Author: almakos

Të tjera detaje dalin në dritë nga sherri me thika pranë zyrës së LSI në Sauk, ku u përfshi kandidati për deputet i kësaj force politike, Klodian Doka, dhe dy vëllezërit e tij, Roland dhe Eltjan Doka, të cilët mbetën të plagosur me mjet prerës.Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se i plagosur ka mbetur edhe kandidati për deputet, i cili ka pësuar dëmtime të lehta me sende të forta. Ndërkohë, burime nga policia i thanë gazetares Bezat se janë identifikuar dhe shpallur në kërkim personat e dyshuar të ngjarjes. Kështu, uniformat blu kanë shpallur në kërkim shtetasin Eni Sada,…

Lexo më Shumë

Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski në konferencën e sotme për shtyp tha se në dy seancat e sotme në Kuvend do të marrin pjesë të gjithë deputetët e LSDM-së, përfshi ata me Covid-19, transmeton Alsat. Mitrevski tha se deputetët që janë të infektuar do të hyjnë në Kuvend nën masa të veçanta. “Këtë që sot e bëjnë deputetët është në përputhshmëri me protokollet, me lejet, me kontrolle para se të vijnë në Kuvend. Me leje prej infektologëve. Nuk është hera e parë, kjo ka ndodhi edhe kur formuam Qeverinë, dhe do të ndodhë çdo herë që ta…

Lexo më Shumë

Është shkrumbuar totalisht makina e kryetarit të grup-seksionit të Partisë Demokratike në Shelqet të Bashkisë së Vaut të Dejës, Ariston Drini. Gazetari Senad Nikshiqi sjell në “BalkanWeb” pamje nga makina e djegur, e cila është tip “Fuoristradë Ford”, ndërsa pronari i mjetit ka deklaruar se fillimisht ka dëgjuar një shpërthim, e më pas ka parë automjetin në flakë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.30 të mëngjesit të sotëm, teksa automjeti ka qenë i parkuar para banesës së Drinit. Policia dhe grupi hetimor ishin në vendngjarje, ndërsa kanë marrë dëshminë e Ariston Drinit. Ai ka mohuar të kishte konflikte apo probleme.…

Lexo më Shumë

Deputetja e LSDM-së, Bisera Kostadinovska Stojqevska përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se edhe përkundër se është e infektuar me koronavirus, do të shkoj në seancën e 32-të dhe 36-të të Kuvendit, transmeton Alsat. Stojqevska thotë se është furnizuar me pajisje mbrojtëse. – Advertisment – “Po arrij në Kuvend, me pajisje të plota mbrojtëse për COVID-19, për të marrë pjesë në seancën e sotme në të cilën ne do të miratojmë ligjet që ofrojnë ndihmë financiare për mijëra qytetarë dhe kompani. Nuk do të lejojmë shantazhe! Detyra ime si deputete është e përhershme dhe fisnike. Të shëndoshë dhe…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë parashtruar tre padi penale për mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë, transmeton Alsat. Personat në fjalë me datë 07.04.2021 kanë lëvizur pa leje gjatë kufizimit të vendosur nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, respektivisht gjatë orës policore prej orës 20:00 deri ora 05:00. – Advertisment – “SPB-Veles, SPB-Shtip dhe SPB-Manastir kanë parashtruar padi penale kundër M.J. (26) nga fshati Krivollak i Negotinës, G.I. nga fshati Grad i Delçevës si dhe I.D. (20) nga fshati Vardino”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Zbardhen detaje të reja nga sherri pranë zyrave të LSI në Sauk të Tiranës. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se në konflikt është përfshirë edhe kandidati për deputet në listën e LSI për Tiranën, Klodian Doko, i renditur i 32-ti. Ndërkohë, nga sherri me thika ka mbetur i plagosur vëllai i kandidatit për deputet, Roland Doko, si dhe shtetasi Oltjan Doko.

Lexo më Shumë

Një sherr me protagonistë disa persona ka ndodhur në Sauk, ku si pasoja kanë mbetur të plagosur dy persona. Të plagosurit janë Roland dhe Oltjan Doka. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se autorët ende nuk janë identifikuar nga policia. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, nga ku është evidentuar se autorët janë larguar me dy automjete të ndryshme, të tipit “Benz” dhe “Audi”.

Lexo më Shumë

Ambasadori i BE-së në vend, Dejvid Gir në një intervistë për REL  thotë se  Maqedonia e Veriut si kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet patjetër të realizojë procesin e regjistrimit të popullsisë, transmeton Alsat. Gir inkurajon institucionet që gjatë muajit shtatorë të vazhdojnë realizimin e këtij, siç tha ai “operacioni statistikorë, e jo politik”. – Advertisment – “Regjistrimi është një proces i rëndësishëm, sepse ajo që bën është prodhimi i informacionit demografik që është jetik për të marrë vendime publike përtej kufijve, dhe kjo është arsyeja pse BE gjithmonë ka bërë thirrje që të realizohet regjistrimi. Meqenëse Maqedonia e…

Lexo më Shumë

Nesër pritet që në vendin tonë të arrijë dërgesa e parë me 10 mijë doza të vaksinave Pfizer, ndërsa po kaq vaksina pritet të vijnë me dërgesën e dytë, respektivisht me 26 prill, transmeton Alsat. Vaksinat nesër pritet të arrijnë fillimisht në Aeroportin e Sofjes, ndërsa pasdite me transport të veçantë pritet të mbërrijnë në vend. – Advertisment – Deri në fund të prillit, gjegjësisht për më 28 prill është njoftuar mbërritja e 200 mijë vaksinave kineze kundër Covid-19. Ndërkohë dhe po vazhdon procesi i vaksinimit të qytetarëve mbi 70 vjeç. Deri më tani janë vaksinuar rreth 39 mijë qytetarë…

Lexo më Shumë

Kanë mbërritur në mbrëmje në Aeroportin “Nënë Tereza” 40,800 doza të tjera të vaksinës AstraZeneca. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Shtetit për Rindërtim ishin të pranishëm në Aeroportin “Nënë Tereza”, ku u shprehën se do të kemi këto ditë sasi të konsiderueshme të vanksinave të Sinovac, të Pfizer dhe sërish AstraZeneca. “Qeveria shqiptare ka bërë të mundur të parapaguajë 1,140,000 doza vaksine, nëpërmjet Covax dhe sot mbërrijnë edhe 40,800 doza të tjera AstraZeneca, të cilat do të shpërndahen menjëherë në të gjithë Shqipërinë, për të vijuar vaksinimin masiv të popullatës +60 vjeç dhe të gjithë…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon se ka identifikuar dhe sanksionuar personin i cili në përpjekje për të incizuar një video për rrjetet sociale, me motoçikletën e tij me katër rrota ka dëmtuar një shenjë trafiku. – Advertisment – Ngjarja ka ndodhur më 4 prill afër kryqëzimit të rrugëve “Zhivko Brajkovski” dhe “101” në Gostivar. 17-vjeçari është thirrur në polici këtë pasdite ndërsa me të është zhvilluar bisedë informative. Për veprat e kryera, dy raporte janë përgatitur në përputhje me Ligjin për Automjetet. Kundër personit në fjalë  janë përgatitur dy parashtresa.

Lexo më Shumë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2886 testime, 542 të shëruar, 149 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2886 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 149 qytetarë.Rastet pozitive…

Lexo më Shumë