I afërmi i 20-vjeçarit të arrestuar në Devoll për përdhunimin e 43-vjeçares me probleme të shëndetit mendor hedh poshtë akuzat ndaj tij. Bilbil Karumi shprehet në një prononcim për mediat se policia e ka arrestuar pa prova dhe se deklaratat e 43-vjeçares nuk janë të besueshme. “E ka arrestuar mbrëmë policia. Askush nga familjarët nuk kanë mundur ta takojnë. I kanë caktuar një avokat kryesisht. Jam i bindur që nuk e ka përdhunuar kushëriri im. 43-vjeçarja është me probleme mendore, nuk janë të besueshme deklaratat e saj. Ishte djalë i rregullt dhe jetonte vetëm me të ëmën në kushte shumë…
Author: almakos
Panairi i Beogradi gjatë ditës së sotme është mbushur me persona që po presin të imunizohen kundër Covid-19, mëson Alsat. Raportohet se pjesa më e madhe e personave janë nga Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina. – Advertisment – BBC në gjuhën serbe njofton se përveç vendeve nga Ballkani Perëndimor, janë regjistruar edhe shtetas të vendeve të BE-së, si Gjermania, Holanda dhe Sllovenia. Ndërkaq, Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë mëngjesin e sotëm njoftoi se në vendkalimin kufitar “Tabanoc” po pritet deri në 40 minuta për të kaluar kufirin për të numrit të lartë të qytetarëve tanë që sot po udhëtojnë…
E vështirë për t’u besuar dhe kapërdirë ajo që ka ndodhur me 43-vjeçaren me aftësi të kufizuara mendore në fshatin Miras të Devollit. Familja e 43-vjeçares së abuzuar deklaron se dëshmitë e tyre i kanë dhënë të gjitha në polici. Fqinji Jani Tase tregon se e ka mësuar nga televizori çfarë ka ndodhur dhe se nuk dallohej që ishte shtatzënë. “E mësuam nga TV çfarë ka ndodhur. Ajo është me probleme mendore. Jeton me dajën dhe hallën sepse prindërit i kanë vdekur. Familjet kishin hyrje-dalje. Nuk dallohej që ishte shtatzënë”, tha fqini. Ndërsa nusja e dajës së të abuzuarës u…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka mohuar zërat se punonjës të kësaj Ministrie do të imunizohen kundër Covid-19 në Serbi, transmeton Alsat. Osmani tha se shpreson që nga 1 prilli të nis imunizimi i popullatës në vend, sipas planit aksionar shtetëror. – Advertisment – “Nuk është e saktë se ka plan të tillë që të vaksinohen në Serbi, sepse shteti ka planin aksionar për mbulimin e të gjithë qytetarëve që besoj që do të nis nga 1 prilli. Po ka të infektuar sikur se ka çdo kund në vend. Ministria funksionon me kapacitet të plotë. Mundohemi që maksimalisht…
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Weekend”. 3 persona kanë rënë në prangat e uniformave blu të Tiranës. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Trafikonin armë zjarri dhe lëndë narkotike nga Italia për në Shqipëri, duke i shitur në qytete të ndryshme të vendit, vihen në pranga 2 shtetas (një shqiptar dhe një italian). Gjatë operacionit ka rënë në pranga dhe një 26-vjeçar, i cili në bashkëpunim me 2 shtetasit e lartpërmendur, merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë në zona të ndryshme të Tiranës. Të…
Shteti ynë do të përfshihet për herë të 12-të në kremtimin e aksionit më të madh për mjedisin në botë “Ora e planetit Tokë”. Këtë vit, “Ora e planetit Tokë” do të zhvillohet në më shumë se 8.000 qytete në mbi 180 shtete të botës, ku nga ora 20:30 do të fikin dritat në shenjë solidarizimi, transmeton Alsat. – Advertisment – Dritat do të fiken në disa vende në Shkup dhe Ohër, përfshirë Vilën Presidenciale “Vodno”, godinën e Qeverisë, Sheshin “Maqedonia” në Shkup, të gjitha ndërtesat dhe urat përgjatë lumit Vardar, Kalaja e Shkupit, “Porta Maqedoni”, parqe në komunat e…
Skënder Vathi i dyshuar si organizator i vrasjes së Behar Sofias kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Vathi ka ankimuar vendimin e shkallës së parë që e la në burg. Ai nuk e ka pranuar asnjëherë përfshirjen në vrasjen e Sofisë. Ndërkohë Ernejt Shyti, Leonard Xhixha dhe Xhulio Visha nuk kanë dorëzuar ankim në Apel. I vetmi që e ka pranuar krimin është 24-vjeçari Shyti. Behar Sofia u vra në 25 Shkurt pranë piramidës.
