Ndryshon ora policore, rikthehen fluturimet me Britaninë e Madhe. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në një komunikim me median pas mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve ka bërë të ditur vendimet e reja. Nisur nga situata epidemiologjike dhe ecuria e procesit të vaksinimit antiCOVID, Manastirliu deklaroi se kufizimet për aktivitet dhe lëvizjet do të jenë në orën 22:00- 06:00 dhe gjithashtu do të rihapen fluturimet me Britaninë e Madhe. “Në vlerësim të situatës së 6 javëve të fundit Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së lejuar të qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00…
Author: almakos
Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja në Maqellarë, ku një 44-vjeçare qëlloi për vdekje me thikë vjehrrën e saj. Ngjarja ndodhi mbrëmë. Për 6 orë, shtetaseje me inicialet M.M., ka fshehur krimin, ndërsa ngjarja u zbulua nga bashkëshorti i saj. Ka qenë ky i fundit ai që njoftoi policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje. Mësohet se vjehrra kishte kërkuar disa herë urdhër mbrojtje ndaj nuses dhe sipas banorëve konfliktet kanë qenë të hershme. Jashtë banesës ku ndodhi krimi, në oborr ka pasur disa fëmijë, të cilët kanë dëgjuar ulërima. Sipas banorëve të zonës, kur nusja ka dalë…
Gjatë ditëve të fundit Ministria e Brendshme ka kryer kontrolle të intensifikuara në trafik rrugët Shkup-Ohër-Shën Naum, ndërsa gjatë ditës së djeshme (10.04) janë gjobitur 330 shoferë për tejkalim shpejtësie. Kështu, 21 shoferë vozitën me deri në 70 kilometra në orë mbi kufirin e shpejtësisë. Ndërsa 124 me një shpejtësi prej mbi 50 kilometra në orë mbi kufirin e shpejtësisë. Kontrollet e intensifikuara vazhdojnë sot dhe në ditët në vijim, ndërsa është e qartë se ka një rënie të numrit të aksidenteve të trafikut në periudhën kur zbatohen këto kontrolle. – Advertisment –
Mjeku Tritan Kalo teksa iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, ka rrëfyer se çfarë ndodh brenda spitalit COVID1. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Kalo thekson se mosha e të shtruarve varion nga 31-72 vjeç, me ose pa sëmundje bashkëshoqëruese. Mes të tjerash ai bën me dije se numri i të shtruarve ka rënë, ndërsa apelon për respektimin e masave anti-covid. POSTIMI I MJEKUT: Kohë kovidiane…. 11.04.2021…. Dita e punës fillon herët në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUNT/Covid-1….Turni i parë është aty duke u përkujdesur me dashuri e profesionalizëm, për të së prekurit nga forma të rënda të…
Nga ora 20:00 deri në ora 05:00 të ditës së sotme, 36 persona janë kapur duke mos e respektuar orën policore. – Advertisment – Në krahasim me ditët paraprake, kjo paraqet një rritje e lehtë e shkeljeve të orës policore. Ora policore hyri në fuqi më 10 mars, dhe ajo deri më 5 prill ka filluar prej orës 22:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit. Por, prej 6 prillit, ora policore u zgjat edhe për dy orë. Fillon në ora 20:00 dhe do të mbarojë ditën e nesërme, në ora 05:00. Kjo masë do të jetë në fuqi deri më…
Infeksionisti Hamdi Ramadani në Kosovë ngre alarmin për mënyrën e vaksinimit. Sipas tij, vaksinimi pa test për COVID-19 mund të shkaktojë komplikime të rënda ose efekte anësore. “Nëse bëhet vaksinimi pa këto masa, domethënë teste, për organizmin qoftë me simptome ose pa simptome, nëse s’kemi teste molekulare, nuk kemi teste serologjike atëherë, rreziku, mundësia është e madhe që në një organizëm që është me Covid-19 pozitiv pa simptome dhe shenja klinike të vendoset edhe vaksinimi, që ju e dini se është një virus por i zbutur, në këtë situatë mund të paraqiten edhe ato që quhen komplikime të rënda ose…
Një zjarr ka përfshirë garazhin e një pallati në Tiranë. Policia e kryeqytetit ka bërë të ditur se forcat e rendit dhe zjarrfikëset kanë nisur evakuimin e banorëve. Zjarri mësohet se ka rënë në një automjet të parkuar brenda parkingut për shkaqe ende të panjohura. Burime për Gazeta Shqiptare kanë bërë të ditur se nga rënia e zjarrit dëmet materiale janë të mëdha në garazhin e pallatit. Banorët e pallatit kanë bërë të ditur për Gazeta Shqiptare se që prej orës 4:00 të mëngjesit ka rënë zjarri, çka ka sjellë panik dhe ta. Një pjesë prej tyre kanë dalë jashtë,…
Moti sot do të jetë me diell i shoqëruar herë pas here me vranësira. Do të fryjë një erë e lehtë në drejtim të jugut. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në 2 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 12 deri në 21 gradë Celsius.Nesër moti do të jetë i qëndrueshëm me rritje të temperaturave. Nga dita e martë moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut. – Advertisment –
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë njē rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 0°C në 08°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 18°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 19°C. Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.
Policia ka zbarkuar në kompaninë ‘Masabi Fruits’ në Kombinat të Tiranës ku pritej të shkonte konteineri me 143 kg kokainë nga Ekuadori. Gazetarja Klodiana Lala siguron për BalkanWefoto nga kontrollet në ambientet e kompanisë, teksa shihet se Policia po kontrollon me qen antidrogë. Ndërkohë policia ka njoftuar se janë arrestuar dy administratorët e kompanisë Klajdi Xibraku dhe Erjon Peti pritet të merret në pyetje.
Ish-kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexhetit nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare, do të kërkojë edhe një herë tjetër mandatin si kryetar i Tetovës .Kandidaturën e tij Bexheti e shpalosi gjatë ditës së sotme para selisë së PDSH-së në Tetovë. Bexheti tha se dy mandatet e Teuta Arifit kanë qenë zhgënjyes për tetovarët dhe për këtë arsye ai mendon se do ta bëjë më mirë Tetovën. – Advertisment – Ndërsa kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi tha se deri më tani nuk ka biseduar për një koalicion të mundshëm dhe është i gatshëm të bisedojë me të gjitha partitë, përveç…
Në 24 orët e fundit, ministria e shëndetësisë konfirmoi 360 të infektuar dhe 6 viktima nga Covid-19. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 227 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. NJOFTIMI COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3342 testime, 534 të shëruar, 360 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë…

