Author: almakos

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1893 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 285 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 67 raste në Tiranë, 21 në Fier, 19 në Korçë, 18 në Shkodër, 17…

Lexo më Shumë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka parë nga afër procesin e vaksinimit në Stadiumin “Air Albania”, ku procesi po vijon me kalendar të kombinuar për pedagogët, paralelisht me dozat e dyta për stafin mjekësor dhe të moshuarit. “Po vijojmë me vaksinën Pfizer, Astraxzeneca dhe Sputnik këtu në stadiumin Air Albania për arsimtarët si dhe rivaksinimet për personelin shëndetësor dhe të moshuarit. Eshtë shumë e rëndësishme për të përmbyllur vaksinimin e arsimtarëve, kjo javë duhet ti dedikohet përmbylljes së vaksinimit të mësuesve, pedagogëve, edukatorëve dhe vijojmë më tej me vaksinimin e të moshuarve”, deklaroi Manastirliu. Drejtoresha e Operatorit…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.405 teste të kryera janë regjistruar 303 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1169 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 41 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 127.240 raste, prej të cilëve 105.524 janë shëruar, kurse 3.716 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka raste aktive 18.000. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Kryeministri Albin Kurti është i pari qytetar i Kosovës që vaksinohet brenda vendit ndaj COVID-19. Kurti vaksinën e ka marrë në sallën e sporteve “1 Tetori”, Prishtinë. Ai sot mori dozën e parë të vaksinës AstraZeneca. Salla “1 Tetori” në Prishtinë tashmë ka pamje tjetër nga brenda meqenëse nga sot nis vaksinimi në Kosovë. Nga ana tjetër një pjesë e personelit shëndetësor të Kosovës ka nisur të vaksinohet në Kukës me ndihmën e qeverisë së Shqipërisë.

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev tha se kanë rënë dakord  që procesi i regjistrimit të anulohet për në shtator, transmeton Alsat. Sipas marrëveshjes regjistrimi në terren pritet të realizohet nga 5 deri në 30 shtator, ndërsa aplikacioni për regjistrimin e diasporës mbetet aktiv deri atëherë. Ndërsa sa i përket zgjedhjeve lokale,  planifikohet që të njëjtat të mbahen në gjysmën e dytë të tetorit. – Advertisment – Në takimin e sotëm është biseduar edhe për ndryshime në Kodit Zgjedhor. Grupet e punës për Kodin Zgjedhor në Kuvend do të inkurajohen për të bëre ndryshimet e…

Lexo më Shumë

Është përcjellë këtë pasdite për në banesën e fundit deputeti socialist, Bashkim Fino. Fino u nda nga jeta gjatë natës së kaluar, në moshën 59-vjeçare, pas betejës një mujore me koronavirusin. Ikja e parakohshme e deputetit la pas një dhimbje të madhe jo vetëm për familjen dhe të afërmit e tij, por edhe për politikën majtas e djathtas, ku ai shërbeu prej 34 vitesh. Bashkim Fino do të mbahet mend, mes të tjerash, si politikani që drejtoi vendin në postin e kryeministrit në periudhën më të vështirë për Shqipërinë, përkatësisht më 1997. Për ndarjen e tij nga jeta reaguan të…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas takimit me liderin e LSDM-së Zoran Zaev tha se kanë rënë dakord  që procesi i regjistrimit të anulohet për në shtator, transmeton Alsat. Sipas tij regjistrimi në terren pritet të realizohet nga 5 deri në 30 shtator, ndërsa aplikacioni për regjistrimin e diasporës mbetet aktiv deri atëherë. Ndërsa sa i përket zgjedhjeve lokale, Mickoski tha se të njëjtat planifikohen të mbahen në gjysmën e dytë të tetorit. – Advertisment – “Takimi i sotëm është pozitiv dhe i suksesshëm. Kemi lënë hapësirë edhe për takime tjera”, tha mes tjerash Hristijan Mickoski. Në takimin e sotëm…

Lexo më Shumë

Kosova ka shënuar një rënie shifrash të COVID_19 në 24 orëve të fundit. 4 viktima dhe 774 raste të reja janë regjistruar këtë të hënë. Viktima ishin 2 në Prishtinë dhe 2 në Ferizaj. Një ditë më parë Kosova shënoi rekord rastesh, plot 914 të infektuar brenda 24 orëvetë fundit si dhe 10 viktima nga COVID-19. Ndërkohë së shpejti pritet të nisë edhe vaksinimi në Kosovë teksa stafi shëndetësor po merr dozat e AstraZeneca në Kukës me ndihmën e Shqipërisë.

Lexo më Shumë

Të mërkurën nis vaksinimi i 20 mijë qytetarëve me Astra& Zeneca. Vaksinimi masiv do të fillojë me personat e moshës mbi 75 vjeçare. Imunizimi do të zhvillohet në 30 pika nëpër qytete të ndryshme të vendit, ndërkaq përmes mjekëve amë qytetarëve do të ju caktohet orari i vaksinimit. Ministri i Shëndetësisë tha se edhe ai do të vaksinohet me Astra&Zeneca por jo në këtë fazë, duke i siguruar qytetarët se e njëjta është e sigurt. – Advertisment – Të gjitha vaksinat do të distribuohen nëpër qytetet e vendit. Konkretisht për vaksinën Astra&Zeneca rivaksinimi duhet të jetë pas tre muajsh, që…

Lexo më Shumë

Ky është momenti kur Arjan Sala, punonjësi i sigurisë në qendrën tregtare vrapon drejt magazinës që ishte përfshirë nga flakët. Siç shihet dhe nga ky moment i kapur nga kamerat e sigurisë, i riu vrapon për t’iu ardhur në ndihmë. Sala nxori disa punonjës nga magazina e veshjeve pranë një qendre tregtare, pasi të hynte për të fundit herë për t’u siguruar që nuk kishte më njerëz brenda, por nuk mundi të dilte më. 33-vjeçari u shpall “Dëshmor i Atdheut”, teksa sot kryeministri Edi Rama i dorëzoi certifikatën familjes së tij.

Lexo më Shumë

Për personat që do të angazhohen në zbatimin e regjistrimit të popullsisë, kemi plan që të sigurohen vaksina me prioritet. Listën për ta duhet ta bëj Enti Shtetëror i Statistikave dhe ta dorëzoj deri tek Ministria e Shëndetësisë. – Advertisment – “Hartuam plan që regjistruesit të hyjnë në grupet me prioritet. Enti Shtetëror i Statistikave mori për obligim që të dërgoj listën e regjistruesve të cilët dëshirojnë të vaksinohen, dhe atë listë e presim gjatë ditës”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Lexo më Shumë

Filloi takimi mes kryeministri Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski në takim pritet të diskutohet rreth procesit të regjistrimit të popullsisë. Dy liderët e bllokut politik maqedonas në takimin e sotëm do të diskutojnë edhe për ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe zgjedhjet lokale të parapara në muajin tetor. Lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, lideri i opozitës është pajtuar që si fillim të shihet rezultati i zgjedhjeve lokale dhe më pas të vendoset për zgjedhje të mundshme parlamentare.Deklarata për media priten pas takimit. – Advertisment – Lajmi në përditësim

Lexo më Shumë