Kosova ka regjistruar këtë të shtunë 498 raste të reja dhe 8 viktima nga Covid-19. Numri total i rasteve pozitive është 101.153 raste nga 496.611 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.061 raste të vdekjes. Njoftimi: 641 TË SHËRUAR DHE 498 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.835 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 498 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë…
Author: almakos
Nga viti i ardhshëm shkollor, nxënësit e klasës së parë do të fillojnë mësimin sipas konceptit të ri për arsimin fillor. Byroja për Zhvillimin e Arsimit tashmë ka publikuar programet mësimore. Fillestarët do të mësojnë 8 lëndë gjatë javës. Secila prej tyre kërkon mjete dhe pajisje të ndryshme për realizimin e orës mësimore si: tabelë digjitale, kompjuter, televizor, enciklopedi për fëmijë, forma 2 D dhe 3 D, lodra. Pavarësisht këtyre kërkesave, një numër i madh i shkollave përveç dërrasës së gjelbër dhe shkumësit nuk kanë asnjë pajisje tjetër. – Advertisment – Është mirë të kemi mjete më tepër për fëmijët,…
Eneida Petova Tre vëllezërit Gerald, Arjan e Marjus Marini, 38, 40 dhe 42 vjeç janë përballur mesditën e sotme me togat e zeza të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për t’u njohur me masën e vlerësimit ndaj tyre. Ata kanë mbërritur në ambientet e brendshme të Gjykatës së Beratit nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që seanca është zhvilluar pa praninë e mediave. Mësohet se prokurori i çështjes, Dritan Gripshi i ka kërkuar gjykatës “vlerësimin të ligjshëm” të arrestimit të tyre dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” pa afat për të 3 vëllezërit Marini, për veprat penale…
Autoritetet nuk kanë diskutuar vazhdimin ose jo të masave restriktive kundër Kovid, edhe pse ministri i Shëndetësisë ditë më parë paralajmëroi se kjo çështje do të diskutohej në fundjavë. Kufizimet vlejnë deri më 20 prill. Filipçe tha se vazhdimi i masave varet nga gjendja epidemiologjike. – Advertisment – Ndërkohë dhe sot ka vazhduar procesi i vaksinimit të qytetarëve mbi 70 vjeç. Deri më tani janë vaksinuar rreth 39 mijë qytetarë ndërsa rreth 170 mijë të tjerë presin radhë për imunizim. Të hënën dhe më 19 prill pritet të arrijnë nga 10 mijë doza të vaksinës Pfizer, ndërsa më 28 prill…
Gratë shtatzëna dhe gjidhënëset – pjesë e kategorisë së rrezikuar të infrastrukturës shtetërore, nuk janë vaksinuar kundër Kovid. Kjo për shkak se në vaksinën ruse “Sputnik” e cila ishte paraparë të vaksinojë grupin e parë të kategorive më të rrezikuar nuk rekomandohet imunizimi i grave shtatzëna dhe gjidhënëseve. Personeli mjekësor i angazhuar për imunizim thotë për ALSAT se tek shumica e rasteve është shtyrë vaksinimi, megjithatë ka pasur gra të cilat janë deklaruar se do ta ndërpresin gjidhënien për t’u vaksinuar. – Advertisment – Nëse kemi raste kur nënat kanë vërtetë fëmijë të vegjël 2 muajsh apo 4 muajsh ato…
Të rritesh me njerkë dhe përpjekjet për t’u përshtatur janë trajtuar në “Jeta pa filtër” të autores Ervisa Lula këtë javë në “News24”. Një rrëfim plot dhimbje për jetën e vuajtjet tregon Dashuri Begaj, e cila mbeti jetime 11 vjeç kur e ëma ndërroi jetë e më pas i ati u martua me një grua tjetër. Ajo kujton se si e përzunë nga shtëpia, për shkak të dëshirave të moshës, apo se si njerka ia mbyllte bukën me çelës apo detyrohej të lahej me ujë të ftohtë në banjot publike të qytetit të Durrësit. Begaj dëshmon fatin e keq të…