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë, në rrugë kryesisht të thata, me intensitet të moderuar në rrugët jashtë zonave urbane, transmeton Alsat. Siç informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë në vendkalimin kufitar “Tabanoc” po pritet deri në 40 minuta për të kaluar kufirin. Arsyeja është numri i madh i qytetarëve tanë që sot po udhëtojnë drejt Serbisë për t`u vaksinuar kundër Covid-19. Sipas LAMM në pikat e tjera kufitare nuk ka vonesa për hyrjen dhe daljen nga vendi. – Advertisment –
Është gjetur trupi i viktimës që mbeti i brenda magazinës së djegur të qendrës tregtare. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se trupi i 32-vjeçarit Arjan Sala u gjet rreth orës 3 të mëngjesit në brendësi të magazinës, pranë një dere të kyçur. Dyshohet se Sala, i cili ishte përgjegjësi i rojeve të sigurisë në objekt është asfiksuar në tentativë për ta hapur. Aktualisht trupi i pajetë është dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Masat e posaçme hetimore kanë rezultuar gjithmonë në hetim të suksesshëm dhe vendim të gjykatës në favor të drejtësisë, zbulon gjykatësja Sandra Kërstiq nga Gjykata Penale në Shkup në emisionin “360 gradë” në Alsat. Sipas saj, në praktikën gjyqësore deri më tani asnjë kërkesë për përcaktimin e MPH-ve nuk është refuzuar. – Advertisment – “Nga praktika gjyqësore e deritanishme, nga analizat që kemi bërë, mund të shihnim se në praktikën gjyqësore asnjë kërkesë për përcaktimin e ndonjë mase të posaçme hetimore nuk është refuzuar. “Pse është kjo kështu? Supozoj se të gjitha procedimet që filluan rezultuan me hetim të suksesshëm,…
Emisioni ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ solli në vëmendjen e publikut historinë e Adisës nga fshati Luboten i Shkupit në Maqedoninë e Veriut. Familja Abdurrahmani, e cila prej 11 vitesh shpresonte t’i shpëtojë jetën njërës prej dy vajzave binjake e cila vuan nga skolioza. Historia e Adisës prekur mijëra zemra e veçanërisht atë të babait të Klodian Rashës, i cili me një gjest të madh zemërgjerësie ishte i pari që bëri një dhurim për shpirtin e të birit në transmetim live. Ne fundin e sezonit te kaluar, historia e fundit që emisioni trajtoi ishte ajo e vajzës nga Shkupi, e cila kërkonte…
Masat e Posaçme të Hetimit po merren si zgjidhje përfundimtare në operacionet për marrjen e provave, shpjegon në paraqitjen e sotme në emisionin “360 Gradë” në Alsat, gjykatësi Nenad Saveski, nga Gjykata Penale e Shkupit. Sipas tij, kërkesa në gjykatë paraqitet nga Prokurori Publik. – Advertisment – “Nëse të gjitha mënyrat e mundshme të marrjes së provave janë shteruar paraprakisht dhe nëse veprimet hetimore të ndërmarra më parë kanë rezultuar në ndonjë nevojë ose se do të ishte më e vështirë për të marrë prova të nevojshme gjatë procedurës së provave, atëherë Prokurori Publik paraqet kërkesë te gjykata kompetente për…

