Masat e Posaçme të Hetimit po merren si zgjidhje përfundimtare në operacionet për marrjen e provave, shpjegon në paraqitjen e sotme në emisionin “360 Gradë” në Alsat, gjykatësi Nenad Saveski, nga Gjykata Penale e Shkupit. Sipas tij, kërkesa në gjykatë paraqitet nga Prokurori Publik.
– Advertisment –
“Nëse të gjitha mënyrat e mundshme të marrjes së provave janë shteruar paraprakisht dhe nëse veprimet hetimore të ndërmarra më parë kanë rezultuar në ndonjë nevojë ose se do të ishte më e vështirë për të marrë prova të nevojshme gjatë procedurës së provave, atëherë Prokurori Publik paraqet kërkesë te gjykata kompetente për përcaktimin e masës së posaçme hetimore”, shpjegon Savevski.



