Pushteti qendror nuk ka vullnetin e nevojshëm për ta zbatuar decentralizimin e vërtetë, tha drejtoresha e BNJVL-së, Dushica Perishiq. Në paraqitjen e saj në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, Perishiq tha se entuziazmin që ka ekzituar disa vjet më parë, tani është zhdukur.
– Advertisment –
“Në vitin 2005 kur filluam me procesin dhe pastaj në vitin 2007 kur filloi i ashtuquajturi proces i dytë i decentralizimit, unë kisha shumë besim se do të bënim mrekulli, se do të bëheshim të njohur për atë që kemi bërë decentralizim tmerrësisht të suksesshëm … tash nuk e kam atë entuziazëm. Dhe mendoj se në pushtetin qendror nuk ka vullnet real”, tha Perishiq.



