Është gjetur trupi i viktimës që mbeti i brenda magazinës së djegur të qendrës tregtare.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton se trupi i 32-vjeçarit Arjan Sala u gjet rreth orës 3 të mëngjesit në brendësi të magazinës, pranë një dere të kyçur.
Dyshohet se Sala, i cili ishte përgjegjësi i rojeve të sigurisë në objekt është asfiksuar në tentativë për ta hapur. Aktualisht trupi i pajetë është dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.



