Policia ka zbarkuar në kompaninë ‘Masabi Fruits’ në Kombinat të Tiranës ku pritej të shkonte konteineri me 143 kg kokainë nga Ekuadori.
Gazetarja Klodiana Lala siguron për BalkanWefoto nga kontrollet në ambientet e kompanisë, teksa shihet se Policia po kontrollon me qen antidrogë.
Ndërkohë policia ka njoftuar se janë arrestuar dy administratorët e kompanisë Klajdi Xibraku dhe Erjon Peti pritet të merret në pyetje.