Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave deri tani janë regjistruar 160 519 mërgimtarë që jetojnë jashtë vendit. Përmes aplikacioni regjistrohen shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët jetojnë jashtë vendit, për shkak të punës apo shkaqeve të tjera, më gjatë se 12 muaj. Procesi i vetëregjistrimit filloi 1 mars, ndërsa do të zhvillohet deri më 21 prill 2021. – Advertisment – Prej 1 marsit deri më 15 mars u regjistruan edhe të punësuarit në përfaqësitë diplomatike-konsullare dhe anëtarët e familjeve të tyre të cilët qëndrojnë me ta jashtë vendit, shtetasit e Maqedonisë së Veriut me punë në Kombet…
Author: almakos
Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski do të takohen sot në ora 13;00 për të diskutuar rreth procesit të regjistrimit të popullsisë. Në takimin e sotëm që do të mbahet në Klubin e Deputetëve dy liderët e bllokut politik maqedonas do të diskutojnë edhe për ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe zgjedhjet lokale të parapara në muajin tetor. Lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, lideri i opozitës është pajtuar që si fillim të shihet rezultati i zgjedhjeve lokale dhe më pas të vendoset për zgjedhje të mundshme parlamentare. – Advertisment –
Ministria e Shëndetësisë lajmëron se në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë nga Covid, 6 persona. MSH shprehet se në harkun kohor të 24 orëve të fundit janë bërë gjithsej 2993 testime, 557 janë shëruar, janë regjistruar 493 raste të reja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në…
Autoritete shëndetësore në vend gjatë 24 orëve të fundit nga 2.763 teste të kryera kanë regjistruar 708 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 11 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 33 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 126.938 raste, prej të cilëve 104.356 janë shëruar, kurse 3.675 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 18.907 raste aktive me virusin korona. – Advertisment –
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar për 914 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve të fundit në Kosovë. Brenda kësaj kohe në Kosovë janë shënuar edhe 10 raste të vdekjes nga virusi, teksa janë shëruar 602 të tjerë. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.733 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 914 raste pozitive.” Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste…
Nga aeroplani drejt në furgon, me transport të veçantë në frigoriferë në qendrat shëndetësore. Dërgesa e parë e vaksinave përmes mekanizmit Kovaks arriti herët në mëngjes në aeroportin e Shkupit. Bëhet fjalë për 24 mijë vaksina nga “Astra Zeneka” me të cilat kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve duhet të fillojnë të vaksinohen. Procesi do të zhvillohet në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup. – Advertisment – Në lidhje me: MSh: Në Maqedoni arrin dërgesa e dytë me vaksina ruse “Të parët që do të vaksinohen do të jenë 20 mijë persona që janë mbi 75 vjet me sëmundje kronike dhe…
Një ditë para takimit të liderëve Zoran Zaev-Hristijan Mickoski, dy subjektet e tyre përcaktojnë vijat e kuqe për të cilat edhe do të bisedohet në takim. Derisa LSDM-ja akuzon Mickoskin për obstruksion ndaj procesit të regjistrimit, opozita maqedonase adreson kritika ndaj Qeverisë për rrezikimin e shëndetit të qytetarëve përmes regjistrimit. Socialdemokratët i ftojnë qytetarët të mos bien nën ndikimet e VMRO-DPMNE-së. – Advertisment – “Qytetarët të mos përulen nga manipulimet dhe thirrjet për bojkotimin e këtij procesi të rëndësishëm statistikor. Bojkoti është vepër penale, procedurë e cila nuk i sjell mirë askujt dhe vepër e cila rrezikon interesat shtetërore dhe…
Pas më shumë se dy javë pasi një prokuror, nga e prokurora e Shkupit sulmoi fizikisht një grua, prokuroria nuk ka filluar ende ndonjë procedurë disiplinore. Edhe pse ngjarja ndodhi në 10 mars, prokuroria ka 16 ditë që thotë se janë duke pritur një shënim zyrtar nga Ministria e Brendshme, megjithëse policia ka regjistruar sulmin e prokurorit në buletinin e policisë të ngjarjeve të përditshme. Edhe sot nga prokuroria theksuan: – Advertisment – “Deri te ne, deri më tani nuk ka arritur asnjë njoftim ose kallëzim penal”, thonë nga PTHP. Pyetëm në Ministrinë e Brendshme deri ku është rasti dhe…
Banorët e Kosturnikut ecin nëpër rrugën e vetme të fshatit, të cilën asnjëherë nuk e asfaltoi komuna. Ata shprehin revoltën që prej dekadash ua premtuan shtrimin e rrugës prej vetëm 1 kilometër. Sipas tyre, të gjitha investimet në këtë fshat të Kumanovës janë bërë nga vetë banorët dhe nga ata të diasporës. U premtuan asfalt, por atë u sollën në një formë zhavori, sa për të mbuluar gropatë e mëdha të rrugës. Kjo ka acaruar rreth 200 banorë sa ka fshati, të cilët kërkojnë një takim urgjent me kryetarin e Kumanovës. – Advertisment – “Kanalizimin vetë, udhën që e kemi…
Vijon bashkëpunimi i Interpol Tiranës me homologët dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit për evidentimin, lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim. Nga Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Kroacia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Xhino Aliço, 28 vjeç, lindur në Lushnjë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë me vendimin e datës 10.03.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 13 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, vendim i cili u la në fuqi nga Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 29.05.2020. Përmbledhja…
Nga Dr. Henrik Zotaj/ Ne, po shohim çdo ditë se, një numër jo i vogel njerëzish që kanë kaluar COVID-19 vazhdojnë të ndiejnë efektet e kësaj sëmundjeje për javë dhe muaj edhe pasi sherohen nga simptomat ose nderlikimet e tyre, te Covid-19. Këta individë nganjëherë referohen si “transportues të gjatë COVID” dhe ekspertët këtë gjendje tani po e quajne Sindrome post-COVID. Një Studim, në pavionin e Spitalit të Bergamos ku më shumë se 1500 pacientë – iu nënshtruan ndjekjes midis muajit: Maj – tetor 2020..tre muaj e gjysëm, pas shfaqjes së simptomave te Covid-19, rezultoi me një numër të konsiderueshem…
Kryeministri Edi Rama, teksa ka bashkëbiseduar me të moshuarit që presin në radhë për t’u vaksinuar pranë çadrave të ngritura tek Sheshi “Skëndërbej”, nuk i kurseu as kritikat. Ai i kërkoi ministres Ogerta Manastirliu që të vendosnin disa karrige në hyrje të çadrave, ku të presin të moshuarit. PJESË NGA BASHKËBISEDIMI Rama: Duhej karrige këtu Manastirliu: I kemi dhe karriget, por për të mos krijuar konfuzion, pasi procesi po ecën shpejt. Rama përshëndet të moshuarit: Shëndet! Manastirliu: Janë 4 bokse njëherësh Rama: Tek radha atje, të kishit vënë disa karrige. Të ulen në rresht dhe të rrinë Manastirliu: Po po,…