-Nuk jam fare i shqetësuar për Maqedoninë e Veriut në këtë debat, por për paqen dhe stabilitetin në rajon, kështu e komentoi fillimisht ministri i Punëve të Jashme, Bujar Osmani ‘non-paper’ për Ballkanin Perëndimor, transmeton Alsat. Osmani theksoi se me anëtarësimin e vendit në NATO vendi ka siguruar integritetin territorial. – Advertisment – “Ne jemi NATO, dhe më askush nuk e sheh Maqedoninë e Veriut si pjesë e debateve të tilla të ndryshimit të kufijve. Dy modele në të gjitha tentativat për të krijuar paqe të qëndrueshme në rajon janë treguar si të suksesshme. Në nivel shtetërorë Marrëveshja kornizë e…
Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia në Kuçovë, pasi ka kanosur dy persona. Në pranga ka rënë M.L., 32 vjeç, banues në fshatin Magjatë, Kuçovë. Ky i fundit, sipas uniformave blu ka kanosur me sëpatë, si dhe u ka thyer xhamin e mjetit shtetasve S.Sh., 24 vjeç dhe K.Rr., 20 vjeç, të dy banues në Elbasan. “Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.L., 32 vjeç, banues në fshatin Magjatë, Kuçovë. Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Magjatë ka kanosur me sëpatë, si dhe u ka thyer…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se punonjësit shëndetësorë në vendin tonë për të dytën herë me radhë kanë kryer transplantimin e zemrës, transmeton Alsat. Bëhet fjalë për një djalë 27 vjeçar, të cilit i është transplantuar zemra e një vajze të ndjerë, familja e të cilës ka dhuruar organet. – Advertisment – “Në ora 3:33 të mëngjesit të sotëm, tek një djalë 27-vjeçar janë dëgjuar rrahje të një zemre të re, të dhuruar! Ky është transplantimi i dytë i zemrës i kryer në historinë e vendit, në Klinikën e Kardio-kirurgjisë . Urime…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Shkupit janë shqiptuar 126 gjoba në trafik, transmeton Alsat. 28 sanskione janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 7 për vozitje pa patentë shoferi, tre për mos-respektim të këmbësorëve. Janë vendosur 10 gjoba për përdorim të celularit, tri për kalim në semafor të mbyllur, 12 për shkelje që dëmtojnë këmbësorët, tri për mos-përdorim të rripit të sigurisë dhe 37 gjoba për parkim të paligjshëm. – Advertisment –
Policia e Fierit ka zbardhur plagosjen që ndodhi dje në fshatin Sulaj, ku mbeti i lënduar me armë zjarri shtetasi Pashk Palnikaj. Në pranga kanë rënë shtetasit Kiri Mernica, Mirand Mernica, Liri Biçaku dhe është shpallur në kërkim Robert Mernica. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, ditën e djeshme kanë tentuar për të vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin P. P., 33 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Njoftimi i policisë: Zbardhet dhe dokumentohet vrasja me paramendim e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim, ndodhur pasditen e…
Për vendimin e Gjykatës për arrest shtëpiak ndaj Dragi Rashkovskit sot ka reaguar VMRO-DPMNE-ja opozitare. Nga kjo parti thonë se kryeministri qëndron prapa furnizimit të dyshimtë tl softuerit për siguri në trafik. Ata kërkojnë nga Prokuroria që të zgjerohet hetimi ndërsa të thirret në prokurori edhe vetë kryeministri Zoran Zaev. – Advertisment – “Zoran Zaev konfirmoi se ai qëndron pas Dragi Rashkovskit dhe blerjes së softuerit të tij. Tani Rashkovski është ndaluar, ndërsa Zaevi është i lirë. Nëse Rashkovski veproi në përputhje me arsyet dhe të cilat Zaev i dinte dhe aprovonte, atëherë të paktën Zaev duhet të jetë menjëherë…

