Skandali me termocentralet lundruese në Vlorë vijon. Perveç shpenzimeve marramendëse financiare që u kushtojnë shqiptarëve këto objekte që pretendohet që prodhojnë energji në raste nevojash tani po ndotin Gjirin e Vlorës. Nëse i hedh një sy grafikut se kur ata vihen ne përdorim shikohet se janë orët e natës.
Dhe arsyeja është që qytetarët vlonjatët por edhe turistët e shumtë që frekuentojnë bregun e Vlorës, të mos shikojnë tymin e zi që nxjerrin këto objekte te vjetra që i solli në Shqipëri koordinimi i korrupsionit qeveritar me diplomacinë.
Në grafikun që bashkëngjitet me shkrimin me ngjyrën kafe është prodhimi i anijeve.
Mund të jetë strategji që TEC-et lundruese të futen në punë gjatë orareve ku nuk shikohet tymi sepse emetojnë në atmosferë shumë ndotje.
Por që këtë rast flasin shumë qartë. Kjo është një aferë shumë e rëndë që është denoncuar që në fillim nga opozita shqiptare por jo vetëm. Dhe i kushtin miliona euro taksapaguesve shqiptarë.
Ish-zv/kryeministrja dhe ministrja e Energjisë, Belinda Balluku ishte ajo që firmosi për mbërritjen e TEC-eve lundruese në vendin tonë, nga Bangladeshi.



