Sadi Bexheti nga radhët e PDSH-së kandidon për kryetar komune në Tetovë

Sadi Bexheti nga radhët e PDSH-së kandidon për kryetar komune në Tetovë

Ish-kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexhetit nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare, do të kërkojë edhe një herë tjetër mandatin si kryetar i Tetovës .
Kandidaturën e tij Bexheti e shpalosi gjatë ditës së sotme para selisë së PDSH-së në Tetovë. Bexheti tha se dy mandatet e Teuta Arifit kanë qenë zhgënjyes për tetovarët dhe për këtë arsye ai mendon se do ta bëjë më mirë Tetovën.

– Advertisment –

Ndërsa kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi tha se deri më tani nuk ka biseduar për një koalicion të mundshëm dhe është i gatshëm të bisedojë me të gjitha partitë, përveç me BDI-në, sepse sipas tij, pikërisht nga ata ka ardhur e keqja e qytetit.

Sadi Bexheti ka qenë kryetar i Komunës së Tetovës nga viti 2009- deri në 2013 kur edhe u mund nga kryetarja aktuale e komunës së Tetovës Teuta Arifi.