Nga ora 20:00 e ditës së djeshme (13.04.2021) deri sot në ora 05:00 Ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar 27 shkelje të orës policore. Gjithashtu nga Ministria e Brendshme njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 435 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventiv për parandalimin e përhapjes së Kovid-19. – Advertisment –
Author: almakos
Katër persona kanë rënë në prangat e uniformave blu, pas konfliktit që ndodhi dje në Mamurras, ku mbetën të plagosur tre persona, dy prej tyre policë. Mësohet se janë arrestuar shtetasit David Madani, polic patrulle, i cili dyshohet se plagosi dy kolegët e tij nga pakujadesia, për vetëmbrojtje, si dhe 3 persona të tjerë konkretisht Gjon Fufi, Nikoll Fufi (Vokrri) dhe Rudolf Fufi. Të tre të plagosurit u dërguan dje në spitalin e Traumës në Tiranë, për trajtim më të specializuar mjekësor.
Dragi Rashkovski përmes një letre drejtuar kryeministrit Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga pozita e Sekretarit për Monitorimin dhe Mbështetjen e Institucioneve në zbatimin e programeve të punës së Qeverisë, transmeton Alsat. Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në TV Alsat është publikuar një hulumtim, ku u zbulua se familja Rashkovski tashmë ka nisur punimet për ndërtimin e një pallati luksoz në fshatin Pobozhje. – Advertisment – Në lidhje me: Alsat: Familja Rashkovski do të ndërtojë pallat luksoz në fshatin Pobozhje “Kur politika (politizimi) bëhet më e zhurmshme se shkencat natyrore, atëherë atmosfera e punës bëhet e papërshtatshme për dikë që…
Moti në mbarë vendin do të jetë me vranësira mesatare dhe me reshje lokale shiu dhe dukshëm më i freskët në veri dhe perëndim. Në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të dendura shiu, erë e fortë dhe bubullima të rralla. Në malet në veriperëndim, do të bjerë borë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 7 gradë Celsiusë, ndërsa ajo maksimale prej 12 deri në 19 gradë Celsiusë. – Advertisment – Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira mesatare, reshje shiu të përkohshëm dhe periudha me diell. Temperatura minimale…
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, e ftuar në emisionin “Përballë”, i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë, se nëse duan të votojnë ndryshimin 25 prilli është momenti. Ajo tha se nëse shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët që ulen në parlament, duhet t’i ndëshkojnë me votë në 25 prill. “Votuesit shqiptarë janë shpresa e parë më e mirë. Kjo është baza e çdo demokracie, votuesit. Ndaj mendoj që njerëzit i kanë bombarduar të besojnë se nuk kanë pushtet. Fakti që dikush përpiqet të blejë votën tënde duhet të tregojë se nuk jeni pa pushtet.Ky është pushteti…
Në LSDM nuk ka asnjë “ari të bardhë”, tha në emisionin “200” në Alsat, deputeti i kësaj partie, Martin Kostovski. I pyetur se cili do të jetë reagimi i Qeverisë nëse vërtetohet se njerëz nga nivelet më të larta të qeverisë janë gjithashtu të përfshirë në aferën e pasaportës, ai u përgjigj: – Advertisment – Siç thotë populli, nuk ka “ari të bardhë” në LSDM. Kushdo që e shkel ligjin do të dënohet,” tha Kostovski, duke shtuar se aksioni i udhëhequr nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me partnerët e huaj u sabotua nga konferenca e VMRO DPMNE-së opozitare.
Kryetari i Kuvendi të Serbisë, Ivica Daçiç, tha sot se gjetja e një kompromisi për çështjen e Kosovës është prioriteti më i rëndësishëm shtetëror dhe nacional i Serbisë dhe theksoi se përfaqësuesit shtetëror të Serbisë e dinë se ata kanë një partner të sinqertë në Presidentin e SHBA-së Joseph Biden. “Ne kishim një diplomaci të pandërprerë dhe shumë të gjallë [me SHBA], e cila arriti kulmin në fillim të shtatorit të vitit të kaluar me një takim midis Presidentit Vuçiç dhe pastaj Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, kur u arrit një marrëveshje e rëndësishme në lidhje me Kosovën, por…
Për ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, “blerja e votës është krim”. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi, zonja Kim tha se përpjekja për të blerë vota është krim ndaj ata politikanë që tentojnë të blejnë vota ajo i cilëson kriminelë. “Duhet të vrasin mendjen, kur kriminelët dhe të tjerët vijnë tek ata për t’iu blerë votat… Pse i quaj kriminelë? Sepse përpjekja për të blerë vota është një krim ndaj jeni një kriminel. Nëse përpiqeni të bleni një vote, jeni një kriminel. Për votuesit, duhet të vendosin. Do ta shes pushtetin që kam? Do ta shes dinjitetin?…
Shteti i së drejtës fillon të funksionojë në praktikë, thotë në paraqitjen e tij sonte në emisionin “200” në Alsat, deputeti nga LSDM-ja, Martin Kostovski. Siç thotë ai, duke komentuar vendimin e sotëm në rastin “Thesari/Arka”, ish “kapot” e mbrojtur të periudhës së kaluar po marrin dënime efektive me burg. – Advertisment – Po shkon ngadalë, por kodi mendor i perceptimit të qytetarëve është se diçka po ndryshon. Veçanërisht në fushën e gjyqësorit, në fushën e profesionalizmit dhe paanësisë në punën e Ministrisë së Brendshme, rezultatet janë të dukshme,” tha deputeti Kostovski.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, deklaroi sot se do të jetë në Vlorë deri më 26 prill, duke folur për një skenar si ai i Dibrës për vjedhjen e votave. “Do të jem në Vlorë deri më 26 prill sepse Vlora është e kërcënuar nga një ‘tërmet’ si ai i Dibrës, pra nga prekja dhe vjedhja e votave, që nuk do të tolerohet kurrë. Skenari i Dibrës nuk është hipotetik, por i faktuar. E kam informuar z.Bujar Leskaj dhe z.Petrit Vasili se sipas të dhënave që kam këtu në Vlorë po përgatitet i njëjti skenar që nuk do të tolerohet…
Sekreatri Organizativ i PS, Arben Pëllumbi i ftuar në emisionin ‘’Frontline’’ të Marsela Karapanços në News24 ka folur për debatin e fundit në lidhje me publikimin e të dhënave personale të mbi 900 mijë qytetarëve shqiptarë dhe dyshimet për përdorim politik të tyre. Pëllumbi thotë se databazën e publikuar në media nuk e kishte parë kurrë më parë, dhe thotë se nuk e di çfarë është madje s’ka asnjë informacion për të. Ai thotë se në krahasim me skemën e patronazhimit të PS, kjo e fundit nuk ka preferencën politike teksa nuk e di nëse përdoret apo jo numri i kartës së…
Gazetarja Dorjana Bezat raporton detaje nga plagosja e 3-fishtë në Mamurras. Në automjetin ishin duke udhëtuar tre persona, Nikoll Vokrri (Besimir Fufi) që ngeli i plagosur, Ndue Zefi(Gega) që është shpallur në kërkim, dhe një prej vëllezërve Fufi, janë të afërm ish-deputetit Mhill Fufit. Nuk dihet se cili prej vëllezërve ka qenë në automjet, Gjon apo Rudolf Fufi, por ata të dy janë shoqëruar në komsiarit, i pari u kap në Tiranë kurse i dyti në Laç. Ndërkohë nga pala tjetër mbetën të plagosur dy efektivët Ilir Zeka dhe Flamur Lleja. Sipas Policisë, të shtënat erdhën nga një polic që…

