Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon se ka identifikuar dhe sanksionuar personin i cili në përpjekje për të incizuar një video për rrjetet sociale, me motoçikletën e tij me katër rrota ka dëmtuar një shenjë trafiku.
– Advertisment –
Ngjarja ka ndodhur më 4 prill afër kryqëzimit të rrugëve “Zhivko Brajkovski” dhe “101” në Gostivar.
17-vjeçari është thirrur në polici këtë pasdite ndërsa me të është zhvilluar bisedë informative.
Për veprat e kryera, dy raporte janë përgatitur në përputhje me Ligjin për Automjetet.
Kundër personit në fjalë janë përgatitur dy parashtresa.