Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga Vlora deklaroi se të hënën do të vijnë në Shqipëri 7020 doza Pfizer dhe pjesa tjetër e vaksinave kineze nga kontrata me distributorin turk. Manastirliu tha se ditën e hënë do të ulet e fasha e vaksinimit në +60 vjeç. “Në Vlorë janë më shumë se 26 mijë vaksinime të kryera. Vazhdon ritmi i vaksinimit në qendra shëndetësore. Ditën e hënë ulim fashën +60. Kemi filluar tashmë me pjesën e kolaudimit. Nga nesër fillojmë shpërndarjen e vaksinave Sinovac. Të hënën presim 7020 doza pfizer dhe pjesën tjetër nga kontrata me distributorin e Sinovac”, deklaroi…
Author: almakos
Policia e Pukë ka arrestuar një person ndërsa një tjetër është vënë nën hetim, pasi hartonin lista me të dhënat e kartave të identitetit, duke iu premtuar qytetarëve lekë në këmbim të votës. Burime bëjnë me dije se personi i arrestuar është Vasil Shabani, ndërkohë që është proceduar drejtuesi i LSI-së për Pukën, Demir Syla. Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar një sasi parash, një listë me të dhënat personale të 27 qytetarëve dhe dy fletë të ngjashme me fletët e votimit. Njoftimi i policisë: Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore pecialistët për Hetimin e Krimit…
Ministria e Brendshme dje (09.04) vazhdoi me kontrollet e intensifikuara në komunikacion. “Gjithsej 129 masa janë dhënë në territorin e qytetit të Shkupit, përfshirë 31 për tejkalim të shpejtësisë, 6 gjoba për vozitje pa patentë shoferi, pesë për automjete teknikisht me defekt dhe paregjistruar dhe një për mosdhënie përparësie për këmbësorët. 4 gjoba janë dhënë për përdorimin e telefonit celular. Dy për kalimin e në semaforë të kuq, nëntë gjoba janë dhënë për motoçiklistët dhe 46 gjoba për automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme. – Advertisment –
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ndaj tre kontrollorëve të ndaluar të Albcontrol, pas pezullimit të punës në aeroportin e Rinasit, Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për kontrolloren Flora Ndreca, ndërsa ka lënë në burg dy kolegët e saj, Armando Fezga dhe Muhin Mezini. Kujtojmë se një ditë Prokuroria e Tiranës dërgoi në Gjykatë kërkesën ndaj tre kontrollorëve, ku ndaj Flora Ndrecës kërkonte masën “arrest shtëpie”, ndërsa për dy të tjerët kërkonte “arrest me burg”. Ndaj tre kontrollorëve, Prokuroria ka ngritur…
Mbajtja e maskës, vazhdon të jetë detyrim ligjor për qytetarët e Maqedonisë së Veriut si masë mbrojtëse nga Covid-19. – Advertisment – Për këtë, vazhdojnë edhe sanksionet nga Ministria e Punëve të Brendshme prë të gjithë ata të cilët shkelin këtë masë. Gjatë ditës që lëmë pas, për mosprespektim të kësaj mase, janë sanksionuar 434 persona, njoftoi MPB. Nga atje apelojnë, të respektohen masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut për luftim të epidemisë së Covid-19.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një video-mesazhi në “Facebook” thekson se deri më tani janë vaksinuar 250,676 persona. Manastirliu shkruan se brenda muajit maj pritet të vaksinohen 500 mijë persona në total, duke krijuar kështu mundësinë për një sezon më të lehtësuar turistik. Postimi i plotë: MirëmëngjesMë shumë se 176,000 gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga #covid19, falë fushatës së vaksinimit masiv, që do ta vazhdojmë me ritme të larta, për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e çdo qytetari*250,676 vaksinime të kryera500,000 të vaksinuar brenda muajit maj
Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka goditur me thikë një 61-vjeçar duke i shkaktuar dëmtime në trup. Burimet zyrtare bëjnë me dije se ky i fundit është dërguar në spitalin e Beratit ku dhe po merr ndihmën e parë mjekësore. ”Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin re Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T.C, 47 vjeç, banues në Samaticë, Ura Vajgurore. Ky shtetas, ka goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar dëmtime në trup, shtetasin Q.Z.,61 vjeç, banues në Samaticë, Berat, i cili po merr ndihmën mjekësore në…
Moti sot do të jetë kryesisht me diell i shoqëruar me vranësira. Do të fryjë një erë e lehtë në drejtimin jugor. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej –6 deri në 2 gradë, ndërsa temperaturat ditore do të lëvizin prej 12 deri në 17 gradë celsius. Në ditët në vijim pritet një rritje e ndjeshme e temperaturave. – Advertisment –
Emrat e punonjësve honorar të angazhuar nga Qeveria nuk janë publikuar sepse mund të ishin shënjestër e kritikave dhe kërcënimeve nga publiku, tha në emisionin “360 gradë” në Alsat, zëdhënësi i qeverisë Dushko Arsovski. Siç tha ai, ka pasur një abuzim me emrat në të kaluarën. – Advertisment – Në një kohë të polarizuar, për të thënë kështu, këta njerëz janë shënjestër e mundshme sepse ne kemi pasur përvoja të tilla në të kaluarën. Ka ndodhur që emra të caktuar të linçohen nga qendra të ndryshme, etj. Në çdo rast, nuk e meritojnë nëse kryejnë detyrat e dhëna që u…
Në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 këtë të premte u transmetua historia e një vajze në Rrëshen. Vajza e mitur quhet Jonida. S’ka festuar dot kurrë një ditëlindje, s’ka shijuar dot kurrë kënaqësinë e një torte me qirinj, për të shprehur mbi to dëshirat e saj fëmijërore. “Kurrë nuk kam festuar asnjë ditëlindje si gjithë të tjerët, kurrë, vetëm kur më kanë ftuar unë thosha po unë do kem ndonjë dhuratë ndonjë tortë, të paktën të isha dhe unë si fëmijët e tjerë, nuk e festojmë dot, vetëm bukë të përditshme kemi. Mami ma fsheh nuk ma tregon, ajo…
Kryeministri Edi Rama, me anë të një fotoje të publikuar në “Facebook” ka bërë të ditur se Shqipëria ka arritur në kotën e 250 mijë vaksinimeve që prej nisjes së fushatës “Shqipëria Buzëqesh”. Me këtë shifër, Shqipëria është në gjysmë të rrugës së objektivit të vendosur për muajin maj, ku është deklaruar nga kryeministri Rama dhe ministrja Ogerta Manastriliu që do të arrihet në kuotën e 500 mijë vaksinimeve. Kujtojmë se fushata ka nisur fillimisht me mjekët dhe të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve, për të vazhduar më pas me mësuesit, të moshuarit mbi 85-vjeç, ata mbi 70, e kjo…
Në Shqipëri, Aeroporti i vetëm ndërkombëtar i vendit, “Nënë Tereza”, iu rikthye normalitetit pas dy ditësh bllokimi për shkak të protestës së kontrollorëve ajororë të cilët në bllok deklaruan të mërkurën paftësinë për të punuar. Një grup kontrollorësh turq dhe grekë, u thirrën nga autoritetet për të garantuar vazhdimin e aktivitetit, ndërkohë që u bë e ditur se një pjesë e mirë e kontrollorëve shqiptarë janë rikthyer në punë. Avokati i tyre megjthatë tha sot se nuk kishte ndonjë informacion për situatën e re të krijuar Pas avionit të Air Albania-s, i cili u ul dje pasdite në pistën e…

