Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale. 222 kandidatë janë rreshtuar në skenën e improvizuar te sheshi “Nënë Tereza”.
Ndërkohë, në shesh janë mbledhur mbështetës të shumtë të PD, të cilët po ndjekin nga afër çeljen e fushatës së PD.
Në sheshin “Nënë Tereza” janë edhe aleatët e Lulzim Bashës, si Fatmir Mediu i PR, Dashamir Shehi i LZHK, Agron Duka i PAA, Shpëtim Idrizi i PDIU, Vangjel Dule i PBDNJ.



