Drenas 1 rast (77 vjeç), Gjakovë…
Pabarazi serioze gjinore në pozicionet udhëheqëse nëpër komuna, tregon studimi i fundit i projektit “Përmes thjerrëzave të grave” të financuar nga BE-ja. Në gjithë vendin nuk kemi më shumë se 5 kryetare komunash femra, ndërsa i vogël është numri i femrave udhëheqëse edhe në organet komunale. Femrat janë drejtore në shumicën e kopshteve për fëmijë dhe në sektorët për mbrojtje sociale ose kulturë, por janë të pakta në udhëheqësin e shkollave fillore apo sektorin e urbanizmit dhe zhvillimit ekonomik. – Advertisment – “Nga 17 komunat me të cilat punojmë, vetëm 2 kanë Kryetare femra, Staro Nagoriçane dhe Makedonska Kamenica. Në…
Virusi Korona ka trefishuar shifrat në Kumanovë. Nga Qendra e Shëndetit Publik në këtë qytet theksojnë se brenda një muaji numri i të infektuarve ka shënuar rritje të madhe edhe atë kryesisht për shkak të mos-respektimit të masave mbrojtëse. – Advertisment – Po ka rritje të shifrave si shembull pe marr javën e fundit të shkurtit ku kemi pasur 89 të infektuar, ndërsa javën e kaluar numri ka arritur në 283 që është një dallim shumë i madh. Kjo rritje vjen më së tepërmi si pasojë që të rinjtë, të cilët pastaj e transmetojnë tek më të vjetrit dhe ky…
Policia e Shtetit ka ndëshkuar me masë administrative 709 shtetas që nuk zbatuan masat anti-Covid, gjatë 24 orëve të fundit. Patrullat e Përgjithshme kanë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 611 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse. Gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 2 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë. Njoftimi i policisë: Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e…
Kanë mbetur edhe vetëm dhjetë shtretër të lirë në Spitalin Klinik të Tetovës, për të prekurit nga virusi Korona. Në spital të shtruar janë kryesisht pacientë të moshës nga 40 deri 84 vjeçare, pothuajse të gjithë në oksigjeno terapi. Përgjegjësi i Qendrës Kovid në Tetovë Gëzim Nuredini, për Alsat theksoi se është bërë përforcimi i stafit mjekësor nga repartet e tjera. – Advertisment – Ne tani kemi 35 pacientë të hospitalizuar që janë nga mosha 40 vjeçare deri në moshën 84 vjeçe. Që të gjithë kanë nevojë për oksigjen përveç një pacienti që është me faturim si pacientët e shëndoshë,…
Ajo është vetëm 28 vjeçe dhe në ndryshim nga shumë bashkëmoshatare të saj, ka vetëm një ëndërr. Ti shpëtojë barbarisë së të shoqit dhe të jetojë me 2 fëmijët e saj, të cilët që në bark janë dridhur nga frika dhe në çdo ditë të jetës së tyre kanë parë vijëzimet e dhunës të pikturoheshin mbi trupin e të ëmës në ngjyrë të kuqërremtë dhe mavi. Kjo është historia e Behijes nga Lezha, që familja e martoi me shkuesi 9 vite më parë në Elbasan. Kjo martesë u shndërrua në një sagë dhune thuajse të përditshme. Ajo detyrohej të lypte…

