Author: almakos

Zbardhen detaje të reja nga dosja e Prokurorisë së Tiranës mbi sekuestrimin e pasurive të familjarëve të Devi Kasmit, ky i fundit i vrarë në janar të vitit 2018. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se Organi i Akuzës ka sekuestruar pasuri me vlerë 10 milionë euro, ku pasuritë kryesore rezulton në emër të bashkëshortes së Devi Kasmit, Ereda Selimi, por edhe të familjarëve të tjerë, si nëna dhe të afërm. Hetimet nga Prokuroria nisën pas vrasjes së Kasmit, pasi kishte dyshime se bashkëshortja e tij kishte kryer pastrim parash. Gjithashtu, pas vrasjes së Kasmit, në banesën e tij janë…

Lexo më Shumë

Gjykata e Fierit ka lënë në burg Albert Zajën, të arrestuarin për vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt. Gazetari Ervis Kuçi raporton se gjatë transferimit në Gjykatë, Zaja ishte i rrethuar nga efektivët e FNSH me skafandra dhe antiplumba. Vetë ai kishte kapuç në kokë dhe maskë anti-Covid duke mbuluar fytyrën. Zaja u arrestua të dielën në Nikël të Fushë Krujës ndërkohë në kërkim për vrasjen e Kastratit janë edhe Elmir Tufa, 29 vjeç, Elson Xhecuka 27 vjeç dhe Silvio Cara 39 vjeç.

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit tonë janë sanksionuar 631 qytetarë për mosmbajtjen e maskës, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. – Advertisment – Nga atje apelojnë deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim mbrojtje nga virusi korona.

Lexo më Shumë

Bien në prangat e policisë së Tiranës 4 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpërpara përgjegjesisë ligjore, nga specialistët për Hetimim e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. M., 42 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmim seksual”, pasi me datë 21.03.2021, ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. G., 27 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të…

Lexo më Shumë

Parlamenti Evropian nesër do të diskutojë dhe votojë për raportin vjetor të Republikës së Maqedonisë së Veriut ku grupi i të Gjelbërve dhe Socialistëve kanë dorëzuar propozime për ndryshime dhe plotësimin që i referohen sjelljes së papërshtatshme dhe provokative të autoriteteve bullgare. – Advertisment – Në amendamentin, përfaqësues të qeverisë bullgare akuzohen për deklarata provokuese për çështje historike që e prekin Maqedoninë e Veriut dhe thirren që autoritet bullgare të përmbahen nga ato deklarata edhe krahas rrjedhës së fushatës zgjedhore në Bullgari. Propozimin e kanë dhënë katër eurodeputetë nga grupi i Socialistëve dhe të Gjelbërve: Tonino Picula (Kroaci), Tanja Fajon…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, i ftohtë dhe me erë. Paradite në pjesët veriore dhe lindore me reshje të kohëpaskohshme të bores me intensitet më të dobët. Do të fryjë erë e përforcuar veriore, e cila në pjesët lindore përgjatë Vardarit do të arrijë shpejtësi mbi 60 km/orë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -7 deri 0 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 4 deri 12 gradë. – Advertisment – Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të ulet në -4, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në…

Lexo më Shumë

Ish dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Kastriot Haxhirexha deklaroi në “Programi 200”, se ai ishte në dijeni të plagjiaturave por ka pasur presione nga jashtë që punët të zgjidhen brenda shtëpisë, dmth brenda fakultetit. Por nga kush ka pasur presion, ish-dekani nuk e ka bërë të ditur. Ai akuzoi se ka një grup pedagogësh brenda fakultetit që e sulmojnë vazhdimisht dhe ia faturojnë atij për gjerat që ndodhin në Fakultetin e Mjekësisë. – Advertisment – Denoncimet kanë ardhur që në marsin e vitit të kaluar për plagjiaturat, por deri në shtatorin e vitit të kaluar nuk kemi pasur asnjë mbledhje.…

Lexo më Shumë

Drejtori i Informacionit në “News 24”, Robert Rakipllari, duke folur për librin e liderit të PD-së Lulzim Basha, “Misioni im” deklaroi se ky botim iu drejtohet të gjithë shqiptarëve. Rakipllari thekson se numri një i Partisë Demokratike po jep dëshmi personale në libër, duke shtuar se kjo është edhe mënyrë komunikimi në prag të zgjedhjeve. “Basha është një personazh i kuadraduar dhe i kuruar. Është një person, që vjen nga një familje e rregullt dhe futet në politikë. Nuk është personazh si kundërshtari, që ka kaluar shumë divorce. Ky libër është një befasi. Ne nuk presim që Basha të ketë…

Lexo më Shumë

Ish Rektori i UT-së, Nexhbedin Beadini deklaroi në “Programi 200”, se çështja e plagjiaturës është çështje që ndërlidhet me të drejtat autoriale dhe që zgjidhet përmes procesit gjyqësor, që sipas tij kështu edhe do të ndodh. Megjithatë u shpreh se askush nuk ka të drejtë në nënçmoj Universitetin e Tetovës dhe se ai është apostrofuar në rastin me plagjiaturat nga një siç u shpreh ai revistë që nuk ka as adresë e as emër. Por i pyetur në mënyrë të drejtpërdrejt nga gazetari Nazim Rashidi nëse i pranon apo jo akuzat ndaj tij, u përgjigj. – Advertisment – Absolutisht jo.…

Lexo më Shumë

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim në një intervistë për ABC ka komentuar çështjen e shumëpërfolur të blerjes së votës në vendin tonë. Kim është shprehur se qytetarët shqiptarë duhet të dinë vlerën e votës dhe të mendojnë të ardhmen e fëmijëve para Iphoni që mund të marrin në një moment. “Dhe votuesit shqiptarë duhet të marrin vendimin këtu dhe duhet ta bëjnë të qartë pozicionimin e tyre. Ajo që dëgjoj këtu është blerja e votave dhe mendoj që votuesit shqiptarë duhet të vendosin. A është krenaria ime, dinjiteti im, e ardhmja e fëmijëve të mi? A ja vlen që të marr…

Lexo më Shumë

Të tjera detaje dalin në dritë nga aksioni i policisë së Elbasanit. Në kuadër të këtij plani po zhvillohen kontrollet në disa lagje përgjatë Bulevardit “Aqif Pasha”, ndërkohë që RENEA dhe forcat Shqiponja kanë rrethuar edhe një banesë pranë një lokali të njohur në qendër të Elbasanit. “BalkanWeb” mëson se paraprakisht dyshohet se në këtë banesë mund të ketë armë dhe lëndë narkotike. Gjatë operacionit policia ka bërë shoqërimin e të paktën dy personave.

Lexo më Shumë