Policia sot në mëngjes ka arrestuar sekretarin e deritanishëm për monitorimin dhe mbështetjen e institucioneve, Dragi Rashkovski, pasi Prokuroria Themelore për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka sjellë urdhër për hetimin e rastit për furnizimin e softuerit për shkelje në trafik që nuk e shfrytëzon asnjë institucion.
Bashkë me Rashkovskin është arrestuar edhe Daniel Stançeski, pronar dhe drejtues i kompanisë “Ivonka grup”