Administratori i ‘Masabi Fruits’, Erjon Peti ka folur ekskluzivisht për News24 për konteinerin me 200 kg kokainë që është kapur në portin e Durrësit. Në një bisedë telefonike me gazetaren Dorjana Bezat, Peti thotë se kanë arrestuar ortakun e tij, që e ka dhe djalë daje, Klajdi Xibrakun. Peti thotë se s’po kupton asgjë, madje s’ka asnjë lidhje me këtë ngjarje, si dh e ndjen veten të pambrojtur. ”Po e shikoj, po e shikoj. Nuk e di ça komenti të jap. Unë jam administratori tjetër, Erion Peti. Na njoftuan që kemi kontroll rutinë. Siç e bëjmë çdo javë. Shkoj djali i…
Author: almakos
200 kg kokainë dyshohet se janë gjetur në kointeinerin e bllokuar me banane në Durrës, raporton gazetarja Klodiana Lala. Konteineri vinte nga Ekuadori dhe ishte nisur 24 ditë më parë, ndërkohë operacioni në Shqipëri është zhvilluar shumë shpejt. Pakot ishin fshehur në një pjesë të modifikuar në tavanin e konteinerit që është sharruar. Po ashtu zbulohet se ngarkesa destinacion kishte Kombinatin, saktësisht firmën ”Massabi Fruit”, pasi dhe konteineri ishte i ngarkuar me banane. Ndërkohë zbulohet se konteineri kaloi fillimisht në skaner e më pas në kontroll fizik, teksa SPAK ka nën përgjim prej kohësh persona të ndryshëm e pronarë kompanish…
Në 24 orët e fundit janë shënuar 32 viktima dhe 1092 raste të reja me COVID-19. Është shënuar numër rekord i të shëruarve. Plot 2 003 persona e kanë fituar betejën me virusit. Ndërkohë deri më tani janë vaksinuar mbi 18.000 qytetarë ndërsa numri i vaksinave që do të mbërrijnë në vend do të rritet në fund të prillit. Opozita maqedonase protestoi duke kërkuar dorëheqjen e ministrit Filipçe me arsyetimin se nuk ka menaxhuar si duhet gjendjen me Covid-19. – Advertisment –
Autoritetet shëndetësore në Kosovë konfirmojnë se janë regjistruar 571 të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit. Ndërsa bëhet me dije se 9 pacientë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin. Njoftimi i plotë: 727 TË SHËRUAR DHE 571 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.351 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 571 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar…
Zbardhen të tjera detaje të rënda nga krimi horror që tronditi këtë mesditë Kavajën dhe mbarë vendin. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se 48-vjeçari Bilbil Shirja ka qenë përdorues alkooli dhe ishte ndarë nga bashkëshortja e tij 45 vjeçe, Fëllënxa Shirja, prej dy muajsh. Siç mëson gazetarja Haxhiaj nga vendngjarja, gruaja jetonte te prindërit e saj pas ndarjes, por ditën e sotme 48-vjeçari ka shkuar dhe e ka marrë gruan kundër dëshirës së saj. Mësohet se Bilbil Shirja e ka lidhur gruan në makinë dhe pasi kanë ecur reth 10 kilometra, në pyllin e fshatit, i ka vënë flakën,…
Policia Financiare ka hapur lëndë për shkak të dyshimeve për përvetësim parash dhe keqpërdorim të të dhënave personale nga disa bastore. Alsat mëson se tani për tani bëhet fjalë për tre bastore të njohura në këtë biznes. Drejtoria e Policisë Financiare për këtë rast do ta informojë edhe prokurorinë. – Advertisment – Policia Financiare “Është formuar lëndë në Drejtorinë e Policisë Financiare dhe ndaj saj do të veprohet në përputhje me kompetencat. Për rezultatet e inspektimeve do të informohet edhe prokurori kompetent “. Anëtari i Agjencisë kundër korrupsionit, Goran Tërpenoski, i cili e zbuloi këtë rast, për Alsat thotë se…
