Author: almakos

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar pozitivë 449 raste të reja me koronavirus, ndërsa kanë humbur jetën edhe tetë qytetarë. Që nga fillimi i pandemisë numri i personave që janë infektuar me COVID ka shkuar në 123 216, kurse ai i viktimave në 2192. Në krahasim me ditën e djeshme kemi një ulje të ndjeshme të numrit të viktimave, dje 13, sot tetë, si dhe një rënie të lehtë të shifrave të infektimeve dje 472 sot 449. Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në…

Lexo më Shumë

Në Kosovë gjatë ditës së sotme janë arrestuar dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, pasi dyshohen se një ditë më parë duke vënë në lajthim ankuesin ia kanë marrë një shumë të konsiderueshme të parave, duke e mashtruar kinse janë duke mbledhur fonde humanitare. – Advertisment – Sipas Policisë në Kosovë, mbrëmë rreth orës 18:00 nga hetuesit e Stacionit Policor në Vushtrri, në bashkëpunim me zyrtarë policorë në pikën kufitare ‘Hani i Elezit’ kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘mashtrim’, të raportuar gjatë ditës së djeshme në Vushtrri. “Mbi bazën e të dhënave të…

Lexo më Shumë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar të premten se do të vazhdojë të punojë drejt “delegjitimimit të pavarësisë së Kosovës”. Vuçiç ka bërë këto deklarata teksa ka komentuar raportin e Parlamentit Evropian (PE) mbi përparimin e Serbisë drejt pranimit në Bashkimin Evropian, të miratuar një ditë më parë. Presidenti serb e ka konsideruar raportin si “gënjeshtra të zhveshura”, duke shtuar se deputetët e bllokut evropian kanë “humbur në kohë dhe hapësirë”. “Ata duket se kanë lexuar një raport nga 2011 dhe jo nga viti 2021,” u ka thënë presidenti serb gazetarëve, gjatë një vizite në rrethinën e qytetit Shabac. Në…

Lexo më Shumë

Kandidati për deputet i Shkodrës për Partinë Social Demokrate, Tom Doshi, përmes një postimi në rrjete sociale, ka prezantuar sloganin e ri të partisë ku ai bën pjesë. “Na jepni besimin, t’ju kthejmë shpresën” do të jetë slogani i PSD në këtë fushatë, ku Doshi bën i bën thirrje qytetarëve për të votuar numrin 1. Kujtojmë se kandidatura e Tom Doshit, është vënë në qendër të diskutimeve nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, ku disa herë në daljet e saj publike, i ka bërë thirrje KQZ-së dhe institucioneve të tjera që të mos e lejojnë kandidimin e tij në këto zgjedhje.…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zaev ka deklaruar se vonesa e arritjes së vaksinave në vend ka shërbyer për “të mirë” sepse ndërkohë është verifikuar efekti i tyre në shëndetin e njerëzve, gjegjësisht mbi efektet e mundshme anësore që vaksina mund të ketë. Një deklaratë të tillë kryeministri Zaev e tha derisa përgjigjej mbi çështjen e furnizimit me vaksinat Astra Zeneca të cilat duhet të arrijnë këtë të diel përmes mekanizmit Kovaks. – Advertisment – Ka një përparësi që jemi, ja të them, vend me vonesë në furnizimin e vaksinave. Vendet e tjera anëtare të BE-së filluan përpara neve dhe ne patëm mundësinë të…

Lexo më Shumë

Presidenti Ilir Meta përkujton sot protestën e parë antikomuniste në Shqipëri, që sipas tij, ishte më e fuqishmja. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Kreu i Shtetit thekson se “Kryengritja antikomuniste e Kavajës është një mesazh i gjallë për rininë shqiptare, që sot përballet me të keqen, që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë”. “Si në çdo 26 mars, përkujtojmë sot protestën e parë më të fuqishme antikomuniste në Shqipëri, pas dekadash terrori, shtypje dhe izolimi. E para protestë, kur të rinjtë e Kavajës, marshuan rrugëve të qytetit me thirrjet “Lironi shokët tanë”, “Poshtë Diktatura”, “Liri-Demokraci”. Kryengritja antikomuniste e…

