Author: almakos

Nga ora 20:00 e ditës së djeshme (15.04.2021) deri në ora 05:00 të ditës së sotme Ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar 17 shkelje të orës policore. Në ndërkohë në gjithë territorin e vendit janë regjistruar edhe 511 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Dy persona kanë rënë në prangat e uniformave blu në Tiranë, nën akuzën e përndjekjes dhe ngacmimit seksual. Policia bën me dije se një 35-vjeçar me çregullime mendore ka ngacmuar seksualisht në Ali Dem një 46-vjeçare. Ndërsa një 33-vjeçar ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një të re 19-vjeçare, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike. “Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. B., 35 vjeç, ( i cili dyshohet se vuan nga çrregullime të shëndetit mendor) pasi në Ali Dem, ka ngacmuar seksualisht një 46- vjeçare. Specialistët…

Lexo më Shumë

Policia sot në mëngjes ka arrestuar sekretarin e deritanishëm për monitorimin dhe mbështetjen e institucioneve, Dragi Rashkovski, pasi Prokuroria Themelore për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka sjellë urdhër për hetimin e rastit për furnizimin e softuerit për shkelje në trafik  që nuk e shfrytëzon asnjë institucion. – Advertisment – Bashkë me Rashkovskin është arrestuar edhe Daniel Stançeski, pronar dhe drejtues i kompanisë “Ivonka grup”

Lexo më Shumë

Moti në vend do të jetë me vranësira mesatare. Në orët e pasdites dhe gjatë natës duke filluar nga jugperëndimi do të ketë reshje të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 4 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 11 deri në 17 gradë Celsiusë. – Advertisment – Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira mesatare, do të fryj dhe erë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 1 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 15 gradë Celsiusë.

Lexo më Shumë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha sot në ‘Real Story’ se bashkëbisedon në telefon me kreun e PD-së, Lulzim Basha, por tashmë ka ikur koha e show-t për të bërë fushatë elektorale bashkë. Kryemadhi tha se PD-LSI janë një aleancë. Mes të tjerash ajo theksoi se nëse PD-ja merr 71 mandate nuk bën koalicion me LSI-në. “Ç’më ka gjetur mua me ju. Jo më larg se para se të vija këtu, kam folur me Lulzim Bashën, jo çdo gjë bëhet publike. Aleancë jemi. Ka ikur show. I kërkova falje ambasadorit izraelit. Për ne shqiptarët nuk është e keqe, ne e…

Lexo më Shumë

Debati i ashpër në Kuvend u ndërpre. Paraprakisht koordinatorët e grupeve parlamentare, disa nga deputetët dhe kryetari i parlamentit për më shumë se dy orë, përmes ndërhyrjeve procedurale, debatuan nëse do të votonin për 21 pikat nga seanca e 32-të dhe më pas të vazhdonin me seancën e 36-të, apo për të shtyrë votimin për shkak të mungesës së kuorumit dhe për të vazhduar seancën e 36-të, e cila përfshin tre ligje nga pakoja e pestë e masave anti-krizë. – Advertisment – Gjatë debatit koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski tha se tre deputetë nga radhët e tyre…

Lexo më Shumë

“Të rrëfesh rrugën drejt ndryshimit është përgjegjësia ime” kështu u shpreh kreu I PD Lulzim Basha në një intervistë ndryshe me gazetarin Endri Xhafo, jo në një studio televizive, por këtë herë duke drejtuar vetë makinën. Në 10 vitet e fundit, Basha u shpreh se kanë qenë shumë të rralla rastet kur i ka dhënë vetë makinës. “Po bën më shumë se 10 vite që e kam pasur të pamundur, me ndonjë rast të rrallë rrugëve rurale me Aurelën. Që i numëroj me gishtat e një dore. Përgjigja që kam është faleminderit për mundësinë që më jep. Dhe justifikimi ishte,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, është revoltuar në seancën e sotme parlamentare për mungesën e kuorumit në Kuvend. Duke u thënë deputetëve se do të merrni procedurale të gjithë, ai u tha atyre “se ka një thënie popullore”: “Gjyshja gënjen, por trapi jo!”. Më pas ai tha se tre deputetë janë në izolim për shkak të Covid-19. Xhaferi u bëri me dije deputetëve në sallë se është e padrejtë kjo që po bëhet sot, duke u përmendur se prej 3 muajsh po mbajnë peng Kuvendin. – Advertisment – “Unë vlerësoj se kur duhet të vazhdojë seanca. Ju kam thënë, se…

Lexo më Shumë

Kryeministri Rama i ka mbyllur përfundimisht dyert e një koalicioni me LSI pas zgjedhjeve të 25 prillit. I ftuar në emisionin të “Paeskpozuarit”, Rama tha se është e vërtetë në të kaluarën ka bashkëpunuar me LSI dhe shtoi se bashkë kanë bërë plot punë të mira, por shtoi se LSI ka rrjedhur bashkë me kohën, e bashkë me të edhe ish-kryetari i saj Ilir Meta. E ke flakur kategorikisht LSI-në? “Është e vërtetë se kemi bashkëpunuar dhe nuk kam pishman se falë atij janë bërë plot punë të mira. Koha ka rrjedhur dhe bashkë me kohën ka rrjedhur shumë edhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në emisionin “Rruga drejt…” në Alsat, tha se nuk është e vërtet se ata si opozitë të kenë kërkuar shtyrjen e procesit të regjistrimit. Ai tha se kjo është keqkuptuar, sepse opozita shqiptare ka kërkuar që regjistrimi mos kryhet në muajin prill për shkak të pandemisë. Por, kjo u refuzua duke thënë se pandemia nuk është problem. – Advertisment – Nuk është e vërtet se kemi kërkuar shtyrjen e regjistrimit. Ne kemi kërkuar të mos fillojë regjistrimi në muajin prill. Ndërsa shtyrja ka të bëjë me një proces i cili fillon, ndërpritet, dhe pastaj mbahet…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, do të jetë mbrëmjen e sotme e ftuara e gazetarit Sokol Balla, në studion e emisionit “Real Story”, në “News 24”. Këtë gjë e konfirmon vetë Kryemadhi përmes një postimi në “Facebook”, ku thekson se sipas saj, 25 prilli do të jetë dita ku kapitullon përfundimisht politika e vjetër që po mban peng të ardhmen europiane të Shqipërisë. Ndër të tjera ajo thekson se pikërisht për uraganin e ndryshimit do të bisedojë sot me gazetarin Sokol Balla. “Në 25 Prill kapitullon përfundimisht politika e vjetër që po mban peng të ardhmen europiane të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur sërish ‘ftesës’ për bashkëpunim nga Edi Rama në një aleancë mbas 25 prillit. Nga njësia nr.4 në kryeqytet, Basha tha se Rama e ka pranuar humbjen, ndaj edhe me dëshpërim sipas tij kërkon që të bëhet pjesë e qeverisjes së Aleancës për Ndryshim. Ai tha se koha e tij ka mbaruar. “Vendimi për ndryshim është vendimi më i madh i cili ka kapërcyer kufijtë e përkatësive politike. E ndjej që mezi preni padurim, pasi këto 8 vite i kanë lënë vragat në trupin e vendit tonë. Na kanë shkulur të rijnë,…

Lexo më Shumë