Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për media pasi u ndërpre seanca konstituive.
Ndër të tjera, ai foli edhe për tensionimin e situatës në Kuvend dhe hedhjen e vezëve në drejtim të tij.
“…Nëse gjuajtja me vezë dhe goditja e sakos dhe pantallonave të kryeministrit nga vezët që i hedh një deputete është çmimi që unë duhet ta paguaj në mënyrë që ata të ulen dhe të bisedojmë bashkë e të dialogojmë jam i lumtur ta paguaj këtë çmim vetëm le të vijnë në takim, vetëm le të ulemi të bashkëbisedojmë. Unë nuk ankohem që ata hedhen vezë, ankohem që ata nuk duan të takohen”, ka deklaruar Kurti.



