VMRO DPMNE po shqyrton nëse do të tërheqë amendamentet për Ligjin e Shtetësisë, i cili do ti zhbllokojë edhe ligjet nga pakoja e pestë e masave ekonomike. Nga kjo parti opozitare për Alsat thonë se do të presin për të parë propozim vendimin për shtetësi për të marrë një vendim. Nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkojnë tërheqjen e amendamenteve të Ligjit të propozuar për Shtetësi në mënyrë që t’i tërheqin menjëherë amendamentet për masat. – Advertisment – Sipas kryetarit të Komisionit për Financa dhe Buxhet Timço Mucunski, nga VMRO DPMNE, ligjet mund të miratohen pa i tërhequr amendamentet.…
Author: almakos
Gjatë 24 orëve të fundit, koronavirusi iu ka marrë jetën 8 pacientëve në Kosovë. Instituti i Shëndetit Publik në vendin fqinj raporton se në këto 24 orë kanë rezultuar pozitivë 345 persona. Numri total i rasteve pozitive është 98.341 raste nga 478.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.996 raste të vdekjes. Njoftimi i plotë: 518 TË SHËRUAR DHE 345 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.208 mostra të marra nga ShSKUK…
Tani për tani, prokuroria nuk heton nëse persona nga Ministria e Brendshme e kanë rrezikuar hetimin e rastit “Sozia”. Aferën me pasaportat, në vend të organeve hetuese, së pari e paralajmëroi partia opozitare VMRO DPMNE, ndërsa të nesërmen u prononcuan nga MPB-ja. Prokuroria njoftoi se tani nga Ministria e Brendshme do të kërkojnë prova nëse dhe cilët persona kanë dorëzuar të dhëna nga hetimi aktiv. – Advertisment – Ende nuk është hapur hetim për rastin për të cilin po tregoni interes. Për momentin merremi me kontrollet për të cilat Prokuroria tashmë ka njoftuar se do t’i vërtetojë të gjitha faktet…
Biznesmeni Orce Kamçev mbetet në paraburgim në Shutkë. Gjykata Penale ka vendosur që të zgjas paraburgimin për Kamçevin edhe me 30 ditë. Ai në burgun e Shutkës tash e një muaj. Pala mbrojtëse në rastin “Parcelat në Vodno” mund të parashtrojë ankesë kundër këtij vendimi në Gyjkatën e Apelit. – Advertisment –
Një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur mesditën e sotme pas një sherri në lagjen “Pazari i Vjetër”, Gjirokastër. Pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin I. R., rreth 60 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili u transportua për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe bënë të mundur kapjen e autorit, të cilin po e shoqërojnë për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, për të vijuar me procedurat e mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela pas takimit të sotëm me kryeministrin Zoran Zaev, tha se deri të premten pritet të formatizohet propozim ligji për shtetësi. – Advertisment – “Në mënyrë që mos të ngelemi në nivel të debateve, por gjithçka të ketë afate dhe të përfundojë. Deri nga fundi i javës jem marrë vesh që të kemi tekstin final të propozim ligjit për shtetësi, me çka do të zgjedhim problemin e qytetarëve të tanguar nga kjo problematikë. Jemi në rrugë të mbarë në mënyrë që të gjejmë zgjidhje të këtij problemi”, tha mes tjerash kreu i Aleancës për…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin e Fierit, ku një grua 30-vjeçare ka humbur jetën gjatë lindjes pasditen e të shtunës. Familjarët e të resë hedhin pretendime në drejtim të stafit në spital, që sipas tyre kanë bërë mjekim të pakujdesshëm. Burimet saktësojnë se kanë nisur hetimet tashmë për mjekët që e kanë ndjekur 30-vjeçaren, ndërkohë që gjendja e fëmijës është e mirë. Nuk dihet nëse e reja ka pasur komplikacione të mëparshme.
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë si autorët e dyshuar të një vjedhje me armë zjarri në një pikë karburanti në Krujë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit tek Ura e Gjolës, Arrameras, ku personat e maskuar kanë vjedhur një sasi monetare në pikën e karburantit dhe janë larguar. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, automjetin dhe veshjet e përdorura nga këta shtetas në momentin e ngjarjes. Njoftimi i policië: Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjola”. Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vjedhja me…
Në Kuvend tashmë ka nisur takimi mes kryeministrit Zoran Zaev, liderit të Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela, si dhe liderit të Alternativës, Afrim Gashi. transmeton Alsat. Pushteti dhe opozita shqiptare pritet të gjejnë zgjidhje për Ligjin e Shtetësisë, i cili po e mban të bllokuar punën e Kuvendit. – Advertisment – Për të zgjidhur ngërçin Zaev pritet të thirret në ligjin e vitit 2004, kur për 2 vite u pajisën me shtetësi mbi 2.500 shqiptarë. Sikur 16 vite më parë do të vendosen kritere mbi bazën e të cilëve do të arrihet deri tek statusi shtetas. Disa nga kriteret janë:…
Dy persona kanë rënë në prangat e uniformave blu për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Burimet zyrtare bëjnë me dije se shtetasit S. K., 20 vjeç dhe A. M., 23 vjeç, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë dhunuar fizikisht një 27-vjeçar, të cilin e kanë mbajtur përreth 30 minuta në banesën e njërit prej dhunuesve, me pretendimin se i kishte borxh shtetasit A. M., një sasi lekësh të cilën ende nuk ia kishte shlyer. Njoftimi i policisë: Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprat penale “Heqja…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se pas mbledhjes së sotme të Shtabit Qendror për Menaxhim me Kriza është vendosur që të bëhen ndryshime në Ligjin për Mbrojtje Shëndetësore me çka do të kufizohen çmimet e spitaleve private për trajtim të pacientëve me koronavirus, raporton Alsat. – Advertisment – “Është marrë vendim që të ndryshohet Ligji për Mbrojtje Shëndetësore, ku spitaleve private do tu kufizohet çmimi i mjeteve financiare gjatë kohës së krizës ose gjatë gjendjes së jashtëzakonshme e që ka të bëj me trajtimin e Covid-19. Nesër në Qeveri do të dorëzojmë propozim…
Pas protestës së ditës së djeshme kundër ndërtimit të HEC-it në Mirditë, policia ka vënë në pranga katër persona, një prej të cilëve organizatori i kësaj proteste. Ndërsa bëhet me dije se autoritetet kanë nisur hetimet edhe për 30 persona të tjerë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në afërsi të tunelit të Kalimashit, në fshatin Thirrë, Mirditë, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të zhbllokuar qarkullimin e automjeteve. Njoftimi i plotë i policisë: Në lidhje me…