Zbardhen detaje të reja nga krimi i dyfishtë që tronditi këtë mesditë Kavajën dhe mbarë vendin, teksa 48-vjeçari Bilbil Shirja dogji bashkëshorten 45-vjeçare, Fëllënxa Shirja, brenda makinës dhe më pas vari veten në një pemë aty pranë. Gazetarja Klodjana Haxhiaj sjell në redaksinë e “BalkanWeb” dëshmi nga vendngjarja, ku komshinjtë e çiftit shprehen e ata ishin njerëz familjarë, të rregullt dhe besimtarë, që faleshin rregullisht në xhami. Njëri prej komshinjve thekson për gazetaren Haxhiaj se “takoheshim çdo ditë dhe nuk më kishte shfaqur asnjëherë asnjë lloj problemi”. Ndërkohë, dy komshinj të tjerë të çiftit të ndjerë shprehen se “jemi të…
Laboratori Qendror Shtetëror i Mjedisit Jetësor, i cili është pjesë e Ministrisë së Ekologjisë, ende nuk është i akredituar për matjen e cilësisë së ajrit. Që të mund zyrtarisht të jep rezultate, nevojiten mjete të reja dhe trajnim i të punësuarve. Njëri prej tyre është në proces të sjelljes në vendin tonë. Por, më pas do të ketë procedurë të gjatë akreditimi. – Advertisment – Filtrat e grimcave PM 10 që ne i matim çdo ditë si grimca totale PM10 me atë instrument do të mund të përcaktohet përbërja e tyre, jo saktësisht përbërja e tyre, por origjina e grimcave…
Teksa mbetet e paqartë nëse epilogu i zgjedhjeve të 4 prillit në Bullgari do të rezultojë me Qeveri apo zgjedhje të reja, gazetarë dhe analistë nga Bullgaria thonë për Alsat se situata e brendshme nuk do të reflektohet negativisht në marrëdhëniet dypalëshe. Sipas gazetarit, Mihail Duzev me mbetjen e partive patriotike si VMRO-ja jashtë Parlamentit bullgar, kontesti dypalësh nuk do të jetë në mesin e prioriteteve të shumicës së re parlamentare, kushdo që ta formojë atë. Sipas tij, një qeveri eventuale e partive “protestuese” do ta zbuste qëndrimin e Sofjes ndaj Shkupit, ndërsa nuk dihet pozicioni i partisë së dytë…
Zbardhen detaje të reja nga depoja e madhe e armëve, e zbuluar sot nga policia në Tiranë, që i përket shtetasit Sokol Xhura. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se aksioni është kryer me urdhër të SPAK, rrënjët e të cilit nisin më 9 shkurt të këtij viti, kur iu bë atentat biznesmenit Gjon Mena, në Kamëz. Pas atentatit, policia arrestoi dy kushërinjtë Enver dhe Edmond Jamaku, si dhe Gjergj Cukalin, i dyshuar si organizator i atentatit. Pak kohë më vonë, Enver Jamaku mori statusin e të penduarit të drejtësisë, duke pranuar të tregojë para hetuesve disa ngjarje të rënda…
Zjarrfikësit e Shkupit janë vaksinuar kundër Covid-19. Këtë e kanë bërë të ditur nga Qyteti i Shkupit duke njoftuar, se zjarrfikësit janë ndër shërbimet e para të Shkupit që iu kanë nënshtruar vaksinimit anti-Covid. – Advertisment – “Heronjtë tanë të qytetit nga Zjarrfikësit Shkup, të cilët gjithmonë janë këtu për t’i mbrojtur shkupjanët e tyre, janë të ekspozuar vazhdimisht ndaj rrezikuar në linjën e parë të frontit duke punuar pa u lodhur pa asnjë ditë pushimi në tërë pandeminë, janë të parët nga shërbimet e qytetit të cilët të parët e bënë vaksinimin kundër Covid-19”, thanë nga Qyteti i Shkupit.…
Policia e Tiranës ka zbuluar një tjetër arsenal të madh armësh në kryeqytet. Mësohet se depoja me armë të llojeve të ndryshme i përket shtetasit Sokol Xhura. Kontrolli në ambeintin e Xhurës është zhvilluar me kërkesë të SPAK, në kuadër të operacionit të zhvilluar në muajin mars, ku u shkatërruan 18 baza kriminale, me armë të rënda, dhe u arrestuan anëtarët e një grupi të strukturuar kriminal. Njoftimi i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me datë 03.03.2021 ka regjistruar procedimin penal nr.52 per veprat penale te “Vrasjes me paramendim”, e kryer për interes, në…

