Sipas një studimi të ri, imuniteti ndaj koronavirusit mund të ndryshojë nga një person në tjetrin, shkruan daily mail. Studiuesit zbuluan se te disa individë që kishin antitrupa kundër COVID-19 nivelet u ulen pas vetëm disa ditësh apo edhe disa javësh. Por të paktën një e treta e pjesëmarrësve nuk kishin ndryshime në nivelin e antitrupave pas të paktën gjashtë muajsh dhe tek disa persona niveli i antitrupave vazhdonte te rritej, duke sugjeruar që imuniteti i tyre mund të zgjasë për dekada. Të paktën 10 përqind kurrë nuk kishin nivele të antitrupave. Ekipi, nga Shkolla Mjekësore në Singapor, tha se…
Author: almakos
Fluturimi i tre avionëve të NATO-s nga Forcat Ajrore Greke si pjesë e misionit patrullues ajror, shënuan fillimin e ceremonisë së kremtimit të njëvjetorit të anëtarësimit në NATO. Kreu i lartë i shtetit foli për përfitimet e anëtarësimit në Aleancë, duke e vlerësuar atë si suksesin më të madh që nga pavarësia e vendit. – Advertisment – Megjithëse këtë përvjetor e shënojmë në kushte emergjence me dëme kolektive dhe shumë tragjedi personale, nuk duhet të harrojmë kuptimin e vërtetë të kësaj dite. Viti ynë i parë i anëtarësimit në të njëjtën kohë ishte edhe një nga vitet tona më të…
Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë 11 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, ndërsa janë regjistruar 873 raste të reja. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 372 raste, Gjilan 83 raste, Fushë-Kosovë 60 raste, Gjakovë 53 raste, Mitrovicë 51 raste, Vushtrri 42 raste, Podujevë 37 raste, Pejë 36 raste, Ferizaj 32 raste, Obiliq 18 raste, Kamenicë 15 raste, Drenas 11 raste, Prizren 9 raste, Viti 9 raste, Skenderaj 6 raste, Deçan 5 raste, Graçanicë 5 raste, Leposaviq 5 raste, Rahovec 5 raste, Junik 4 raste, Klinë 4 raste, Lipjan 3 raste, Istog 2 raste dhe me nga një…
Një 65-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i pallatit në qytetin e Shkodrës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:30 në lagjen Naim Gjylbegu. Dyshohet se 65-vjeçari ishte në kushte depresioni, ndaj kreu aktin tragjik. “Më datë 27.03.2021, ora 14:30, është marrë informacion se në lagje Naim Gjylgebu, Shkodër, se shtetasi Agron F. M. 65 vjeç , banues në lagje Naim Gjylbegu, në kushte depresioni është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e…
Faik e Shkëlzen Buci, babë e bir do të përballen me drejtësinë për akuzën e vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim të vajzës dhe motrës së tyre, Eglantina Buci. Dosja ka mbërritur në gjykatë dhe pritet që së shpejti të nisë gjykimi. Eshtrat e së resë u gjetën nga një gjahtar me 14 shtator 2012, në vendin e quajtur “Mali i Fagut”, në komunën Shëngjergj. Për gjashtë vite, dosja penale mbeti e pezulluar derisa në 2018, Miklar Tola, një ish-mik i Shkëlzen Bucit, i arrestuar bashkë me të për një vrasje në tentativë, vendosi të rrëfehej për hetuesit. I penduari…
Personat pa shtetësi u mblodhën para Kuvendit për t’i treguar peripecitë e tyre disa vjeçare si pasojë e mos posedimit të statusit shtetas. Hyrja në Kuvend për t’i takuar deputetët e opozitës nuk iu lejua, pasi të njëjti nuk kishin dokumente identifikimi. Afet Kaloshi i lindur dhe banues në Shkup thotë se në dokumentet e tij vendlindja i shkruan Serbia dhe Mali i Zi. – Advertisment – Jam i lindur këtu, ndërsa kur ma japin certifikatën e lindjes ma lëshojnë me Serbia dhe Mali i Zi. I lindur jam në Shkup, Komuna Çairit. Jemi gjashtë fëmijë, vëllai i madh ka…
20-vjeçari në Devoll ka pranuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me 43-vjeçaren me aftësi të kufizuara mendore. Mësohet se ditën e sotme 20-vjeçari ka pranuar fajin dhe pritet të dalë para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Ndërkohë kujtojmë se 43-vjeçarja me aftësi të kufizuara mendore rezultoi edhe 6-muajshe shtatzënë.
Pas skandalit me plagjiaturat në Universitetin e Tetovës, profesorë universitarë konfirmojnë për Alsat se ky fenomen ka marrë hov në gjithë vendin, por edhe në fqinjët më të afërt, si Kosova e Shqipëria. Plagjiatura është legalizuar dhe shumicës së profesorëve pa mendim kritik dhe pa ndërgjegje nuk iu vjen turp ta bëjnë këtë, vlerëson profesori nga Kosova, Milazim Krasniqi. – Advertisment – Është një kaos total, ku mashtruesit kanë terren të shkëlqyeshëm për t’u avancuar në karrierë”, tha Milazim Krasniqi, profesor. Sipas Krasniqit është koha për politika arsimore në përputhje me nevojën e tregut. Tentativa që të gjithë të duken…
Një 28-vjeçar është arrestuar për shkak se është kapur duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm. I arrestuari është E. L., 28 vjeç, banues në Gramsh. Ky person është konstatuar nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë fshatit Cangonj, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Benz”, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Njoftimi i policisë: Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri 13”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. U kap duke…
Arrestohet ish-zyrtari i Komunës Shëngjin i akuzuar për tjetërsim pronash, aktualisht shef i sigurisë së portit në Shëngjin. Agostin Gjini dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si përgjegjës i Sektorit të Arkivit dhe Protokollit në ish-komunën Shëngjin, ka falsifikuar dokumentet, duke tjetërsuar një sipërfaqe toke në bregdetin e Shëngjinit, nga lloji i pasurisë rërë në arë. Sipas burimeve, është shpallur në kërkim edhe përfituesi i tokës, shtetasi S.U. “Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë kanë ekzekutuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë për shtetasin A. Gj., 56…
Deputetët nga radhët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa gjatë ditës së sotme kanë takuar para Kuvendit personat pa shtetësi në vendin tonë, transmeton Alsat. Ndryshe, disa javë pas bllokimit të Kuvendit për shkak të ligjit për shtetësi, partitë politike gjatë ditës së djeshme kanë paralajmëruar se gjatë javës së ardhshme do të ulen për të gjetur zgjidhje. Opozita shqiptare është e bindur se një zgjidhje ekziston dhe janë të vendosur që të tërhiqen nga bllokimi sapo ajo të arrihet. – Advertisment – Si pasojë e bllokimi të propozim-Ligjit për shtetësi, opozita shqiptare ka bllokuar mbi 20 ligje me…
Panairi i Beogradi gjatë ditës së sotme është mbushur me persona që po presin të imunizohen kundër Covid-19, mëson Alsat. Raportohet se pjesa më e madhe e personave janë nga Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina. BBC në gjuhën serbe njofton se përveç vendeve nga Ballkani Perëndimor, janë regjistruar edhe shtetas të vendeve të BE-së, si Gjermania, Holanda dhe Sllovenia. Ndërkaq, Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë mëngjesin e sotëm njoftoi se në vendkalimin kufitar “Tabanoc” po pritet deri në 40 minuta për të kaluar kufirin për të numrit të lartë të qytetarëve tanë që sot po udhëtojnë drejt Serbisë për…

