Author: almakos

Ministria për Punë të Brendshme gjate ditës së djeshme (12.04.2021) ka vazhduar me aktivitetet e shtuara në trafik, me çrrastë në territorin e qytetit të Shkupit ka regjistruar 109 shkelje, 30 prej të cilave për tejkalim të shpejtësisë. Janë regjistruar edhe 7 shkelje për makina të paregjistruara ose teknikisht të parregullta si dhe tre gjoba për kundërvajtje ndaj motoçiklistëve. Gjatë aksionit sipas MPB-së janë gjobitur edhe katër vozitës të cilët kanë përdorur telefonin gjatë vozitjes, 3 që nuk kanë vënë rripin e sigurisë, 3 për kalim në të kuqe në semaforë dhe 5 gjoba për parkim të parregullt. – Advertisment…

Lexo më Shumë

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi janë kapur me drogë. Burimet zyrtare bëjnë me dije se nën pranga përfunduan shtetasit, K. M., 29 vjeç dhe M. Sh., 24 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 650 doza me lëndë narkotike kanabis, doza me lëndë narkotike kokainë, 5 doreza grushti dhe sende të tjera të kundra ligjshme. Njoftimi i policisë: Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale…

Lexo më Shumë

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg shtetasin Vranicki Hisku, i cili u arrestua tre ditë më parë nga policia, pas zbulimit të një laboratorit të kultivimit të bimëve narkotike brenda një magazine në Gjorm të Kurbinit. Referuar provave të paraqitura nga prokuroria, gjyqtari Olti Skrame e cilësoi të ligjshëm arrestimin e 24-vjeçarit, duke vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” me afat 45 ditë, deri në administrimin e rezultateve të ekspertimeve të vendosura për t’u kryer, të akteve lidhur me posedimin dhe përdorimin e vendit të ngjarjes, si dhe të akteve të pretenduara nga personi në hetim.…

Lexo më Shumë

Kuvendi sot duhet ta vazhdojë seancën e 32-të në rend dite të së cilës kanë mbetur disa propozim vendime ligjore, por edhe raportet vjetore për punë dhe plane financiare për punën e institucioneve shtetërore dhe trupave të pavarur rregullator. – Advertisment – (Foto: MIA)

Lexo më Shumë

Analisti Arjan Vasjari ka debatuar me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, teksa temë diskutimi ishte publikimi i të dhënave personale të qytetarëve nga “E-Albania”. Kryebashkiaku Veliaj tha se të dhënat nuk kanë dalë nga Partia Socialiste, ndërsa shtoi, duke sulmuar portalin që i publikoi, se nëse janë të vërteta, le t’i dërgojnë në Prokurori. Nga ana tjetër, analisti Vasjari tha se aty ka të dhëna sensitive dhe publikimi i tyre përbën shkelje të të drejtave të njeriut. Sipas tij, nëse nuk i ka publikuar PS apo PD, atëherë është shqetësuese dhe…

Lexo më Shumë

Kryebashkiaku Erjon Veliaj, i ftuar në studion e “Real Story”, në “News 24”, foli mbi databazet e publikuara nga mediat, ku Partia Socialiste kishte të dhënat e qytetarëve. Veliaj tha se të gjitha partitë e mëdha kanë databazat e tyre, e kjo sipas tij ndodh edhe në SHBA. Ai shtoi se databazat e publikuara nuk janë të tyret, e theksoi se sipas tij të dhënat janë manipuluar. Veliaj tha se që në 2011, kryedemokrati Lulzim Basha, i uronte në numrin e telefonit ditëlindjen. “Të gjitha partitë kanë një databzë, nuk e di nëse është databaza jonë. S’ka asnjë dyshim që paritë serioze marrin…

Lexo më Shumë

Kandidati për deputet i LSI-së në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, ka vazhduar takimet me banorët nga ku thotë se, s’ka vaksinë që ia shëron plagët e 8 viteve këtij populli. “Rilindja ti lërë marifetet me regjistra votash të komanduara, sepse shanset për të fituar i ka 0. Ky popull kërkon ndryshimin e madh më 25 prill. Berati i jep 3 mandate LSI-së, ndërsa Shqipëria i jep fitoren spektakolare Opozitës së Bashkuar.”,- shprehet Maliqi në një postim të tijin të shpërndarë në rrjetet sociale. Postimi i tij i plotë: S’ka…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një takim në Kamëz, tha se kjo bashki, është e 5-a në vend, sa iu përket popullsisë dhe shtrirjes gjeografike. Ajo tha se është mëkat, që kjo bashki të mos ketë një spital, e u zotua se pas 25 prillit, do të ndërtohet në Kamëz një nga spitalet më modern në vend. “E rëndësishme nuk është vetëm punësimi, por e ardhmja e fëmijëve tanë, e shqiptarëve, e jona. Sot, nga data e sotme na ndajnë edhe 13 ditë nga 25 prilli, si sot dy javë numëruesit e LSI do të numërojnë…

Lexo më Shumë

Të gjithë ata që kanë aplikuar për pasaportë biometrike kanë afat deri në shtator të këtij viti për ta tërhequr atë. Ministria e Brendshme njofton se ky vendim është marrë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe nuk kanë mundur t’i marrin dokumentet në kohë. Shtyhet afati i tërheqjes së letërnjoftimeve, deri në Shtator 2021 Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me koncesionarin e prodhimit të dokumenteve të identitetit, kanë shtyrë deri në 1 shtator 2021, afatin e tërheqjes së letërnjoftimeve të prodhuara, por të pa tërhequra nga shtetasit. Ky vendim është marrë për t’u ardhur në…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1983 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 125 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 27 raste në Tiranë, 16 në Fier, 9 në Shkodër, 8 në Sarandë, 7…

Lexo më Shumë

Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se në 245 orët e fundit janë kryer 1 192 teste të dyshuara për Kovid dhe prej tyre 193 raste kanë rezultuar pozitivë. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën me virusin edhe 34 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 1 014 persona. Deri tani në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë kryer 670 333 testime për Kovid dhe prej tyre 142 034 persona janë prekur nga virusi. Prej tyre 117 794 e kanë fituar betejën me virusin, ndërsa 4 262 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive në vend me virusin…

Lexo më Shumë