Kandidati për deputet i Shkodrës për Partinë Social Demokrate, Tom Doshi, përmes një postimi në rrjete sociale, ka prezantuar sloganin e ri të partisë ku ai bën pjesë.
“Na jepni besimin, t’ju kthejmë shpresën” do të jetë slogani i PSD në këtë fushatë, ku Doshi bën i bën thirrje qytetarëve për të votuar numrin 1.
Kujtojmë se kandidatura e Tom Doshit, është vënë në qendër të diskutimeve nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, ku disa herë në daljet e saj publike, i ka bërë thirrje KQZ-së dhe institucioneve të tjera që të mos e lejojnë kandidimin e tij në këto zgjedhje.
NA JEPNI BESIMIN
T’JU KTHEJMË SHPRESËN
Voto nr. 1
#VotoTomDoshiPosted by Tom Doshi on E premte, 26 Mars 2021



