Xhaferi i tensionuar në Kuvend: Nuk do të thërras seancë deri sa të ketë kuorum

Xhaferi i tensionuar në Kuvend: Nuk do të thërras seancë deri sa të ketë kuorum

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, është revoltuar në seancën e sotme parlamentare për mungesën e kuorumit në Kuvend. Duke u thënë deputetëve se do të merrni procedurale të gjithë, ai u tha atyre “se ka një thënie popullore”: “Gjyshja gënjen, por trapi jo!”. Më pas ai tha se tre deputetë janë në izolim për shkak të Covid-19. Xhaferi u bëri me dije deputetëve në sallë se është e padrejtë kjo që po bëhet sot, duke u përmendur se prej 3 muajsh po mbajnë peng Kuvendin.

– Advertisment –

“Unë vlerësoj se kur duhet të vazhdojë seanca. Ju kam thënë, se unë nuk jam politikanë fejsbuku, por se shkoj me procedurë. Ju mbroj 4 vjet para publikut”.

Ndërkaq përfundoi, se ai nuk do të thërrasë më seancë kuvendore derisa sa të ketë kuorum.

“Çfarë nëse vjen edhe Alia apo Izeti. Nuk ka vazhdim pa pasur kuorum”, tha Xhaferi