Author: almakos

Dy shqiptarë në Parma janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë. Në pranga të policisë kanë rënë Leonardo Marku, lindur në vitin 1999 dhe Aleks Abdyli i datëlindjes të vitit 1996. Të dy ishin shtetas shqiptarë që jetonin në mënyrë të parregullt në shtetin e Italisë). Një pjesë e drogës që është kapur ishte paketuar dhe po bëhej gati për t’u shitur në treg. Hetimet e karabinierëve kanë nisur, pasi banorët vendas kanë ngritur shqetësime të vazhdueshme, për persona të dyshimtë, të cilët thuhej se shpërndanin drogë në zonë. Pasi u arrestuan, dy…

Lexo më Shumë

Tensionet e një nate më parë në Kuvend duket se nuk janë tejkaluar akoma meqë nuk është caktuar vazhdimi i seancës në të cilën janë ligjet e pakos së pestë ekonomike. Gjatë ditës u komunikua se Kuvendi ka mbledhje të kryesisë në të cilën bëjnë pjesë kryetari i Kuvendit, nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm, për të diskutuar mbi hapat e mëtejshëm të ligjvënësit i cili edhe përskaj përpjekjes, nuk arriti të zhbllokohet. Këtë informacion nuk e ka konfirmuar Kuvendi dhe nuk jep detaje për epilogun e takimit. Opozita thotë se është e gatshme që pakoja e pestë të votohet në…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama nga Skrapari ka treguar se kur ndodhi krisja e madhe me Presidentin Ilir Meta. Rama theksoi, se Meta i ka thënë se nëse e githë flota amerikane do i drejtojë gjylet drejt shtëpisë time, Reforma në Drejtësi nuk do të bëhet. Nga krahu tjetër, Rama nënvizoi se qëllimi i tij ishte i patundur që reforma duhej bërë, ndaj dhe ndodhi prishja e koalicionit dhe ndarja mes tyre. “Ilir Metës i jam falenderus sepse, më ka bërë të njihem me një nga eksperiencat më të bukura që një njeri mund të ketë në të gjithë Shqipërinë me kanionet,…

Lexo më Shumë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela menjëherë pas takimit të realizuar me kryeministrin Zoran Zaev u shpreh se janë në rrugë të mbarë për t’i dhënë fund problemit me shtetësinë. Sipas Selës përmes marrëveshjes parashikohet që të gjithë qytetarët që kanë lindur dhe jetuar mbi 30 vjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut të mund të pajisen me shtetësi. – Advertisment – “Jemi në rrugë të mbarë për të arritur marrëveshje,. Por do duhet edhe njëherë t’i rishqyrtojmë të gjitha pikat e ligjit që të kemi një variant final, të cilin do tua japim edhe mediave. Përmes këtij ligji…

Lexo më Shumë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një vizitë në spitalin Infektiv ku ka takuar mjekët. Manastirliu shprehet  se asgjë s’ka mbaruar, dhe ky moment lehtësimi duhet të shërbejë edhe si rigjenerim për stafet shëndetësore. Ndër të tjera,  Manastirliu ka shpalosur dhe planin e qeverisë për të vaksinuar çdo qytetar shqiptar deri në pranverën e vitit të ardhshëm. ‘’ Në fakt kisha planifikuar të isha me ju sepse e para dua që t’ju falënderoj për punën dhe impenjimin përgjatë muajve të vështirë. Edhe ëpr t’ju falënderuar por dhe gjithashtu për t’ju thënë se përmes jush dhe qytetarëve asgjë s’ka mbaruar ende.…

Lexo më Shumë

Shkelet për të disatën herë afati për vënien në qarkullim të autobusëve në Tetovë. Drejtori i ndërmarrjes publike thotë se të gjitha procedurat janë në fazë bisedimesh dhe se transporti publik mund të nisë të funksionojë nga fundi i muajit maj. Nga SPB thonë se pastrimin e rrugëve nga makinat do ta bëjnë pasi komuna të zgjidhë problemin me furgonët privat. – Advertisment – “Edhe pse nga Komuna e Tetovës u premtua se këto autobusë, do të fillojnë me punë më datë 15 mars, kaloi edhe 15 prilli dhe këta autobusë nuk kanë lëvizur nga vendi”. Në terren nuk kanë…

Lexo më Shumë

Seanca e mbrojtjes për ish kryeprokurorin Adriatik Lllalla ka përfunduar dhe është pranuar kërkesa për revokimin e gjykimit të shkurtuar. Këtë të premte pritej që Llala i cili për gati 3 vite e ka shmangur përballjen me drejtësinë të paraqiste argumentat e mbrojtjes dhe gjykata më pas të shpallte verdiktin, përderisa SPAK e kishte thënë fjalën e fundit duke kërkuar dënimin me burg për ish-kryeprokurorin. I rishfaqur pas shumë kohësh në dyert e godinës së drejtësisë, Llala tha se “do t’i shkojë çështjes deri në fund dhe se do të jetë prezent për të ndjekur vetë seancat”.

Lexo më Shumë

Gjykata e Kurbinit ka dhënë detyrim paraqitje për punonjësin e Policisë, D. Madani lidhur me përplasjen e armatosur në Mamurras. Seancat po zhvillohen të ndara, nga njëra anë e policit që qëlloi dhe plagosi aksidentalisht dy kolegët e tij dhe qytetarin, dhe për 3 personat e grupit tjetër. Gjon Fufi, Nikoll Fufi (Vorfi) dhe Rudolf Fufi akuzohen për goditje për shkak të detyrës dhe kanosje për shkak të detyrës në bashkëpunim. Edhe ata do të njihen me masën e sigurisë nga Gjykata. Këta persona janë të afërm të një ish-deputeti të parlamentit shqiptar, Mhill Fufin. Më 13 prill, personat e…

Lexo më Shumë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Bledar Maksuti –pas një procesi të pazakontë që u fokusua tek të ardhurat dhe asetet e krijuara nga babai i tij i ndjerë. Kjo situatë u evidentua edhe nga trupa gjyqësore e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe nga vëzhguesja ndërkombëtare, Elka Ermenkova, në seancën dëgjimore të zhvilluar më 9 prill. “Më duket sikur kemi bërë vetingun e babait tuaj. Më vjen keq, se ai nuk është më,” tha në fund të seancës dëgjimore relatorja Genta Tafa Bungo. Komisoni konstatoi pasaktësi…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Kukësit, ku një 19-vjeçar është plagosur me mjet prerës nga një i ri. Nga të dhënat e para mësohet se i riu A. D. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, 21-vjeçarin F. C. dhe vijon hetimet për zbardhjen e të vërtetës.

Lexo më Shumë