Author: almakos

Edhe pse ka kohë që është gati për t’i pritur pacientët e parë, spitali modular në Strugë është ende jashtë përdorimit. Fillimisht u njoftua se do të vihej në përdorim deri në fund të janarit, por deri më tani asgjë nuk ka ndodhur, megjithëse kanë kaluar tre muaj. Drejtori Armend Arsllani, thotë se tani për tani nuk ka nevojë për këtë, sepse situata është e qëndrueshme. – Advertisment – Rastet pozitive me Covid në Struga aktualisht trajtohen në repartin intern, ku trajtohen edhe pacientë me sëmundje tjera, edhe pse bëhet fjalë për hapësira të ndara. Mjekët me të cilët u…

Lexo më Shumë

Kosova ka regjistruar 701 raste dhe 14 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Sërish numri i të shëruarve ishte më i lartë, me 737 pacientë që fituan betejën së fundmi. Pavarësisht se Kosova ka shtrënguar masat kufizuese, rastet sot janë rritur në krahasim me një ditë më parë. Më shumë të infektuar pati Prishtina me 157 ndjekur nga Gjilani 84, Mitrovica 59, Peja 51, Ferizaj 46 etj.

Lexo më Shumë

Qeveria po përgatit fushatë për t’i nxitur qytetarët të vaksinohen kundër Kovid19 dhe mbi rëndësinë e imunizimit. Deri më tani 155 mijë qytetarë kanë shprehur interesim për t’u vaksinuar, që është numër i ulët krahasuar me numrin e popullatës. Ministri i Shëndetësisë pret që interesimi i qytetarëve të rritet kur të mbërrijë një sasi më e madhe e vaksinave në vend. – Advertisment – Shfrytëzoj rastin t’ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të vaksinohen. Besoj se si do të arrijnë informacionet për arritjen e vaksinave, ashtu dhe do të ndryshojë pasqyra e gjendjes”, pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë. Deri…

Lexo më Shumë

Në studion e emisionit “Pika mbi i”, në “News 24” u debatua në lidhje me përdorimin e të dhënave personale nga databaza e E-Albania. Gazetarja Klodiana Lala theksoi se ka zbuluar patronazhisten e saj, duke shtuar se të dhënat e qytetarëve po përdoren në mënyrë të paligjshme. “Doja të zbuloja nëse raportimet janë të sakta. Hyra në sistemin, që besoj se tashmë është në disa duar dhe kam dhënë të dhënat e mia personale. Ishte një person, vajzë, që nuk e njoh, dispononte numrin tim të celularit. Është rrjet që po përdor në mënyrë të paligjshme të dhënat personale. Kam…

Lexo më Shumë

Gjykata e Tiranës dënon me 6 vite burg biznesmenen Vjollca Hoxholli me akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda. Gazetarja Klodiana Lala raporton se po për mashtrim u dënua edhe Dorjan Hata. Më herët, prokuroria e Tiranës kishte kërkuar 6 vite burg për Vjollca Hoxholli, e cila është vënë në pranga në vitin 2018. Ajo akuzohet se nën drejtimin e kompanisë së ndërtimit ‘Hoxholli Sh.P.K.”, shiste disa herë të njëjtin apartament dhe përfitonte paratë duke mashtruar qytetarë të ndryshëm. Ajo u zbulua se kishte përfituar 318 mijë euro duke ushtruar veprimtarinë e mashtrimit.

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski derisa komentoi dorëheqjen e Dragi Rashtovskit deklaroi se dorëheqje duhet të jep komplet Qeveri dhe se Rashtovski duhet të përfundoj në burg. – Advertisment – “Dorëheqje duhet të jep kjo qeveri kriminele, jo Rashkovski, Rashkovski duhet të jetë atje ku e ka vendin, në burg. Nuk mundet një nëpunës me pagë me disa qindra euro ose një profesor në fakultet të ndërtoj pallat me mijëra metra katror, të shkoj për pushime në kohë pandemie atje ku ishte dhe të na tregoj se kanë qen aranzhmanet e lira dhe se vozitet me furiostrada të reja në…

Lexo më Shumë

Arrestohet nga uniformat blu shtetasi Altin Mera, i cili së bashku me të vëllanë e tij, ekzekutuan gjatë ditës së djeshme komshiun e tyre Xhetan Konesha, në Dibër. Muhamet dhe Altin Mera hapën zjarr ndaj Koneshës me automatik, duke e lënë të vdekur. Pas ngjarjes, blutë e Dibrës vunë në pranga 30-vjeçarin Muhamet Mera si dhe sekuestruan armën e zjarrit tip automatik, me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, ndërsa vëllai tjetër Altini u fsheh në pyll. Banorët e zonës pohuan për gazetarin Enver Doçi bënë me dije se sherri mes viktimës dhe dy vëllezërve ishte i hershëm, ndërsa…

Lexo më Shumë

Dje (13-prill) në ora 08:20 pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 27 vjeçarin Xh.I. nga Tetova, për arsye se në shtëpinë e tyre familjare kishte demonstruar sjellje agresive, kështu që kishte dëmtuar orenditë e brendshme të shtëpisë dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste babain e tij 57-vjeç, me një mjet të mprehtë. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme ka bërë rekurs ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila liroi mjekun kardiolog, Edvin Prifti. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar kërkesën që SPAK i bën Gjykatës së Lartë që ta rikthejë mjekun në burg. Shefi i kardiokirurgjisë Prifti u arrestua dhe më pas u la i lirë më 2 mars, nën akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’ duke iu caktuar masa ‘arrest shtëpie’. Priftit iu gjetën 250 mijë euro dhe afro 160 milion lekë të reja në shtëpi dhe zyrë, ndërsa aktualisht ndaj tij ka mbetur në fuqi masa e pezullimit të ushtrimit të detyrës.…

Lexo më Shumë

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 34 vjeçar i cili ka përndjekujr një të mitur. Në pranga përfundoi shtetasi N.K.,34 vjeç. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Përndjekja”, shtetasin N. K., 34 vjeç, banues në Patos, pasi në datën 13.04.2021 ka përndjekur një shtetase të mitur 17 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë në paraqitjen e tij të sotme në Qendrën për Vaksinim Masiv në Shkup tha se gjatë këtij muaji pritet të arrijnë  disa lloje të vaksinave kundër Covid-19. Filipçe dha datë konkrete për arritjen e vaksinave Pfizer nga kontrata direkte. – Advertisment – “Nga kompania Pfizer përmes marrëveshjes sonë direkte me datë 19 dhe 26 prill do të vijnë nga 10 mijë doza. Kisha takim me ambasadorin e Kinës, kemi informacione që pjesa administrative atje është përshpejtuar. Presim informacione nga Ambasada e Rusisë për doza shtesë të vaksinës Sputnik. Deri në fund të muajit duhet të arrijnë edhe…

Lexo më Shumë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën me dije se deri më tani janë vaksinuar në total më shumë se 200 mijë të moshuar. Në videon e publikuar në Facebook, të moshuarit të cilët janë vaksinuar shprehen të kënaqur që kanë bërë vaksinën, pasi tashmë ndjehen më të mbrojtur, duke theksuar se nuk i ka shkaktuar asnjë efekt anësor. “Me lajmin e mirë se, më shumë se 200,000 gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga covid19 ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Manastriliu krahas videos. https://fb.watch/4Snqyioyop/

Lexo më Shumë