Author: almakos

Nga ora 20:00 e ditës së djeshme (14.04.2021) Ministria për Punë të Brendshme ka konstatuar 15 shkelje të orës policore. Ndërkohë që në 24 orët e fundit në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar edhe 480 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. Nga MPB-ja në vazhdimësi bëjnë thirrje për respektimin e masave antiKovid si preventiv për parandalimin e përhapjes së Kovid-19. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Pasojat e pandemisë kanë qenë më fatale te burrat, vdekshmëria e të cilëve në vend ka shënuar një rritje shumë të lartë, në periudhën korrik-dhjetor 2020, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Eurostat ka përditësuar të dhënat javore për vdekjet në Shqipëri për të gjithë vitin 2020, duke i detajuar dhe në ndarjen sipas gjinisë (një e dhënë e tillë nuk është publikuar ende nga INSTAT). Në total sipas Eurostat, në 2020-n në vend u shënuan rreth 27.7 mijë fatalitete, ose 5,800 më shumë se 2019-a, me një rritje prej 26.6%, shifra të ngjashme ato…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (14.04.2021) në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 190 shkelje në trafik, prej të cilave 22 për tejkalim të shpejtësisë, 7 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 22 për ngasje të makinës pa patentë shoferi. Janë shqiptuar edhe 17 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 6 gjoba për motoçiklist, 7 për mosvënien e rripit të sigurisë, 2 gjoba për mosdhënien e përparësisë këmbësorëve dhe 48 për parkim të parregullt. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e ftuar në emisionin ‘’Koha për t’u zgjuar’’ të Bashkim Hoxhës në Neës24 nuk ka përjashtuar mundësinë që pas zgjedhjeve dhe përmbylljes së fushatës të ketë rritje të shifrave nga COVID_19. Ajo thotë se në vendet e tjera kur ka patur fushata pa respektuar masat anti-COVID atëhere shifrat janë rritur. Manastirliu i bën thirrje atyre që kanë treguar papërgjegjshmëri gjatë fushatës mos rrezikojnë jetën e tyre sepse mund të kthehet nesër në përkeqësim të jetës së qytetarëve, PYETJA: Çfarë do ta rrezikonte situatën? MANASTIRLIU: Ajo çfarë dimë të gjithë është që ka shumë të panjohura,…

Lexo më Shumë

Spekulimet në lidhje me stabilitetin e bankave mund të çojnë në një stampedo drejtë bankave dhe të gjunjëzojnë  gjithë sektorin bankar, paralajmëron profesori dhe ish-Ministri i Financave, Nikolla Popovski, në paraqitjen sotme në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat . Ai theksoi që politikanët dhe njerëzit e tjerë me ndikim në sektorin e biznesit duhet të jenë të kujdesshëm me  deklaratat publike. – Advertisment – Ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Ata kanë privilegjin që deklaratat e tyre të ndajnë me publikun, përmes mediave. Një qytetar i zakonshëm ose një ekspert nuk mund të dalë në mediume, ndërsa këta transmetohen,…

Lexo më Shumë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, publikon foto pas takimit në Lushnje, ndërsa thekson se atje ishte një entuziazëm i jashtëzakonshëm për fitore. Në mesazhin e saj përbri fotove, Kryemadhi thekson se “qëllimi ynë është që bizneset të lulëzojnë në gjithë Shqipërinë. Qëllimi ynë është që turizmi në Divjakë, në Seman, e kudo të lulëzojë për të krijuar vende pune dhe mundësi të zhvillimit të ekonomisë”. Mesazhi i Kryemadhit: LUSHNJA SOT ME ENTUZIAZËM TË JASHTËZAKONSHËM PËR FITOREN QË NA PRET NË 25 PRILL.LSI është forcë vendimtare për qeverisjen dhe garancia e ndryshimit të Shqipërisë. Qëllimi ynë nuk është të ndërrojmë një…

Lexo më Shumë

Spekulimet për likuiditetin e sektorit bankar dhe një pjesë të bankave nuk janë në interesin e askujt sepse bankat janë kujdestarët e kursimeve kombëtare, tha në paraqitjen e sotme si mysafirin në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, Bojan Stojanoski, përfaqësues i Asociacionit të Bankave të Maqedonisë. – Advertisment – Spekulime dhe dezinformatat e tilla nuk janë në interesin e askujt, dhe posaçërisht jo të ekonomisë,” tha Stojanovski, duke shtuar se bankat nuk kanë asnjë mekanizëm për të përcaktuar burimin e spekulimeve të tilla. “Ne si banka nuk mund të hyjmë në thelbin e zbulimit se nga dhe si vijnë spekulimet…

Lexo më Shumë

Që prej nisjes së pandemisë në vend, në mars të vitit 2020 vdekshmëria ka pësuar një rritje alarmante, që sipas Instat, llogaritet në mbi 10 mijë jetë të humbura mbi mesataren e tre viteve të fundit 2016-2019. Profesor, doktor, Florian Toti, mjek endokrinolog në QSUT, thotë se jo të gjitha vdekjet lidhen drejtpërdrejt me Covid-19, një bindje që e bazon në një studim të kryer së fundi te të sëmurët kronikë me sëmundje të brendshme. Të dhënat e studimit zbulojnë uljen e theksuar të shërbimeve shëndetësore gjatë vitit pandemik 2020, përfshirë edhe shtrimet në spitale të pacientëve kronikë, çka sipas…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator, gjatë mbledhjes së sotme ka ulur fashën orare se kur duhet të publikohet fituesi i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Me votë unanime, 5-0, u vendos që KZAZ-të në të gjithë vendin, duhet të nxjerrin rezultatin para orës 08:00 të mëngjesit të 26 prillit. Ky propozim erdhi fillimisht nga anëtari Arnes Çela. Edhe për kryetaren, Ilirjana Nano, kjo fashë orare do i vinte në ndihmë KZAZ-ve që të menaxhojnë më mirë punën e tyre. “Pas dorëzimit nga KQV pranë KZAZ të pajisjeve dhe materialeve përkatëse, KZAZ mbyll ambientet ku do të kryhet numërimi. Rezultati do të shpallet…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth aksionit që ka zhvilluar Policia në disa qytete, ku janë arrestuar disa persona të dyshuar për veprat penale “Importi, Eksporti, Furnizimi, Transportimi, Prodhimi, Këmbimi Ndërmjetësimi ose Shitja e Paautorizuar e Armëve apo Materialeve Plasë”. Në njoftim thuhet se “me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot është zhvilluar një aksion kontrolli në disa qytete të Kosovës, ku janë arrestuar shtatë persona për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Speciale njofton se shtatë personat e arrestuar gjatë ditës së sotme me inicialet S.K., H.N., S.A., S.N., T.R., F.A dhe…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut ka regjistruar 33 viktima për shkak të Covid-19. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 3.610 teste, ndërsa janë regjistruar 949 raste të reja me COVID-19. Sot janë shëruar 737 pacientë nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 144.111, numri i pacientëve të shëruar është 119.683, numri i vdekjeve është 4.322, ndërsa numri i rasteve aktive është 20.106.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2698 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 207 qytetarë.Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:54 raste në Tiranë, 16 në Shkodër, 14 në Gjirokastër, 10 në Fier, 9 në Korçë,…

Lexo më Shumë