Author: almakos

Muaji i Ramazanit edhe këtë vit nisi me masa kufizuese për shkak të pandemisë Covid 19. Besimtarët myslimanë tashmë janë njoftuar me rregullat për tu mbrojtur nga virusi korona ndërkohë që kryejnë obligimet fetare. Ndër të tjera është vendosur të mos organizohen aktivitete shtesë gjatë këtij muaji, sipas mundësisë, të shfrytëzohen hapësirat e jashtme të xhamisë për faljen e namazeve, ligjëratat fetare të mbahen „online“, si dhe të mos organizohen iftare dhe falje të teravisë derisa të largohet kufizimi i lëvizjes. Besimtarët që anketuam për Alsat janë të ndarë rreth kufizimeve për këtë muaj të shenjtë. Një pjesë vlerësojnë se…

Lexo më Shumë

Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen e ndodhur sot në Mamurras, ku mbetën të plagosur dy efektivë policie dhe një qytetarë.Mësohet se efektivët e policisë kanë qenë në patrullim në qendër të qytetit dhe kanë kërkuar që të ndalojnë mjetin e autorëve. Këta të fundit nuk i janë bindur urdhrit për kontroll dhe kane pasur konflikt verbal ku më pas edhe kanë qëlluar, duke lënë për pasojë të plagosur 2 policët dhe një qytetar. Sipas të dhënave autoret janë identifikuar, por emrat nuk bëhen ende të ditur.

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet pas publikimit të informacioneve lidhur me përdorimin e të dhënave të qytetarëve nga Partia Socialiste. Prokuroria ka shkuar në zyrat e Lapsi.al për të sekuestruar serverin pas publikimit të disa prej të dhënave për database-in ku ndodhen të dhënat e qytetarëve.  Kreu i SPAK Arben Kraja deklaroi sot se kanë filluar verifikimet dhe do ketë përgjigje patjetër lidhur me akuzat e ngritura për të cilat ka dhe një padi.

Lexo më Shumë

Zbardhen detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri në Mamurras, ku mbetën të plagosur dy efektivë politike dhe një qytetar. Raportohet se të plagosur kanë mbetur efektivët Ilir Zeka dhe Flamur Lleja, ku njëri është plagosur me armë dhe tjetri me sende të forta. Ndërkohë, nuk ka ende të dhëna për personin tjetër të plagosur, që është dërguar në spital. Burime bëjnë me dije se dyshohet që ka pasur shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave.

Lexo më Shumë

Në shpatet e malit të Karadakut, 20 kilometra nga qendra e qytetit, gjendet edhe lagjja Pobozhje. Një pallat luksoz do të ndërtohet nga familja e Dragi Rashkovskit, ish Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë, tani Sekretar për Monitorimin dhe Mbështetjen e Institucioneve në zbatimin e programeve të punës së Qeverisë. Investitorët e shtëpisë super të rehatshme, janë dy fëmijët e tij të mitur. Kështu duket hapësira në “Google Maps”. Por, në Pobozhje situata është krejt tjetër. Parcela tashmë është rrafshuar, edhe atë në sipërfaqe prej disa mijëra metrash katrorë. Në terren ka edhe dy ekskavatorë. – Advertisment – “Në këtë parcelë…

Lexo më Shumë

Të shtëna më armë janë regjistruar sot në Mamurras, ku për pasojë janë plagosur dy punonjës policie. Gazetari Andi Shota raporton se policët janë plagosur në këmbë në rrethana ende të paqarta. Po ashtu mësohet se policët janë jashtë rrezikut për jetën. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi në një lidhje telefonike për ‘News24’ se policët aktualisht po marrin ndihëm mjekësore, ndërsa nuk dihen nëse kemi të bëjmë me një sulm ndaj tyre apo ngjarja ka qenë aksidentale, ndërkohë që nuk përjashtohet dhe një zënkë mes tyre.

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, ku një 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri tip kallashnikov, pas sherrit për pronën me dy vëllezër, fqinjë të tij. Burimet zyrtare bëjnë me dije se viktima është Xhetan Konesha. Dy vëllezërit e identifikuar si Muhamet Mera i cili është arrestuar dhe Altin Mera i cili është në kërkim, pas një konflikti të çastit me fqinjin e tyre kanë marrë armën e zjarrit dhe kanë qëlluar drejt 50-vjeçarit. Njoftimi: Plagosën me armë zjarri një shtetas, me pasojë vdekjen e tij, falë reagimit të menjëhershëm dhe profesional të Policisë, kapet dhe vihet në…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska gjatë ditës së sotme ka realizuar takim me ambasadoren e Ukrainës në vendin tonë, Natalija Zadorozhnjuk. Shekerinsa përmes një postimi ka komentuar edhe situatën e tensionuar në Ukrainë duke thënë se populli i Ukrainës meriton paqe dhe siguri. – Advertisment – “Populli i Ukrainës meriton paqe dhe siguri, si dhe shans për të ndërtuar një shtet që do t’u ofrojë qytetarëve të saj dhe rajonit stabilitet dhe prosperitet. Kanë mbështetjen tonë në këtë rrugë”, ka shkruar ministrja Shekerinska.

Lexo më Shumë

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy administratorët e dy kompanive, që kishin porositur banane në kontejnerin, ku u gjetën 143 kg kokainë. Droga u sekuestrua në portin e Durrësit pak ditë më parë. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për ‘BalkanWeb’ foto të Klajdi Xibrakut dhe Erjon Petit, të cilët qëndronin pas kafazit prej xhami, gjatë dhënies së masës nga gjykata e Durrësit. Të dy të arrestuarit, të cilët janë edhe kushërinj me njëri-tjetrin, kanë mohuar që të kenë lidhje me trafikun e drogës. Ata thanë pas arrestimit se operonin në fushën e importit…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se në seancën e sotme të Qeverisë, respektivisht në seancën e 65 do të kërkohet që përmes ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtje Shëndetësore të kufizohen çmimi për trajtim të Covid-19 në spitale private, transmeton Alsat. Filipçe tha se se përmes ndërhyrjeve ligjore do të kërkohet që të përafrohen çmimet me ato çmime që janë caktuar nga Fondi për Siguri Shëndetësore. – Advertisment – “Me ndryshimet ligjore, propozojmë që diagnostikimi dhe trajtimi i pacientëve me Covid-19 të variojë nga 40,000 deri në 305,000 denarë. Shteti përveç që ka autoritetin për të ndërhyrë përmes marrëveshjes…

Lexo më Shumë

Veçanërisht problematike sipas OBSH-së është pabarazia masive mes vendeve të varfëra dhe atyre të pasura sa i përket vaksinimit ndaj koronavirusit. Në vitin e dytë të pandemisë së koronavirusit pavarësisht fushatës së vaksinimeve në shumë vende, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kriza shëndetërose ende nuk është kapërcyer. “Fundi i pandemisë është ende larg”, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në Gjenevë. Megjithatë përmes masave tashmë të sprovuara pandemia po mbahet nën kontroll, theksoi Tedros. “Ne duam gjithashtu, që shoqëritë, tregjet, udhëtimet dhe tregtia të rihapen”, shtoi ai. “Por ndërkohë pavionet e kujdesit intensiv në shumë vende…

Lexo më Shumë