Një zjarr ka përfshirë garazhin e një pallati në Tiranë.
Policia e kryeqytetit ka bërë të ditur se forcat e rendit dhe zjarrfikëset kanë nisur evakuimin e banorëve.
Zjarri mësohet se ka rënë në një automjet të parkuar brenda parkingut për shkaqe ende të panjohura.
Burime për Gazeta Shqiptare kanë bërë të ditur se nga rënia e zjarrit dëmet materiale janë të mëdha në garazhin e pallatit.
Banorët e pallatit kanë bërë të ditur për Gazeta Shqiptare se që prej orës 4:00 të mëngjesit ka rënë zjarri, çka ka sjellë panik dhe ta. Një pjesë prej tyre kanë dalë jashtë, ndërsa të tjerë ndodhen ende brenda apartamenteve të tyre. Banorët shprehen se nuk ka dalje pallati në soletë, pasi është e zënë, si dhe mungojnë shkallët e emergjencës.
Njoftimi:
Rreth orës 07:30, në rrugën “Fadil Deliu” ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati.
Shërbimet dhe shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve si dhe neutralizimin e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