Lexo më Shumë

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika i ka hedhur poshtë të gjitha infromatat se regjistrimi i popullsisë do të anulohet. Në konferencë për mediat, drejtori Apostol Simovski, ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të mos manipulohen nga subjektet që ftojnë për bojkot. Ai u bëri thirrje qytetarëve, e sidomos atyre maqedonas, të regjistrihen, pasi vetëm në vendin e tyre mund të quhen si maqedonas. – Advertisment – Do u drejtohem drejtpërdrejtë maqedonasve në shtetin tonë. Të nderuar ky është vendi i vetëm në botë ku mundeni lirisht të shpreheni si maqedonas. Mos e lëshoni këtë mundësi. Të nderuar qytetar…

Lexo më Shumë

Është shtyrë deri më datë 30 prill afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të cilat skadojnë para 25 prillit. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke iu dhënë kështu mundësijnë të votojnë edhe atyre që iu skadon ID. Ky vendim është marrë pas propozimit të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, por edhe thirrjeve të Presidentit Ilir Meta, kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, dhe opozitës për shtyrjen e vlefshmërisë së kartave ID. Vendimi PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8952, DATË 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar…

Lexo më Shumë

I pranishëm në takimin e kryeministrit Rama me operatorët turistikë në Durrës, Presidenti i “Biznes Albania”, Luan Bregasi, kërkoi nga kreu i qeverisë që operatorët turistik këtë sezon verorë të vijnë me një ofertë të re. Ai tha, se do të ishte e udhës që të vaksinohej i gjithë personeli i hotelit, në mënyrë që kjo t’i promovohej turistëve të mundshëm që do të vijnë nga vende të ndryshme të botës. Gjithashtu Bregasi, falenderoi kryeministrin për punën e bërë në sektorin turistik, më konkretisht në betejën ndaj informalitetit dhe rritjen e arsimit në aftësimin profesional. “Jemi të nderuar që jemi…

Lexo më Shumë

Numri një i Qeverisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim me operatorët turistik në Durrës për sezonin e ri të turizmit, i dyti në kohë pandemie. Rama thotë se qeveria ka mësuar nga sezoni i kaluar, dhe ka premtuar se kësaj radhe kufiri me Kosovën do të jetë absolutisht i hapur si dhe operatorët turistikë do të kenë sa më pak shtrëngesa. Ai thotë se operatorët turistikë mund të buzëqeshin pasi me vaksinat e reja të siguruar dhe me objektivin për të vaksinuar gjysmë milion shqiptarë deri në qershor, atëhere ky do të jetë një sezon më i lehtësuar. “Besoj…

Lexo më Shumë

“Rrezik për shtetin” është fjalia që për mijëra qytetarë krijon një makth të vërtetë, pasi në bazë të saj u është refuzuar e drejta për të marrë shtetësi të Maqedonisë së Veriut. Aktivistja Mersiha Smailoviç, tha se ASK-ja duhet ta argumentojë me fakte këtë vlerësim dhe jo thjesht ta përdorë për privim të qytetarëve nga kjo e drejtë elementare. – Advertisment – E vetmja gjë që qëndron  është se përbëjnë rrezik për shtetin e Maqedonisë së Veriut. Pikë. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se ju për një vendim të tillë nuk mund të ankoheni. Kjo do…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë raporton se janë konfirmuar pozitivë 860 qytetarë. Ndërkohë, ka një rënie të lehtë të numrit të viktimave, ku kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm 6 të infektuar, nga 10 viktima që ishin një ditë më parë. Njoftimi i plotë: 682 TË SHËRUAR DHE 860 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.318 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve…

Lexo më Shumë